Connect with Us

Si përhapet virusi në ambientet e mbyllura/ Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar

Blog

Si përhapet virusi në ambientet e mbyllura/ Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar

Publikuar

-

Si përhapet virusi në ambiente të mbyllura/ Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar

Dy studime mbi mënyrën se si përhapen në ajër spërklat, zbulojnë informacione të reja mbi mënyrën e transmetimit të Covdi-19 në hapësira të mbyllura, një nga problemet kryesore në fazën aktuale të bashkëjetesës me koronavirusin SARS-CoV-2.

I pari hedh dritë mbi morinë e spërklave të lëshuara në ajër kur kollitemi dhe mbi efektivitetin e maskave në frenimin e tyre. I dyti analizon efektet e ventilimit të ambienteve të mbyllura, dhe shpjegon se përse këshillohet të ajrosni ambientet ku rrimë më shumë.

Vendosni maskën

Hulumtimi i parë, i botuar në “Physics of Fluids” nga dy shkencëtarë nga Instituti Indian i Teknologjisë në Bombei, propozon një model se si vëllimi i grimcave virale të nxjerra nga kollitja, ndryshon me kalimin e kohës. Studiuesit zbuluan se në5-8 sekondat e para pas kollitjes mbeten në ajër spërklat e emetuara, prandaj këto janë arsye thelbësore për përhapjen e çdo lloj infeksioni.

Pas atij momenti, “reja” e spërklave nis të shpërndahet. Gjithsesi, të dhënat më interesante kanë të bëjnë me maskat. Mbajtja e një maske kirurgjikale, e zvogëlon me 7 herë vëllimin e “reve” me grimca infektive të emetuara nga kollitja. Ndërsa maska N95, që është më filtruese, e zvogëlon me 23 herë atë vëllim.

“Çdo gjë që zvogëlon distancën e mbuluar nga kjo “re” spërklat, si mbajtja e një maske, shamie, apo kollitja me bërrylin përpara gojës, duket se ngushton shumë zonën ku shpërndahen spërklat, dhe për pasojë redukton edhe shanset e infektimit”-shpjegon Rajnesh Bardvaj, një nga autorët e studimit.

Hapni dritaret!

Studimi i dytë, i botuar në të njëjtën revistë shkencore, eksploroi udhëtimin e aerosoleve të infektuara në një dhomë të mbyllur dhe me ajër të kondicionuar, si një klasë në shkollë apo një zyrë. Nga modeli, i zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Nju Meksikos, mund të shihet se një gjest i thjeshtë siç është hapja e dritareve, e shton me më shumë se 40 për qind pjesën e grimcave virale që dalin nga ambienti i mbyllur.

LEXO EDHE:  PD me zëdhënëse me qira!

Sipas autorëve, fluksi i ajrit brenda një hapësire të mbyllur, bën që midis personave të pranishëm të ketë një shkëmbim domethënës të spërklave (të paktën 1 për qind e atyre të lëshuara) edhe nëse distanca është të paktën 2.4 metra. Por kur hapni dritaret, mund të dalin jashtë deri 70 për qind të grimcave me madhësi 1 mikrometër (një e mijta e milimetrit).

Rëndësia e ambienteve të ajrosura mirë

Sipas modelit, ajri i kondicionuar mund të zhvendosë deri në 50 për qind të grimcave të emetuara në ajër nga frymëmarrja apo të folurit. Por sasia e mbetur bie mbi sipërfaqet brenda dhomës, dhe nga atje mund të vihet sërish në qarkullim (prandaj është e domosdoshme higjena e duarve).

Studimi konfirmoi ndërkohë, se shpërndarja e aerosoleve të mbetura nuk është e njëtrajtshme. Ajo ndryshon në përputhje me pikat ndryshme në dhomë, dhe se barrierat prej xhami që mbrojnë tryezën ose banakun pengojnë kalimin e ajrit, duke devijuar trajektoren, dhe duke e bërë më pak të mundur infektimin.

Masat paraprake kryesore

Studime të tilla, sigurojnë informacione të rëndësishme, se si mund të kufizohen infeksionet në ambientet e mbyllura dhe të mbushura plot me njerëz, ku ju duhet t’i frekuentoni ato personalisht. Ndaj mbani gjithmonë maska, mbajini hapur dritaret, përmirësoni sistemet e ventilimit, instaloni pengesa transparente rreth tavolinave të punës. Këto janë masat që zvogëlojnë rrezikun e infektimit nga Covid-19./ Fokus Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si do reagojë Irani ndaj një tjetër vrasje të profilit të lartë?

Publikuar

-

Nga

Si do reagojë Irani ndaj një tjetër vrasje të profilit të lartë?

Nga Ariane Tabatabai “Foreign Policy”

Të premten e kaluar, Irani njoftoi vrasjen e një figure të rëndësishme të aparatit të saj të

sigurisë. Shënjestra e sulmit ishte Mohsen Fahrizadeh, një nga arkitektët kryesorë të

programit të armëve bërthamore, i njohur ndryshe si “Projekti Amad” i prezantuar në vitin

2003.

Vdekja e Fahrizadeh shënon herën e dytë brenda këtij viti që një kundërshtar i huaj shënjestroi dhe vrau me sukses një figurë kryesore të Iranit. Në janar, Shtetet e Bashkuara vranë Kasem Sulejmanin, komandantin e Forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare

(IRGC), njësia përgjegjëse për zbatimin e pjesës më të madhe të veprimeve të Iranit jashtë vendit.

Ndryshe nga Sulejmani, Fahrizadeh nuk ishte një emër i njohur në Iran, dhe aq më pak jashtë vendit. Dhe në fakt deri vonë, shumë pak foto të tij ishin bërë publike. Gjithsesi, të dy burrat ishin të rëndësishëm. Që të dy ishin zyrtarë të lartë në IRGC shumë të dobishëm për projektet kryesore të ndërmarra nga regjimi.

Vdekjet e tyre përfaqësojnë një goditje simbolike të rëndësishme për Iranin, dhe nxjerrin në pah cënueshmërinë e vendit. Pas vdekjes së Fahrizadeh, zyrtarët iranianë nxituan të fajësojnë për sulmin njërin prej kundërshtarëve të tyre kryesorë:Izraelin.

Jeruzalemi besohet se qëndron gjithashtu pas një shpërthimi që ndodhi verën e shkuar në uzinën bërthamore në Natanz, ku aktualisht po zhvillohet pjesa më e madhe e programit të pasurimit të uraniumit. Izraeli ka një histori të gjatë të shënjestrimit të programeve bërthamore të rivalëve, përfshirë atë të Iranit.

Raportohet se ai ka vrarë shkencëtarë bërthamorë, dhe ka kryer sulme kibernetike të njëpasnjëshme me shpresën e pengimit të përparimeve bërthamore të Teheranit gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2011, një shpërthim vrau “arkitektin” e mbrojtjes kombëtare të Iranit, Hasan Mogadam, një tjetër anëtar i IRGC, që kishte ndihmuar në zhvillimin e programit të raketave.

Sërish Teherani akuzoi Izraelin. Operacionet izraelite në Iran, kanë synuar edhe mbledhjen e informacioneve sekrete. Në vitin 2018, shërbimi sekret izraelit shtiu në dorë një arkiv dokumentesh mbi punën e dikurshme me armët bërthamore nga Irani, të cilat hedhin më shumë dritë mbi aktivitetet e drejtuara nga Fahrizadeh.

Në fakt, ndërsa i prezantonte këto dokumente për publikun 2 vjet më parë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, vuri në dukje rëndësinë e Fahrizadeh në programin bërthamor iranian duke thënë “fiksojeni mirë këtë emër”.

Fakti që Izraeli ka qenë kaq i suksesshëm në kryerjen e operacioneve të tilla të sofistikuara në territorin iranian, nxjerr sërish në pah dështimin e sigurisë së brendshme të regjimit iranian dhe cënueshmërinë e këtij vendi ndaj veprimeve të fshehta të huaja. Dhe kjo gjë e vendos Iranin para një dileme.

Teherani ka një motiv për të shmangur shfaqjen si i dobët. Vendi është goditur me sukses dhe në mënyrë të përsëritur gjatë vitit 2020, përkundër sfondit të një pandemie që qeveria e tij e ka pasur të vështirë ta frenojë.

LEXO EDHE:  Tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Covid-19 i merr jetën kirurgut të njohur

LEXO EDHE:  Nga kërcënimi tek dështimi/ Pasuria e prokurores Oltiana Çifliku

Përveç vrasjes së 2 figurave të profilit të lartë dhe shpërthimit të Natanz, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duket se kanë vrarë në gusht po në Iran numri 2 të Al Kaedës, Abu Muhammad Lal-Masri. Ndërkaq, administrata Trump vazhdon të zgjerojë listën e individëve dhe entiteteve iraniane që janë objekt i sanksioneve, për të ushtruar presion mbi Iranin dhe për të komplikuar kthimin e administratës Bajden-Herris tek marrëveshja bërthamore e vitit 2015 – nga e cila Trump u tërhoq në vitin 2018.

Reagimi i Iranit ndaj këtyre ngjarjeve ka qenë i llogaritur dhe i kalibruar. Ai është përpjekur të ekuilibrojë dy objektiva potencialisht konfliktuale:shmangien e lënies së këtyre veprimeve pa asnjë përgjigje, dhe frenimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve, që do të nxiste potencialisht veprime direkte ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Me këtë lloj qasje, Irani ka pasur disa dështime të turpshme:Në janar, pak pas vrasjes së Sulejmanit, Irani goditi dy baza në Irak ku ndodhen forcat amerikane. Ky hap ishte menduar të ishte i pari, ndërsa disa të tillë me synim rivendosjen e parandalimit, dhe hakmarrjen për Sulejmanin.

Por IRGC rrëzoi më pas aksidentalisht një avion ukrainas, duke vrarë të gjithë 176 pasagjerët dhe ekuipazhin në bord, dhe më pas kërkoi ta fshihte gabimin. Ai incident ishte shumë i turpshëm për forcat e armatosura iraniane, të cilat u treguan jo vetëm të paafta për të mbrojtur një komandant të lartë ushtarak, por gjithashtu vranë civilë të pafajshëm.

Nëse Irani do të hakmerret për vrasjen e Fahrizadeh, ai do t`a bëjë këtë gati me siguri, në një mënyrë të qëllimshme dhe të kalibruar. Me gjasë do të zgjidhë disa mënyra që i lejojnë të mohojë autorësinë, siç bën shpesh, përfshirë operacionet kibernetike dhe sulmet përmes palëve të treta.

Gjithsesi, Teherani rrezikon sërish të provokojë një reagim zinxhir. Izraeli mund të zgjedhë të kundërpërgjigjet, dhe çdo veprim i tillë mund të komplikojë më tej një rikthim të SHBA-së tek marrëveshja bërthamore, duke i mohuar Iranin lehtësimin aq shumë të nevojshëm të sanksioneve ekonomike.

Në një skenar të tillë, i ashtuquajturi “durim strategjik” i ndjekur nga Irani gjatë 2 viteve të fundit nuk do t’i sillte asnjë dobi. Pavarësisht nga mënyra se si vendos të hakmerret Irani nga tani dhe deri në ditën e inaugurimit të Bajden në detyrë, asnjë nga opsionet e tij afatshkurtra nuk janë pa rreziqe.

Në një periudhë afatmesme, Teherani mund të bëhet më pak i prirur për të negociuar, përfshirë programin e tij të raketave, dhe mbështetjen për milicitë e ndryshme në rajon. Në planin afatgjatë, udhëheqësit iranianë mund të arrijnë në përfundimin se vendi i tyre ka nevojë për një armë bërthamore, për t’i penguar kundërshtarët nga ndërmarrja e veprimeve të tilla në të ardhmen, pavarësisht nga kostot që lidhen me të./ Pështatur në shqip nga CNA.al.

How Will Iran React to Another High-Profile Assassination?

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Kur dështojnë ekspertët, koston e paguajmë të gjithë

Publikuar

-

Nga

Kur dështojnë ekspertët, koston e paguajmë të gjithë

Nga David Mamet “The Wall Street Journal”

Të pasurit dhe të fuqishmit, duhet të zgjerojnë vazhdimisht operacionet e tyre. Por edhe nëse e lënë kapitalin e tyre të flejë, ata do të kenë nevojë për llogaritarë, agjentë të aksioneve dhe këshilltarë. E si do t’i zgjedhin këta vartës? Sipas mendimit që japin këshilltarët e tjerë.

Ata që janë më pranë shefit do të kenë më shumë ndikim. Ky është rasti edhe për pushtetin qeveritar. Në një lloj kuptimi ne të gjithë jemi budallenj, pasi askush nuk mund të dijë gjithçka. Atëherë të gjithë duhet t’u besojmë të tjerëve për ekspertizën që zotërojnë, dhe që të gjithë bëjmë gabime.

Tmerri i një ekonomie të komanduar, nuk është se zyrtarët do të bëjnë gabime, por që ato gabime nuk do të pranohen apo korrigjohen ndonjëherë. Po në lidhje me ekonominë tonë të tregut? Kush do të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin e saj? Pa dyshim që shkatërrimi i saj u bë për arsye madhore si jeta e njeriut, por karantina nuk arriti atë që duhej të përmbushte.

Dhe ne e kemi edhe më herët këtë lloj paaftësie të paturpshme. Kujtoni pak profesor Frederik Lindeman, një këshilltar i ngushtë i Uiston Çërçillit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte një akses të veçantë tek kryeministri. Ekspertët e tjerë, nuk mund t’i afroheshin Çërçillit, nëse nuk kalonin përmes Lindemanit.

Ai u grind me të gjithë ata që i konsideronte si një kërcënim. Pozicioni i tij u kërcënua veçanërisht nga Sër Henri Tizard, shkencëtari që ndihmoi në zhvillimin e radarit, një nga shpikjet më të dobishme gjatë luftës. Natyrisht Lindeman e tallte atë.

Më vonë, Lindeman hodhi poshtë mundësinë që gjermanët të zhvillonin një raketë me karburant të lëngshëm, të aftë për të bombarduar Londrën, raketat V-2. Lindeman u nderua deri në fund të jetës së tij. Ose kujtoni pak këshilltarin shkencor të Josif Stalinit, Trofim Lisenkon.

Edhe ai kishte një qasje të privilegjuar tek shefi i madh. Lisenko besonte se bimët, ashtu si komunistët e mirë, mund të “edukoheshin”. Kështu sipas tij bizelet dhe gruri mund të “stërviteshin”që të rriteshin edhe në dimër. Duke vepruar sipas teorive të çmendura të  Lisenkos, Ministria sovjetike e Bujqësisë, shkatërroi të mbjellat në gjithë Euroazinë, duke shkaktuar vdekjen nga uria të10 milion njerëzve.

Më vonë idetë e tij ndikuan në politikat bujqësore në Kinën e Maos, dhe vranë disa miliona njerëz të tjerë. Por Lisenko ishte një lajkatar i talentuar. Ai i  mbijetoi sundimi tëStalinit dhe Nikita Hrushovit, duke vdekur në paqe në vitin 1976. Tani kemi ndryshimin e klimës, dhe alarmuesit e tij.

Në vitin 2001, një raport nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës,iu referua një studimi të kohëve të fundit, duke pretenduar se temperatura e Tokës ishte rritur në mënyrë dramatike gjatë periudhës që përkon me futjen në përdorim të lëndëve djegëse fosile. Media e mbështetur nga ato pjesë të “komunitetit shkencor” që ajo zgjodhi të vlerësonte, e paraqiti këtë analizë si të ishte një fakt i padiskutueshëm. Në fakt, ajo ishte e mbushur plot me probleme. Tani së fundmi kemi pandeminë e Covid-19.

LEXO EDHE:  Ironia e Ramës/ Basha kritika të ashpra: Shqipëria e fundit në çdo fushë

LEXO EDHE:  Gert Bogdani kritikon komisionin Ruli/ Nuk është aty për të skualifikuar demokratët

“The Neë England Journal of Medicine”,raporton se maskat janë të padobishme jashtë mjediseve spitalore, dhe ka shumë pak gjasa që dikush të preket nga koronavirusi, si pasojë e një “ndërveprimi ​social ​në një ambient publik”. Lajm i lumtur, me përjashtim të faktit se të njëjtët ekspertë u tërhoqën një javë më vonë.

E çfarë dëmesh mund të shkaktojë mbyllja? Një pandemi u lejua ta shkatërronte ekonominë amerikane. Dhjetëra miliona janë pushuar nga puna, dhe mbulojnë fytyrat me maska kur ecin rrugëve nga frika e fqinjëve të tyre.

Një miku im ka një restorant. Ai po shkon drejt falimentit. Ai kishte disa tavolina jashtë, por dimri po afrohet, ndaj po porosit ngrohëse të reja deri në pranverën e ardhshme. Për momentin por reziston. Dikush “lejohet“ të ulet në tryezat e restorantit të tij dhe të hajë pa maskë. Në fakt, si do të hante dikush duke mbajtur një maskë?

A e di virusi se dikush është ulur aty?Ai përshëndeti dy klientë të rregullt mbrëmjen e shkuar,dhe u ul në tryezën e tyre për të biseduar. E hoqi maskën. Klienti e informoi atë se rregullorja thotë që punonjësve të një restoranti u kërkohet me ligj që të mbajnë maskë ​​në çdo kohë.

Pronari e vuri maskën në fytyrë dhe u ngrit. Por a e di virusi se ai është punonjës i restorantit? Me kë do të zihej ai, duke qenë vetë punonjës dhe pronar? Me virusin?Virusi këtu është qeveria – ose të paktën të paaftët që këshillojnë sundimtarët tanë, dhe që nuk mund të pranojnë legjitimitetin e mendimit kundër. Në mungesë të ndërhyrjes, ky virus mund të vrasë në fund organizmin pritës./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Dita Botërore e HIV-AIDS/ Sa janë viktimat, rastet e reja, dhe pse nuk ka ende një vaksinë

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e HIV-AIDS: Sa janë viktimat, rastet e reja, dhe pse nuk ka ende një vaksinë

Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësishme. Por deri tani kjo sëmundje ka marrë 33 milion jetë njerëzish, ndërsa 38 milion njerëz ishin pozitivë me HIV deri në fund të 2019.

Nëse 30 vjet më parë, në SHBA, AIDS ishte shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë, sot, falë fushatave parandaluese, diagnozës së hershme, terapive antiretrovirale dhe trajtimit të infeksioneve të lidhura me të, njerëzit me këtë sëmundje kanë mundësi ta menaxhojnë gjendjen e tyre si një sëmundje kronike dhe nëse diagnoza dhe më pas terapia nis në kohë, jetëgjatësia e të sëmurit është gati e krahasueshme me atë të individëve që nuk e kanë këtë sëmundje.

Në vitin 2019, 68 për qind e të rriturve dhe 53 për qind e fëmijëve me HIV-AIDS, kishin qasje në terapi antiretrovirale (RTSH), një kombinim i barnave të afta që ta pengojnë virusin të shumohet në trup, dhe të zvogëlojnë rrezikun e transmetimit, si midis dy partnerëve seksualë, por edhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes dhe ushqyerjes me gji.

Gjithsesi, në disa pjesë të botës, stigma shoqërore që e rrethon këtë sëmundje, si dhe varfëria e shtojnë ekspozimin ndaj situatave të rrezikshme, dhe e bëjnë të vështirë qasjen në testime dhe kurime të vazhdueshme, efektive dhe të përballueshme. Kjo nënkupton që shumë njerëz nuk mund të përfitojnë nga përparimet mjekësore.

Vitin e shkuar 690.000 njerëz vdiqën nga shkaqe të lidhura me HIV-in, dhe 1.7 milionë ishin të infektuarit e rinj. Dy të tretat e njerëzve me këtë sëmundje (25.7 milion) jetojnë në Afrikë. Në rajonin nën-Saharian, 4.500 vajza dhe gra të reja midis moshës 15-24 vjeçe, preken çdo javë nga ky infeksion.

Mungesa e qasjes në shërbimet shëndetësore për shkak të Covid-19, mund të ketë efekte shkatërruese për pacientët me HIV pozitiv. Ndërsa në Afrikën Jugore dhe Lindore infeksionet e reja kanë rënë me 38 për qind që nga viti 2010, në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ka pasur një rritje prej 72 për qind të rasteve gjatë së njëjtës periudhë.

LEXO EDHE:  Ironia e Ramës/ Basha kritika të ashpra: Shqipëria e fundit në çdo fushë

LEXO EDHE:  Tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Covid-19 i merr jetën kirurgut të njohur

Një rritje prej 22 për qind u vërejt gjithashtu në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe një rritje prej 21 për qind ka në Amerikën Latine. Në të gjithë botën, çdo 100 sekonda  një fëmijë ose i ri nën moshën 20-vjeçare, preket nga HIV-AIDS.

Sipas OBSH, popullatat më të prekshme janë burra që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë, njerëz që përdorin drogën me shiringa, të burgosurit, prostitutat dhe klientët e tyre, gra të reja nga disa zona afrikane, dhe disa komunitete autoktone.

Për të mposhtur plotësisht HIV-in, do të duhej një vaksinë, e cila për fat të keq, pavarësisht dekadave të hulumtimit, nuk është gjetur ende. Kjo kryesisht për shkak të aftësisë së virusit HIV për ta kamufluar shumë mirë antigjenin, proteinën që duhet të shkaktojnë mbrojtjen imunitare. Megjithatë, aktualisht ka disa teste klinike dhe terapi të reja që po studiohen./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE