Connect with Us

“Nuk do të ngrejmë asnjë herë komision fals”/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti i zgjedh listat me Niçen e Shijakut

Aktualitet

“Nuk do të ngrejmë asnjë herë komision fals”/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Ti i zgjedh listat me Niçen e Shijakut

Publikuar

-

PD letër prokurorit të përgjithshëm/ Bardhi kërkon hetimin e dy kryebashkiakëve

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pse deklaratës që ky i fundit lëshoi për komisionin e përzgjedhje së kandidatëve. Përmes një postimi në rjetin social, Bardhi e akuzoi kryeministrin se është i frikësuar nga procesi zgjedhor ndaj dhe sipas tij merret me procesin e PD. Sekretari i përgjithshëm tha se në 25 prill shqiptarët do të votojnë listat e PD dhe jo sipas tij listat 3D të Ramës që do i përzgjedhë Niçja i Shijakut.

“Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu. Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës”, tha Bardhi. CNA.al/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Një vit pas tërmetit/ Qeveria ia hedh fajin medias për rindërtimin

Publikuar

-

Nga

Një vit pas tërmetit/ Qevria ia hedh fajin medias për rindërtimin

Sot u bënë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, lëkundjet e të cilit morën jetën e 51 personave. Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter dëmtoi dhjetëra banesa.

Duke folur për rindërtimin, Artan Shkreli hodhi akuza ndaj medias duke thënë se media sjell vetëm në rastet e rënda, kur ka edhe raste të suksesshmë.

Shkreli- Ju sillni vetëm këto raste. Ka edhe raste të sukseeshme ku janë marrë banesat

Bushati- Shkon Rama me hudhra ose Veliaj me tortë te rastet e sukseshme

LEXO EDHE:  “Përplasje brenda grupit të PS”/ Hysi kundër ministres Gjonaj?

LEXO EDHE:  Qytetari-Kryeministrit: Paç fatin e pushuesve që u mbytën / Si i përgjigjet Rama? (Foto)

Shkreli- Ata shkojnë më tortë dhe Luli shkon te këto rastet. Media duhet të bëjë ndarjen për publikun

Eni Vasili- Nuk mund të na mësoni punën tonë. Media ka për detyrë të denoncojë./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Publikuar

-

Nga

Ndryshimi i ligjit për TVSH-në fut në vështirësi industrinë e qumështit

Kur kanë kaluar gati dy vjet nga ndryshimi i ligjit për TVSH-në, impakti negativ që kjo skemë ka sjellë tek përpunuesit, është i dukshëm, madje edhe i matshëm.

Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit” në një intervistë për Euronews Albania tregon pasojat, të cilat prekin një zinxhir të gjatë, hallka e fundit e të cilit duket se është konsumatori.

Luis Ndreka, kryetar i qendrës “Industria e përpunimit të qumështit”.

“Kur e blejmë ngarkohemi me 6%, pra rimbursohemi me 6 për qind të kësaj vlere dhe kur e shesim paguajmë 20%. Pra ngelemi 14 % zbuluar. Që në muajt e parë për shkak të barrës fiskale që na ngarkon më tepër, kemi rritur çmimet në treg të pjesës më të madhe të produkteve. Janë rritur 10-12 %. Kjo ka bërë që këto dy vite në qoftë se raftet kanë qenë me 50 % produkte bulmeti të huaja, tani kanë shkuar në 60 apo 70% dhe ndoshta më shumë në muajt dhe vitet në vazhdim nëse nuk bëhet diçka për ta ndryshuar”, tha ai.

Ky sektor po përballet edhe me falimentimin e fabrikave të përpunimit të qumështit, të cilat duket se po e ndajnë barrën e ngarkuar nga TVSH-ja vetëm me konsumatorin, pasi fermerët nuk e përballojnë dot atë.

 “Jo me larg se para pak javësh një nga kompanitë e cila ishte themeluar që në 1992 ka shpallur falimentin dhe një nga arsyet më të mëdha të kësaj ishte skema.  Industria e përpunimit të qumështit është gjetur në njëfarë mënyre midis dy zjarreve. Nga njëra anë ne nuk ja ulim dot çmimin fermerit, sepse kjo do çonte në   zhdukjen e lëndës së parë ose fermave. Nga ana tjetër ja kemi ngritur çmimin , me kosto shumë të madhe, afatgjatë sepse natyrshëm konsumatori do të kaloj në produkte që janë të konkurueshme ndoshta edhe më të lira sesa ne që vijnë nga importi”

Sipas Ndrekës në lidhje me kërkesat e tyre, qëndrimi deri tani i Ministrisë së Financës është i paqartë, ndërsa ai i Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Sipërmarrjes duket pro ndryshimit të kësaj takse, nisur nga impakti negativ që ka sjellë në këtë industri. /Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  Shkatërrimi i kërpudhës/ Ramës si del inati

LEXO EDHE:  Publikoi imazhet e familjarëve të 13 vjeçares/ Edi Rama reagon pas kritikave

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE