Connect with Us

Rama thirrje qytetarëve/ Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën, mbani maska se nuk e përballojmë me shtretër

Politikë

Rama thirrje qytetarëve/ Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën, mbani maska se nuk e përballojmë me shtretër

Publikuar

-

Rama thirrje qytetarëve/ Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën, mbani maska se nuk e përballojmë me shtretër

Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët, pak minuta më parë dhe ka thumbuar kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin.

Rama tha se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë Kryemadhin, por duhet të mbajnë maska dhe të kujdesen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Kreu i qeverisë theksoi se nëse shifrat bëhen marramendëse, sistemi shëndetësor nuk do mund ta opërballojë situatën me shtretër.

Pash i madhi zot mos dëgjoni Monikën që thotë shkoni nëpër kisha dhe xhamia se nuk ju le perëndia të infektoheni.

Mbani maskën se nuk ka rrugë tjetër se problem kryesor me këtë mallkim është se nëse numrat bëhen marramendës, nuk ma më shtretër, se unë nuk dua ta mbyllim prap, prandaj ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat, vendosni maskën. Dhe kini shumë besim se më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë dhe unë mendoje se deri në 2029-ën nuk do të ketë”, theksoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Abuzime në kohë pandemie/ Tenderët pa ekspertizë të huaj krijuan kosto dhe vonesa në furnizime

Publikuar

-

Nga

Abuzime në kohë pandemie/ Tenderët pa ekspertizë të huaj krijuan kosto dhe vonesa në furnizime

Ministria e Shëndetësisë ka llogaritur fondin 600 mln lekë për furnizimin e spitaleve me mjete mbrojtëse anti-covid, por disa kompani kanë ofruar 100 mln lekë në një prej tenderëve të këtij viti. Për Aranita Brahajn, drejtore e Open Data Albania, ky tender dhe drejtimi i situatës së pandemisë në vend demonstrojnë për keq menaxhim nga ana e qeverisë.

Në muajin korrik Agjencia e Prokurimeve publike ka shpallur një tender me fond limit 600 mln lekë, ose 5 milionë euro për blerje artikujsh për masa mbrojtëse në përballimin e situatës pandemike. Në garë u futën 12 kompani, ndërsa procedura u shqyrtua në fund të muajit shtator, ku u kualifikuan 5 kompani nga 10 që paraqitën ofertë ekonomike.

Në vlerë, gjysma e këtyre ofertave nuk i kalonin 200 mln lekë. Sot, kur kontrata për furnizimin e spitaleve me mjete mbrojtëse, sipas prokurimit në fjalë nuk është lidhur ende, e kualifikuar është vetëm një kompani. Kjo e fundit ka marrë dritën jeshile nga Komisioni i Prokurimeve Publike, pas ankesës që është shqyrtuar një javë më parë.

Aranita Brahaj, drejtore e AIS,  tregon për Euronws Albania, se procedura për këtë kontratë ka qenë e gabuar që në fillim, pasi llogaritjet nuk janë bërë sipas direktivave nga jashtë.

“Direktivat që kanë qenë nga të gjitha organizmat ndërkombëtarë në rastin e blerjeve Covid, ka qenë që të  krijohen ekipe ndërinstitucionale që të krijojnë mundësi për blerje të zgjuara dhe eficente në kohën e duhur”, tha znj. Brahaj.

Sipas Brahajt, alternativa më serioze për prokurime në kohë fatkeqësish duhet të ishte i ndryshëm nga procedurat standarde.

“Kosto të parashikuar me marzh fitimi, pra nësë njësia sot në bursë ose në tregje, është në këtë vlerë të caktuar, atëherë le ti shtojmë edhe një vlerë me marzh të kënaqshëm fitimi për kompaninë që ofron këtë mall, por të mos kemi një cmim fiks i cili në korrik është shumë I lartë, por në muajin dhjetor mund të jetë sa gjysma ose sa çereku”, thekson ajo.

Pra, fondi limit aq i lartë, tashmë pasohet me keqmenaxhimin e fondeve financiare. Për Brahajn, kontrata e kërkuar në korrik në rastin më të mirë mund të lidhet në dhjetor, ndërsa ky rast lexohet edhe si shembull i keqmenaxhimit të pandemisë.

“E kanë vendosur me një pikëpamje afatshkurtër, e cila të  bën të shohësh vetëm situatën e korrikut, pa e parë në këndin afatgjatë, atëherë edhe KPP ka bërë të njëjtin gabim, duke mbrojtur standardet kundrejt këtij fondi limit. Jemi në një situatë që e gjithë pandemia është keqmenaxhuar. Qeverisja dhe Ministria e Shëndetësisë kanë pasur qëndrime të ngushta dhe joobjektive. Nuk  kanë tentuar të krijojnë komisone smart për të bërë blerje të zgjuara në kohë reale”, deklaroi znj. Brahaj.

E gjithë paketa e kërkuar  nga Ministria e Shëndetësisë, përmban 9 artikuj, si çizme plastike, Doreza, Maska respiratore, Syze mbrojtëse, Veshje, Kapuç etj, ndërsa siguron për një vit furnzimin e spitaleve rajonale.

1.Çizme plastike mbrojtëse,

2. Doreza Nitrili madhesia M pa pudër,

3.Maska respiratore FFP3/FFP2 (N95),

4.Syze mbrojtëse,

5. Veshje e padepërtueshme brendshme/jashtme me një përdorim,

6. Kapuç mbulues i kokës, qafës,

7.Kostum veshje spitalore,

8. Ekran mbrojtës i fytyrës,

9. Doreza të gjata jo sterile, nitrile

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Halim Kosova ironzion Nishanin/ U skualifikova nga ai me dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë

Publikuar

-

Nga

Video-Halim Kosova ironzion Nishanin/ U skualifikova nga ai me dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë

Mjeku i njohur Halim Kosova i cili ishte një nga emrat e skualifikuar nga Komisioni, “Ruli-Basha” ka ironizuar një nga drejtuesit e këtij komisoni, Bujar Nishanin.

I ftuar  tek Adi Krasta në Syri Tv, Kosova rrëfeu sesi është skualifikuar nga dy drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishan.
Ish-deputeti ironizoi Nishanin teksa u shpreh se “ai vetë me dy palë pampers e ka skualifikuar si të padenjë për të qenë në listat për deputetë”.

“Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje. Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon”, u shpreh Kosova./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masat kufizuese pa rezultat/ Revoltohet ish-ministri i Shëndetësisë: Boll me ‘fake’ zgjidhje!

Publikuar

-

Nga

Masat kufizuese pa rezultat/ Revoltohet ish-ministri i Shëndetësisë: Boll me ‘fake’ zgjidhje!

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me situatën e Covid-19.

Vasili shkruan se sot qeveria vendosi të vazhdojë masat e 11 nëntorit, ndonëse nuk dhanë asnjë rezultat.

Boll me fake zgjidhje të pambështetura në evidencë, që nuk prodhojnë rezultate, vijon Vasili më tej.

Deri kur me masa kufizuese totalisht te deshtuara te Qeverise per COVID-in??

Qeveria sot vendosi te vazhdoje masat e marra ne 11 nentor dhe qe do te ishin ne fuqi per tre jave, per nje periudhe pa afat.

Por a dhane rezultat masat e marra me 11 nentor??

Shifrat e vete qeverise na tregojne se ne 11 nentor kishte 507 raste te reja infektimesh.

Ndersa sot 2 dhjetor kishte 705 raste te reja!

Pra rritja eshte me rreth 40%.

Persa i takon vdekjeve rritja ka qene edhe me keq mbi 60%.

Perse vazhdohet me te njejtat masa, qe nuk japin asnje rezultat, por perkundrazi rritja e rasteve me COVID eshte shume e qarte.

Si mund ti besojne dhe mbeshtesin qytetaret keto masa?

Boll me masa pa kuptim.

Boll me FAKE zgjidhje te pambeshtetura ne evidence, qe nuk prodhojne rezultate.

Meqe kane merak te thone, “qe keshtu ndodh në vende te tjera”, ja ku e kane Francen dhe Italine qe brenda pak javesh i ulen ne menyre drastike infektimet e reja.

 

LEXO TE PLOTE