Connect with Us

Shuhet ylli i kinematografisë botërore/ “James Bondi” i parë ndërron jetë në moshën 90 vjeçare

Showbizz

Shuhet ylli i kinematografisë botërore/ “James Bondi” i parë ndërron jetë në moshën 90 vjeçare

Publikuar

-

Shuhet ylli i kinematografisë botërore/ “James Bondi” i parë ndërron jetë në moshën 90 vjeçare

Sean Connery, aktori me origjinë skoceze, i cili u bë i njohur për rolin e tij të famshëm si James Bond, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Connery, ishte një nga aktorët më të mirë që portretizoi rolin ikonik të “Agjentit 007”.

Ylli skocez, i cili lindi në Edinburg, luajti rolin e Agjentit 007 në shtatë triller. Ai ishte aktori i parë që luajti James Bond në ekranin e madh, duke marrë rolin në 1962. Ai bëri debutimin e tij në ekran në Dr No, i ndjekur nga From Russia With Love, Goldfinger, Thunderball, You Only Live Tëice dhe Diamonds Are Forever.

Aktori skocez interpretoi rolin e spiunit britanik nga viti 1962 deri në 1983. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur qindra role, por gjithmonë do të mbahet mend si “agjenti 007”. Connery ka fituar një sërë çmimesh gjatë jetës së tij, mes të cilëve një Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.

LEXO EDHE:  Kush ishte Xhejms Bondi i vërtetë, që frymëzoi personazhin e “Agjentit 007”

Ai interpretoi gjithashtu në disa filma të njohur si: “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade”, “The Rock” etj. Çmimin Oscar e fitoi në 1988, kur ai u emërua aktori më i mirë dytësor për rolin e tij si një polic irlandez në “The Untouchables”. Legjenda e Hollyëood-it ka lindur në Endiburgh, Skoci, në vitin 1930. Ai njihet për rolet e tij të shumta në kinematografi, jo vetëm si aktor por edhe si producent.

 

Sean Connery ishte një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Skocisë dhe mbante një tatuazh ku shkruhej “Përgjithmonë Skocia” ndërsa shërbente në Marinën Mbretërore. Gjatë ceremonisë në vitin 2000 kur mori titullin e kalorësit nga Mbretëresha Britanike Elizabeth në moshën 69 vjeçare, ai ishte veshur me kostumin tradicional skocez.

Connery jetoi më gjatë se bashkëshortja e tij e dytë,  artistja franceze Micheline Roquebrune, me të cilën u martua në 1975./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Antonela zbulon sekretin/ “Së shpejti do të dalë…”

Publikuar

-

Nga

Atdheu zgjodhi Sarën/ Antonela e lumtur në shoqërinë e ish konkurrentit

Antonela Berisha është një nga konkurentet e Përputhen shumë të komentuara. Në programin e sotëm Antonela bëri me dije se së shpejti do të nxjerrë një këngë të sajën. Sipas saj, pjesë e klipit të saj do të jetë Arsimi.

Kjo ka qenë edhe një nga arsyet që Atdheu ish konkurent i përputhen është mërzitur më të dhe nuk vazhduan me takime.

“Unë mendoj që Atdheu është mërzitur me mua se nuk e mora unë pjesë të videoklipit tim. Së shpejti unë do të publikoj një këngë timen dhe pjesë e këtij klipi do të jetë Arsimi”, u shpreh Antonela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

 “Nuk e shoh veten të martuar me shqiptar”/ Ola bën deklaratën e fortë

Publikuar

-

Nga

Konkurentja e Përputhen Ola Zenelaj ditën e sotme ka zhvilluar takimin e radhës me Çimin. Sot dyshja kishte zgjedhur ta zhvilonin takimin e tyre larg zhurmës në një kala.

I pyetur nga Çimi se s aka zgjatur lidhja e saj më e gjatë Ola tha se ka qenë 3 vjet.

Gjithashtu konkurentja deklaroi se nuk e sheh veten të martuar me një djalë shqiptar.

LEXO EDHE:  Kush ishte Xhejms Bondi i vërtetë, që frymëzoi personazhin e “Agjentit 007”

LEXO EDHE:  Luajti në krah të “Agjentit 007”/ Aktorja e famshme ndërron jetë në moshën 65-vjeçare

“Më pëlqejnë djemtë që janë rritur jahstë, kanë një mentalitet tjetër. Djemtë e Shqipërisë janë të egër dhe jam zhgënjyer nga ata. Unë kam qenë e lidhur me djem që më shumë se gjysëm e jetës e kaë kaluar jashtë dhe kanë marrë mentalitetit e vendit ku janë rritur”, është shprehur Ola./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Unë e di që ta kam thyer zemrën”/ Ledjana publikon videon, kujt ja dedikon

Publikuar

-

Nga

“Mundohemi të hedhim njëri-tjetrin poshtë”/ Ledjana reagon pas akuzave

Konkurentja e Përputhen Ledjana Prenga së fundmi ka trazuar ujrat në program. Ajo prej kohësh është deklaruar që po qëndron në atë program vetëm për Mevalan Shabën.

Por kohët e fundit duket se dyshja janë tërhequr paksa nga njëri tjetri, pasi disa media publikuan se Ledjana ka një lidhje jashtë programit me dikë që ndodhet jashtë vendit. Ledjana e ka mohuar këtë fakt ndërsa Mevlani është shprehur skeptik.

Në një postin në insta storin e saj Ledjana ka publikuar këngën e fundit të Alban Skënderaj me titull “Zjarr në shpirt”.

LEXO EDHE:  Cilat verëra pinte agjenti 007?

LEXO EDHE:  Breshka 90 vjeçare që ecën me rrota

“Unë e di që ta kam thyer zemrën më shumë se një herë. Dhe ti e ke të vështirë ta hapësh veten me të tjerë. Jo nuk do të bëj premtime si në altar”, thuhet në videon e publikuar prej saj. Nuk e dimë nëse kjo këngë i dedikohet Mevlanit duke i  thënë se ja ka thyer zemrën dhe duke pohuar kështu lidhjen që ka jashtë. Kjo pritet të shihet në puntat që do të ketë në program. / CNA.al


LEXO TE PLOTE