LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pandemia Corona: Fitime miliardëshe për koncernet e teknologjisë së informacionit

31 Tetor 2020, 11:34, Tech CNA
Pandemia Corona: Fitime miliardëshe për koncernet e teknologjisë

Amazon, Apple, Google dhe Facebook përfitojnë prej komportimit të përdoruesve dhe klientëve të reklamës në kohën e pandemisë Corona. 38 miliardë Dollarë (32,5 miliardë Euro) kanë fituar të katër gjigandët e teknologjisë së informacionit në tremujorin e kaluar. Amazon e ka rritur xhiron e tremujorit krahasuar me një vit më parë me 37 përqind duke pasur një xhiro prej 82,3 miliardë Eurosh. “Ne shohim të kemi më shumë klientë se më parë, që blejnë në internet”, deklaroi shefi i Amazon Jeff Bezos. Facebook përfiton në biznesin e reklamës, pasi gjithnjë e më shumë firma të vogla kalojnë tani tek shitjet online, për të rikuperuar humbjet prej krizës. Tek Googel po ecën ndër të tjera biznesi me platformën e videove YouTube, ndërkohë që njerëzit po qëndrojnë më shumë në shtëpi. Ndërsa në kohët homeoffice dhe mësimit online Apple po fuqizohet në biznesin me kompjuterat Mac dhe iPads.

Ekonomia gjermane ? Rikuperimi më 2023

Ekonomia gjermane nga ashpërsimi i krizës Corona, sipas vlerësimit të studiuesve të sipërmarrjes Prognos mund të pësojë humbje për disa vite. “Zhvillimet aktuale të pandemisë japin shkas për shqetësim, që pasojat akute dhe ato afatgjata do të jenë më të rënda nga sa parashikohej muajt e kaluar”, thuhet në një parashikim të krizës nga Sipërmarrja e Berlinit për Studime Ekonomike dhe Konsulencën. “Shuma e këtyre pasojave është sa tre deri në katër vjet rritje ekonomike”, konstaton kryeekonomisti i Prognos, Michael Böhmer. Sa më shpejt të arrihet ulja e kurbës së infeksioneve, aq më të vogla do të jenë pasojat për ekonominë.

Për vitin 2020 sipas këtij skenari humbja e produktit bruto në vend mund të jetë rreth 8,1 përqind. Rritja ekonomike në vitin 2021 mund të jetë rreth 2,5 përqind më pak nga sa shpresohej deri tani. Niveli i ekonomisë përpara krizës do të mund të arrihet sërish ndoshta në vitin 2023, vlerësojnë ekonomistët.

Kultura korrektivi i domosdoshëm për një demokraci”

Aktualisht në Gjermani ka rritje të numrit të të infektuarve, sipas Institut Robert Koch (RKI) të premten (30.10) për herë të parë brenda një ditë u regjistruan mbi 18.000 infeksione të reja. Në përpjekje për të kufizuar numrin e infeksioneve dhe rrezikun e përhapjes së virusit në Gjermnai janë marrë masa kufizuese. Duke nisur nga e hëna (2.11) jeta publike do të ketë mjaft kufizime.

Pezullimi i aktiviteteve në fushën e kulturës është gjithashtu një masë, që e godet rëndë këtë sektor. Ministrja e shtetit për Kulturën Monika Grütters druan pasoja të rënda për sektorin e artit dhe kulturës: ?Sado që kam mirëkuptim për rregullat e reja që janë të domosdoshme: Për kulturën mbyllja është një katastrofë e vërtetë”, tha politikania kristiandemokrate. Kultura nuk është një delikatesë për elita, por ajo është buka për të gjithë”, theksoi ministrja duke shtuar, se ?Kultura është korrektivi i domosdoshëm për një demokraci të jetuar. Pikërisht kjo është ajo që e bën kulturën relevante për sistemin.”/ DW

Lajmet e fundit nga