LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po mahnit Europën me golat e tij, Daku: U bëra pishman që luajta te Kukësi

31 Tetor 2020, 08:59, Sport CNA
Po mahnit Europën me golat e tij, Daku: U bëra pishman që luajta

Te Kukësi duhet të jenë bërë pishman që e lanë të lirë Mirlind Dakun gjatë janarit të 2020-ës. Ai tashmë luan me Ballkanin në Kosovë dhe po kalon një formë të shkëlqyer.

Në 9 ndeshje kampionati, 22- vjeçari ka shënuar plot 15 gola. I riu ka nisur një cikël të ri dhe duket i bindur që e ardhmja për të do të jetë e ndritur. Nga e shkuara e hidhur te verilindorët tek interesi i Lacios, sulmuesi i rrëfen të gjitha në një intervistë të dhënë enkas për ?Panorama Sport?.

15 gola në 9 ndeshje, cili është sekreti i Mirlindit?

Sekreti i kësaj ecurie është puna e madhe gjatë fazës përgatitore. Jam shumë i përqendruar te stërvitja dhe mundohem maksimalisht të ruaj balancat me dietën dhe jetën e përditshme. Jam i dedikuar tërësisht te futbolli.

Sezonin e kaluar ishit te Kukësi, pse nuk shkoi ashtu si duhet eksperienca në Shqipëri?

Nuk e di, për Kukësin nuk dua të flas shumë. Ka qenë pjesë e kaluarës së hidhur. Tani jam mirë dhe pres të vazhdoj në këtë ritëm. Ata që s?më besuan, le të vazhdojnë të mos besojnë. Mendoni se Kukësi është bërë pishman që nuk besoi te ju? Jam bërë unë pishman që ika te Kukësi dhe jo ata për mua.

Mediat italiane kanë shkruar se klube si Lacio dhe Torino janë interesuar për të blerë kartonin tuaj tek Osijeku. Si është e vërteta?

Jo vetëm Lacio. Ka pasur shumë klube që më kanë ndjekur, por tani jam i fokusuar të ndihmoj Ballkanin në objektivat sezonalë.

Ka pasur ndonjë klub tjetër nga Kategoria Superiore që ju ka kërkuar?

Po, ka pasur disa klube, por për shkak të korrektësisë dhe aspektit profesional nuk po i jap emrat.

Lajmet e fundit nga