Connect with Us

“Rruga e Kombit u la rrugëve”/ Rama: Me ndërtimin e aeroportit të Kukësit do i sjellim votat PD

Aktualitet

“Rruga e Kombit u la rrugëve”/ Rama: Me ndërtimin e aeroportit të Kukësit do i sjellim votat PD

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama nga kantieri i aeroportit të Kukësit u shpreh se do ta kthejë qytetqin në një pikë reformimi për të gjithë qytetarët. Rama u shpreh se do të kthejë qytetarët kuksianë në vend me ndërtimin e aeroportit  madje duke i sjellë vota PD-së.

Ndërkohë ai foli dhe për rrugën e Kombit për të cilën u shpreh se ajo u la rrugëve nga PD-ja dhe se mund të inagurohej nga Sali Berisha edhe nëse do të ishte gjysmë gati, por ajo nuk ishte ndërtuar plotësisht.

“Në përpjekje për të komunikuar me të gjithë që kanë dëshirën që ndjen shtysën dhe që ka dhe kurajon për tu bërë pjesë e përpjekjes sonë. Të na bashkohet dhe të shprehë gatishmërinë përmes platformës tonë online që të jetë pjesë e skuadrës së PS-së. Për një arsye shumë të thjeshtë. Kthesa që kemi marrë dhe ku tanimë kemi hyrë thellë për të filluar të dalim në rrugën që e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër, nuk mund të zbrapset. Shqipëria nuk mund të ngecë ku gjithçka ka nisur të ndryshohet si ky aeroport. Do të ndodhë me Shqipërinë e njëjta që ndodhi me rrugën e Kombit. E cila është e vetmja vepër e nisur nga ata që duan të rikthehen në krye të vendit me njëfarë ideje që të bëhej një vepër e standarteve më të mira. Edhe ajo rrugë e cila u inagurua për zgjedhje dhe u përurua me tantane si të ishte bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe jo thjesht hapje e tunelit ndërkohë që as ajo nuk ishte përfunduar. U la rrugëve në një situatë që filloi të degradojë. U la në në një situatë ku filluan të rrëshkisnin gurët. U kthye në burim aksidentesh. Çfarë po ndodh me rrugën e kombit. Është një ndryshim cilësor. Shikoni se çfarë vepre inxhinierike po merr formë përfundimtare në nyjen kryesore. Shikoni aeroportin, sa herë e keni dëgjuar se do të çelej. Ka nga ata që thonë se aeroporti ka qenë gati. Nëse do të ishte gjysmë gati, imagjinoni sa herë do ta kishte inaguruar Saliu.

Ishte një pistë e inaguruar nga Mbreti i Emirateve të Bashkuara i asistuar nga princi i Kurorës. U ndërtua për tu ulur vetëm mjetet që sillnin ndihma për ata që u shpërngulën me dhunën e spastrimit etnik nga Kosova. Ja ku jemi sot. Është një kantier i madh që është në punë intensivisht, pasi janë zgjidhur problemet me të gjithë banorët përreth. Me një terminal që tashmë ka marrë formë, që dhe një terminal i një aeroporti ndërkombëtar. Do ta kthejmë Kukësin në një pikë referimi. Do të kthej kuksianët këtu që të votojnë PD-në. Do i sjell PD-së 120 vota këtu. Do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka. Unë kam këmbëngulur pa pushim të ndërtohej aeroporti i Kukësit. Tani duhet ta rihapim pasi u ndërpre për shkak të COVID-it. Edhe po kështu aeroportin e Sarandës. Nëse Shqipëria ka 4 aeroporte, potenciali turistik i Shqipërisë do të rritet shumë. Koncensionari i aeroportit nuk ka konkurrentë, ndaj dhe çmimet në të janë shumë të larta. Me ndërtimin e aeroporteve të tjera nuk do të ketë më kaq çmime të larta”, tha Rama. CNA.al/

LEXO EDHE:  Rama në Itali për të pastruar imazhin e Shqipërisë/ Sejko: Pastro thonjtë njëherë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata në PD/ Ahmetaj: Pse doja Sokol Olldashin për kryetar dhe jo Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Kryetar i grupimit dhjetor ’90 Bislim Ahmetaj ka folur për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike. Ahmetaj u shpreh se në vitin 2013 kur Sali Berisha dha dorëheqjen ai ka votuar Sokol Olldashin si kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e Fax News Ahmetaj shtoi se Lulzim Bashës i kanë rënë në qafë me detyrën që i kanë ngarkuar si kryetar i PD-së, sepse nuk është njeriu i duhur për të marrë përsipër drejtimin e opozitës, pushteti i dytë më i madh në vend.

Unë jam shprehur dhe po e përsëris Sali Berisha është një nga personalitetet më të arrira të këtij vendi që e ka mbyllur ciklin e vet në vitin 2013, duke treguar se di të tërhiqet. A është tërhequr apo jo, ky nuk është problemi i Berishës, por atij që i ka interesuar gjithe kjo që në rast suksesi do të jetë i imi, në rast mossuksesi do jetë i prapavijës. Berisha duhet të shprehet. Duhet të thojë që e ka vënë. Ne jemi koshientë që Lulzim Bashën e ka vënë. Unë në 2013 kam shpallur mendimin tim që votova për Sokol Olldashin. Fati im i keq ka qenë se unë kam qenë pak i avancuar në lirinë e mendimeve. E doja kryetarin e opozitës në Parlament. Nuk është se kisha ndonjë paragjykim të madh për Lulzim Bashën. E doja kryetarin në parlament dhe jo kryetar bashkie për të dhënë tendera. Berisha është politikan i një cikli të mbyllur”, u shpreh ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tirana ime tregoi se ka këllqe”, Refik Halili: Askush s’e bën këtë gjë

Publikuar

-

Nga

Tirana mori një pikë kundër Partizanit dhe mbetet në garë për kupat e Europës. Për titullin kampion presidenti Refik Halili është shprehur disa herë që është i paarritshëm dhe e përsërit diçka të tillë.

Ndeshja e sotme i ka pëlqyer presidentit Halili, i cili pas ndeshjes u shpreh se Tirana e tij ka këllqe për sezonin e ardhshëm. Hapur ai thekson se po mendojnë për sezonin e ardhshëm.

“Jam shumë, shumë i kënaqur, për të vetmin fakt se skuadra luajti mirë dhe tregoi se ka këllqe për të vazhduar për të ecur edhe në kampionatin e ardhshëm.

Për titull ka mbaruar ka shumë kohë, por ecim përpara. Kemi treguar që jemi një skuadër që rrallë kush e bën këtë, që respekton kampionatin”, tha mes të tjerash Halili pas derbit me Partizanin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjarjet kriminale/ Klodiana Lala: Vrasje mafioze, formë e lartë e organizimit

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka folur rreth ngjarjeve kriminale së fundmi të ndodhura në vend, duke i cilësuar ato si mafioze. Përsa i përket atentatit të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë 40 vjeçari Bledar Birçaj, Lala u shpreh se autorët kanë dashur të japin një mesazh. Sipas saj, në vetëm 3 javë shinjestruesit kanë vepruar me shpejtësi në këtë atentat, ku shprehet se kjo është një formë e lartë e organizimit.

Janë vrasje mafioze sepse nga mënyra e organizimit kuptohet që ka një organizim shumë të detajuar, janë njerëz që mbaje armë të kalibrit të lartë dhe kanë përgatitur me detaje të gjithë mënyrën se si ata kanë organizuar. Ata kanë përcjellë mensazhe për mënyrën sesi u krye atentati në Vlorë . Janë dy persona që po ti shikosh që nga mënyra sesi dalin nga makina, se si qëllojnë dhe vrasin vetëm shënjestrën duke mos prekur dy personat e tjerë që ishin në makinë. Dhe se si kujdesen deri në detaje dhe kur I bie kallashnikovi në tokë kujdeset ta marrë dhe largohet. Dhe mënyra se si largohet benzi nga vendi I ngjarjes kuptohet që janë njohës të morë të asaj zone.

Është vrasje që dërgon mesazhe sepse është zgjedhur një orar shumë i populluar në mesditë, një ndër zonat më të frekuentura, është parë që atje ka një pengesë dhe shinjestra do ndalojë aty për të mos dëmtuar makinën , viktima kishte tre javë që kishte ardhur nga Spanja dhe imanjino në tre javë ka vepruar me shpejtësi për të gjitha këto. Që do të thotë formë e lartë e organizimit”, u shpreh Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE