LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk do ngrejmë asnjëherë komisione false”/ Rama ironizon votimin e kandidatëve në PD

31 Tetor 2020, 10:15, Aktualitet CNA
“Nuk do ngrejmë asnjëherë komisione false”/ Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Kukësi procesin e votimit të kandidatëve në PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Sipas kryeministrit, PS nuk do të ngrejë asnjëherë komisione false për të ftuar socialistët të votojnë ata që nuk duan, ashtu sikundër bënë kundërshtarët politikë. Sipas tij, të gjitha kandidaturat për deputet duhet të vlerësohen nga vetë partia.

?Ndaj i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë kritika, që të vijnë e të thonë ja kush jam unë. Se është kollaj të flasësh duke parë.  Ne nuk bëjmë komisione sic bëri Luli që tani janë kthyer në hajgare. Komisioni ta jep e Saliu s?ta lë. Komisioni thotë duhet të ikë Saliu, Saliu thotë s?më lu kush më. Pastaj keni pa ju votim t?ju thonë hajde votoni kë s?doni.

Ne nuk bëjmë të tilla votime. Ne nuk bëjmë sikur. Të gjitha kandidaturat do i vlerësoj PS, do i vlerësojmë ne, nuk do ngremë struktura falso dhe urdhëroni hajdeni, me shumë kënaqësi, e shumë dëshirë, për t?ju hapur rrugën. Unë jam këtu, ne jemi këtu.? u shpreh Rama. CNA.al/

Lajmet e fundit nga