Connect with Us

Sulmi islamik/ Franca paralajmëron qytetarët në të gjithë botën: Kërcënimi është kudo

Bota

Sulmi islamik/ Franca paralajmëron qytetarët në të gjithë botën: Kërcënimi është kudo

Publikuar

-

Sulmi islamik në Nicë/ Franca paralajmëron qytetarët në të gjithë botën: Kërcënimi është kudo

Pas sulmit islamik në Nicë i cili shkaktoi tre të vdekur, Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj në të gjithë botën për sulme të mundshme ndaj tyre: “Kërcënimi është kudo”, tha Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian pas një takimi të kabinetit të sigurisë të kryesuar nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Hapi nga urrejtja virtuale në dhunën e vërtetë është i vogël,” tha Le Drian. Parisi ka udhëzuar misionet diplomatike jashtë vendit që të forcojnë masat e sigurisë.

Kurse Ministri i Mbrojtjes Florence Parly tha pas takimit të krizës se Franca do të mbrojë më mirë sidomos shkollat ​​dhe kishat. Sipas Ministrisë së Brendshme për këtë qëllim po mobilizohen 3500 policë rezervë. Nga këtza 120 policë shtesë do të patrullojnë në Nicë.

Presidenti Macron kishte njoftuar më parë se njësia kundër-terrorizmit e ushtrisë do të shtohet nga 3,000 në 7,000 vetë. Kryeministri Jean Castex shpalli pas atentatit në Nicë shkallën më të lartë të rrezikut nga terrori në vend.

Presidenti Emannuel Macron deklaroi në Nicë se “e gjithë Franca është sulmuar”. Nëse ky vend sulmohet për shkak të vlerave të tij dhe të drejtës së lirisë së mendimit. “Ne nuk do të tërhiqemi.”

LEXO EDHE:  Ngjela bën deklaratën “bombë”/ “Basha është kërcënuar nga ambasadorët”

Forcimi i masave të sigurisë lidhet me kërcënimet dhe protestat masive kundër Francës në vendet myslimane.

Të enjten ish-kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, e quajti si të ligjshme “vrasjen e miliona francezëve”. Ai e justifikoi këtë me “masakrat” franceze të epokës koloniale. Nën presionin e qeverisë franceze Twitter i fshiu mesazhet e shkurtra të Mahathir Mohamadit.

Protesta kundër Macronit pati edhe në Bangladesh, Pakistan, Afganistan si dhe në territoret palestineze. Udhëheqësi i Hamasit Fatih Hammad tha para demonstruesve në kampin e refugjatëve Xhebalia: “Abuzimi me profetin tonë Mohammed nga Franca shkel besimet e dy miliardë myslimanëve në të gjithë botën”./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Mpiksjet e gjakut/ Pse po shkaktohen nga vaksinat e Astra Zeneca dhe J&J?

Publikuar

-

Nga

Mpiksjet e gjakut/ Pse po shkaktohen nga vaksinat e Astra Zeneca dhe J&J?

Rastet e mpiksjes së gjakut as vaksinës së Johnson and Johnson janë të ngjashme me ato të lidhura me vaksinën e Astra Zenecas.

Të  dyja vaksinat, përdorin një vektor të adenovirusit, virus i padëmshëm gripi, për t’i diktuar qelizat të prodhojnë proteinën e zbuluar në sipërfaqen e koronavirusit, duke nxitur sistemin imunitar ta njohë e ta sulmojë atë.

Gjithashtu, vaksina ruse Sputnik V, mbështetet në një qasje të ngjashme. Ndërsa Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë mRNA, dhe nuk kanë shfaqur çrregullime të këtij lloji.

Askush nuk e di pse Astra Zeneca dhe Johnson and Johnson po shkaktojnë këtë çrregullim të rrallë. Mund të jetë për shkak të platformës së përdorur. Ato të dyja përdorin adenoviruse, të cilët mund të jenë shumë eficentë në prodhimin e një sërë proteinave virale. Mbase mund të jetë pikërisht për faktin se janë shumë të efektshme në atë që bëjnë, por ende nuk e dimë me siguri”, thotë Martin Blaser, ekspert për mjekësi dhe bioteknologji të avancuar.

Çrregullimi i gjakut, që është bërë shkas për pezullimin e vaksinës, është sa i rrallë aq edhe i rrezikshëm. Siç shpjegojnë ekspertët rastet e trombozave, përgjithësisht venoze cerebrale, kanë ndodhur në kombinim me nivele të ulëta trombocitesh,  çka është e pazakontë.

LEXO EDHE:  Ngjela bën deklaratën “bombë”/ “Basha është kërcënuar nga ambasadorët”

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut kërcënon Ramën/ Me 16 Mars do mësosh vallen e Napolonit

Zakonisht mpiksjet e gjakut shoqërohen me rritje të trombociteve.

Kjo sindromë duket të jetë analoge me atë që në mjekësi njihet si trombocitopenia e shkaktuar nga holluesi i gjakut, Heparin. Pas vaksinës, disa qytetarë kanë krijuar antitrupa qe ulin nivelet e palateleve, apo trombociteve, por në vend që të shkaktohet gjakderdhje, në mënyrë paradoksale ndodh mpiksja e gjakut. Fenomeni po ndodh kryesisht te gratë. Nuk kemi ende informacion të saktë, por faktorë rreziku mund të jetë edhe përdorimi i kontraceptivëve oralë apo gjëra të tjera”, shton Bruce Farber, shef i epidemiologjisë në Northwell./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër koronavirusit.

Vendimi pason shqetësimet për efektin anësor të mpiksjes së gjakut. Zyrtarët thanë se 2.4 milionë dozat që posedon vendi, do të tërhiqen deri në një njoftim të ri.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se në bazë të studimeve, një në 40.000 njerëz është prekur nga mpiksja e gjakut. Ky është një rezultat më i lartë sesa ishte pritur.

Danimarka bëhet vendi i parë evropian që e ndalon plotësisht përdorimin e kësaj vaksine. Programi i imunizimit të këtij vendi pritet të vonohet për disa javë.

Agjencia Evropiane e Barnave javën e kaluar njoftoi për një lidhje të mundshme me mpiksjen e gjakut që shkaktohet nga kjo vaksinë. Por, megjithatë agjencia tha se rreziku për vdekje nga sëmundja COVID-19 është shumë më i madh.

LEXO EDHE:  Kërcënimi ndaj Rudina Hajdarit/ Korab Lita: Nuk e dija, nuk mbaj përgjegjësi

LEXO EDHE:  Blushi: Krimi po hyn në Universitet, ndërsa përpiqemi t’a nxjerrim nga Parlamenti

Më parë, disa vende evropiane kishin pezulluar vaksinimet përmes kësaj vaksine.

Shumica kanë rinisur përdorimin e saj, mirëpo e kanë kufizuar për përdorim vetëm te grupmoshat më të vjetra. Të martën, SHBA-ja, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian ndaluan vaksinën e Johnson&Johnson. Arsyeja ishte e ngjashme: rreziku nga mpiksja e gjakut.

AstraZeneca por edhe kompania Johnson & Johnson kanë thënë se efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë jashtëzakonisht të rralla./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Incidenti në Minesota/ Ngrihet akuzë për vrasje të shkallës së dytë ndaj oficeres

Publikuar

-

Nga

Incidenti në Minesota/ Ngrihet akuzë për vrasje të shkallës së dytë ndaj oficeres

Prokurorët ngritën akuzë për vrasje të shkallës së dytë ndaj oficeres së policisë, e cila qëlloi për vdekje me armë zjarri një afro-amerikan gjatë një ndalimi në rrugë në periferi të qytetit të Mineapolisit.

Ngjarja ka shkaktuar protesta disa ditore dhe rritje të tensioneve në shtetin e Minesotës. Incidenti ndodh ndërsa po në të njëjtin shtet, pak kilometra larg, po zhvillohet gjyqi ndaj një ish-oficeri policie akuzuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

Punonjësja e policisë Kim Potter dhe shefi i Policisë së Brooklyn Center Tim Gannon dhanë dorëheqjen të martën, dy ditë pasi oficerja Potter qëlloi me armë zjarri ndaj 20-vjeçarit Daunte Wright. Zoti Gannon ka thënë se ai besonte se ngjarja ishte aksidentale pasi zonja Potter kishte kapur gabimisht armën ndërsa po përpiqej të kapte paralizuesin.

Kryebashkiaku i Brooklyn Center, Mike Elliott tha në një konferencë për shtyp se përpara dorëheqjeve këshilli bashkiak i qytetit kishte marrë vendim për shkarkimin e zonjës Potter, e cila ka shërbyer prej 26 vitesh në polici. Zoti Elliott tha se ai shpresonte që dorëheqja e saj “të sillte disi qetësi në komunitet” duke shtuar se do të vazhdonte të punonte që mbi rastin të mbahej “përgjegjësi e plotë bazuar në ligj”.

LEXO EDHE:  Blushi: Krimi po hyn në Universitet, ndërsa përpiqemi t’a nxjerrim nga Parlamenti

LEXO EDHE:  Arif Tafani jep detaje të reja: Më vuri pistoletën dhe…

Ndërkohë protestat në Minesota lidhur me ngjarjen vazhdojnë. Të martën në mbrëmje policia dhe protestuesit u përleshën për të tretën natë me radhë.

Autoritetet në zonën e Mineapolisit kanë vendosur një ndalim-qarkullimi që fillon në orën 10 të mbrëmjes në një përpjekje për të shmangur protestat, por qindra njerëz u mblodhën jashtë selisë së policisë në Brooklyn Center duke kërkuar drejtësi mbi çështjen.

Policia urdhëroi turmën të shpërndahej, por mes palëve pati konfrontime me protestuesit që hidhnin sende të forta në drejtim të policisë e këta të fundit që lëshonin granata çorientuese në një përpjekje për të shpërndarë turmën.

Protestat nisën të dielën në mbrëmje pasi oficerja e policisë Kim Potter qëlloi me armë zjarri 20 vjeçarin Daunte Wright. Mjeku ligjor i qarkut Hennepin tha se zoti Wright vdiq nga një plagë me armë në gjoks dhe e klasifikoi mënyrën e vdekjes si vrasje.

Prokurorët shpresojnë që të mërkurën të arrihet në një vendim mbi ngritjen e akuzave.

LEXO TE PLOTE