Connect with Us

Nga fundi i të korrave tek Dita e të Vdekurve/ Ja çfarë duhet të dini mbi Halloween-in

Blog

Nga fundi i të korrave tek Dita e të Vdekurve/ Ja çfarë duhet të dini mbi Halloween-in

Publikuar

-

Nga fundi i të korrave tek Dita e të Vdekurve/ Ja çfarë duhet të dini mbi Halloween-in

Kjo festë që zhvillohet më 31 tetor të çdo viti, ka qenë një traditë e vjetër fillimisht në ishujt britanikë, më pas u çua përmes emigrantëve në SHBA dhe prej andej në mbarë botën. Prej disa vitesh Halloween-i, ka nisur të kremtohet dhe në Shqipëri. Po cila është origjina e kësaj feste?

Samhain

Halloween e ka origjinën nga festivali kelt Samhain, që ishte viti i ri kelt. Në fakt, ishte Dita e të Vdekurve, dita kur ‘perdja’ midis 2 botëve është më e hollë, dhe kur shpirtrat mund të ktheheshin në botën e të gjallëve.

Festa e të gjithë Shenjtorëve

Më vonë, kur festivali u adoptua edhe nga të krishterët, këta të fundit e kremtuan atë si Festa e të Gjithë Shenjtorëve, megjithëse ende mbante elemente që kujtonin dhe nderonin të vdekurit.

Fundi i stinës së verës

Samhain do të thotë “fundi i verës”. Kjo ditë shënonte fundin e verës dhe të korrave, dhe fillimin e dimrit të ftohtë dhe të errët.

“Zjarret e kockave”

Për të festuar Samhain-in, druidët ndiznin zjarre të mëdha të shenjta, të quajtura fillimisht si“zjarre kockash”, pasi pas festave në zjarr hidhnin kocka si oferta për një blegtori të shëndetshme gjatë Vitit të Ri. Njerëzit sillnin me vete në festë ushqimet e prodhuara me të korrat, dhe sakrifikonin kafshë për darkën pas festivalit.

Veshja

Gjatë kremtimit të Halloween, keltët vishnin kostume, zakonisht prej koke dhe lëkure kafshësh.

Lojërat e ndryshme

Si dhe me festat e tjera, paganët e kremtonin shpesh Samhain me lojëra tradicionale të tilla si kapja e mollëve më dhëmbë, me duart e lidhura nga pas, një lojë që praktikohet ende sot.

Rrepat apo kungujt?

Në atë festë njerëzit gërmonin dhe nxirrnin nga toka rrepa, të cilat më pas gdhendeshin në forma të ndryshme për t’u dukur si shpirtra mbrojtës, pasi kjo ishte një natë magjie dhe kaosi.
Zakoni gjatë Halloween-it i gdhendjes së rrepës u çua në Amerikë nga emigrantët irlandezë. Por meqë në SHBA rrepat nuk ishin dhe aq të lira, amerikanët përdorën kunguj në vend të tyre.

LEXO EDHE:  Situata nga tërmeti/ Presidenti i Parlamentit Europian anulon vizitën në Tiranë

Vizitat nëpër shtëpi

Kjo traditë nisi në rajone të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Njerëzit shkonin nga shtëpia në shtëpi, duke kërkuar bukë të vogla të quajtura “tortat e shpirti” në këmbim të lutjes.

Shpirtrat e pushtuar

Shpirtrat besohej se “argëtoheshin me të gjallët”, ose “gjenin një trup për ta zotëruar për vitin e ardhshëm”. Kjo është arsyeja pse duke u veshur si shtriga, fantazma dhe xhuxha, fshatarët mund të shmangnin të qenit të pushtuar nga shpirtrat.

Ngjyrat

E zeza dhe portokallia, lidhen zakonisht me Halloween-in. Portokallia është simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe së bashku me ngjyrën kafe dhe atë të verdhë, simbolizon të korrat dhe vjeshtën. E zeza është tipikisht një simbol i vdekjes dhe errësirës, dhe shërben si një kujtesë se Halloween ishte dikur një festival që shënonte kufijtë midis jetës dhe vdekjes.

Kuptimi i termit “wicce”, magjistar

Fjala “shtrigë” vjen nga fjala e vjetër angleze ”wicce”, që do të thotë ‘grua e mençur’.Në fakt, shtrigat dhe shtriganët ishin njerëz shumë të respektuar në atëkohë. Sipas besimit popullor, shtrigat zhvillonin natën e Halloween-it, një nga dy mbledhjet e tyre kryesore, ose sabatet.

Samhainophobia

Mijëra njerëz vuajnë sot nga Samhainophobia, që është një frikë irracionale nga festa e Halloween-it./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Si mund ta anashkalojë BE-ja veton e Polonisë dhe Hungarisë

Publikuar

-

Nga

Nga Paul Taylor “Politico.eu”

Partnerët evropianë duhet të përgatiten nëse është e nevojshme për “operacionin bajpas”, për të kapërcyer bllokimin e krijuar nga Hungaria dhe Polonia, për paketës e ndihmës ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Budapesti dhe Varshava, po kërcënojnë të vënë veton kundër buxhetit afatgjatë të unionit dhe fondit të rimëkëmbjes nga koronavirusi, me një shumë totale prej 1.8 trilionë eurosh, përmes një përpjekje cinike për ta mbrojtur veten e tyre nga pagesat e kushtëzuara tashmë me respektimin e shtetit të së drejtës. Në vend se t’i binden kërkesave të tyre, 25 shtetet e tjera të BE-së duhet të gjejnë një mënyrë se si të reagojnë ndaj kësaj përpjekjeje për pengmarrje nga 2 përfituesit më të mëdhenj të subvencioneve evropiane.

Nëse mbi planin e shpenzimeve dhe të ardhurave nuk bihet dakord unanimisht këtë muaj, të gjitha programet e reja, përfshirë grantet për vendet më të goditura nga pandemia dhe do të vonohen. E njëjta gjë do të ndodhe edhe me investimet drejt tranzicionit në një ekonomi dixhitale, dhe me më pak emetime karboni në atmosferë. Dyshja jo-liberale e nacionalistëve konservatorë të Evropës Qendrore – kryeministri hungarez Viktor Orban, dhe udhëheqësi i partisë polake Ligji dhe Drejtësia Jarosllav Kazinski – mendojnë se e kanë vënë me shpatulla pas murit pjesën tjetër të Evropës. Ata presin që t’i detyrojnë kolegët e tyre të tërhiqen gjatë samitit që mbahet në mes të këtij muaji nga Mekanizmi i Sundimit të ligjit, për të cilin ata pretendojnë se është një armë politike për t’i ndëshkuar ata në mënyrë arbitrare.

Pas viteve të goditjes sistematike të paanshmërisë së gjykatave të tyre, neutralitetit të institucioneve shtetërore dhe lirisë së medias, Varshava dhe Budapesti, po tentojnë një kompromis të minutës së fundit, për të hequr çdo masë që do të kushtëzonte pagesat e BE-së ndaj tyre, me pavarësinë e gjyqësorit në këto vende.
Ata po përpiqen të shfrytëzojnë një emergjencë të shëndetit publik, për të siguruar vazhdimin e denigrimit të vlerave demokratike evropiane pa u ndëshkuar. Janë disa rrugëdaljet e mundshme nga ky ngërç. Ish-kryeministri belg Gi Verhoshtad, një udhëheqës liberal në Parlamentin Evropian, ka sugjeruar miratimin e fondit të rimëkëmbjes si një bashkëpunim të zgjeruar, midis një grupi shtetesh sipas Traktatit të Lisbonës.

Edhe kryeministri holandez Mark Rute, ka sugjeruar disa opsione për miritimin e paketës së ndihmës pa Hungarinë dhe Poloninë, ose zbatimin e të gjithë paketës jashtë traktateve ekzistuese, përmes një marrëveshje midis 25 qeverie të tjera. Por juristët thonë se secila prej këtyre rrugëve, bart vështirësi ligjore. Traktati përcakton se çdo bashkëpunim i zgjeruar “nuk duhet të dëmtojë tregun e brendshëm ose kohezionin ekonomik, social dhe territorial”, dhe “duhet të respektojë kompetencat, të drejtat dhe detyrimet e atyre shteteve anëtare që nuk marrin pjesë në të”.

LEXO EDHE:  Ardi Veliu vizitë zyrtare në Athinë/ Bashkëpunimi i në parandalimin e krimit ndërkufitar

LEXO EDHE:  Situata nga tërmeti/ Presidenti i Parlamentit Europian anulon vizitën në Tiranë

Mbi të gjitha, do të kërkohej sërish unanimiteti për të përdorur faturat e buxhetit të BE, dhe për të nënshkruar huazimin e përbashkët për fondin e rimëkëmbjes, që është thelbi i marrëveshjes historike të nënshkruar në korrik. Nga ana tjetër, është e mundur të krijohet një mekanizëm i pavarur për qëllime të veçanta,
me garanci kombëtare për të marrë hua, siç bënë vendet e zonës euro kur krijuan Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, fondin e shpëtimit të eurozonës për anëtarët që rrezikonin të humbin qasjen në tregjet financiare. Por kjo do të shtonte detyrime shtesë në bilancet kombëtare të vendeve anëtare. Gjithsesi, për t’u mbrojtur kundër bllokadës polako-hungareze, 25 vendet e tjera anëtare, duhet të paktën të nisin punën për të krijuar si një mundësi e fundit fondin e rimëkëmbjes jashtë kornizës së BE. Për këtë ekziston një precedent. Në vitin 2011, kur mbijetesa e monedhës së përbashkët varej në fije të perit, kryeministri britanik Dejvid Kameron vendosi veton kundër një marrëveshjeje për të trajtuar krizën e eurozonës duke forcuar disiplinën fiskale.

Të indinjuar nga taktikat e tij, partnerët e BE-së e anashkaluan Britaninë, dhe miratuan disa janë më vonë paketën fiskale si një traktat ndërqeveritar. Vetëm Republika Çeke i doli në krah Londrës. Të tjerët e nënshkruan marrëveshjen, teksa Komisionin Evropian e zbatoi atë. Sot është e vështirë të imagjinohet që Gjermania, kryesuesja e presidencës së radhës së BE-së, të jetë e gatshme të mënjanojë Poloninë, duke marrë parasysh përgjegjësinë historike të Berlinit ndaj fqinjit të saj lindor, por edhe integrimin e thellë ekonomik midis 2 vendeve. Kancelarja Angela Merkel e cilësoi si prioritet unifikimin e BE-së, kur Britania votoi për t’u larguat prej saj në vitin 2016. Disa shtete të tjera të BE-së, mund të kenë dyshime në lidhje me anashkalimin e vetos së një vendi anëtar. Por të frustruar, atyre mund t’u jetë sosur durimi me shantazhet e Orban dhe Kazinskit./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Joe Biden nuk mund ta bashkojë Amerikën?

Publikuar

-

Nga

Biden e akuzon se është dorëzuar përballë virusit/ Trump e mohon

Nga Scott Mcconnell “National Interest”

Donald Trump u përball me një media padrejtësisht armiqësore ndaj tij. Por në krahasim me Joe Biden ai pati një avantazh të qartë në fillim të mandatit. Ai i mposhti dhe iu imponua rivalëve të tij ideologjikë në Partinë Republikane.

Establishmenti i Partisë Republikane, mbajti një fuqi të konsiderueshme në Kongres dhe Senat – dhe Trump nuk mund të qeveriste pa ta. Por Trump kishte mundur Bushin dhe Rubion dhe Kruzin. Ai mund të tërhiqte pas vetes turma të mëdha amerikanësh, ndërsa ata nuk mundën.

Autoriteti i tij mbi Partinë Republikane mund të ketë qenë i lëkundur; “rezistenca” ndaj tij nga ana e Deep State (Shtete të Thellë) dhe nga periferitë e pasura ishte e frikshme, dhe në fund ajo e rrëzoi nga pushteti. Por askush nuk mund t`a mohojë që ngritja e tij ishte bazuar në entuziazmin masiv të votuesve.
Biden , një senator centrist mjaft i pëlqyer në publik, nuk mund të mburret me asgjë të tillë. Ai dominoi në fund pas një fillimi turpërues e të dobët të fushatës së tij, (përfundoi në vendin e katërt dhe të pestë në Ajoua dhe Nju Hempshajër në garat brenda Partisë Demokratike), i shpëtuar vetëm nga mbështetja jetike e një kongresmeni në Karolinën e Jugut, që ndikon tek më shumë votues se çdo politikan në Amerikë, pasuar menjëherë nga një nxitim në panik i demokratëve për t`a sabotuar garën e socialistit Berni Sanders.

Më pas u tërhoqën Majkëll Blumberg, Pit Batigig dhe Emi Klobushar. Biden triumfoi gjatë Super së Martës në kohën kur koronavirusi po mbyllte SHBA-në. Ishte thuajse me siguri rrugëtimi më i dobët, drejt një nominimi presidencial në historinë politike amerikane të kohëve të fundit.

Partia që e propozoi Bajden është më e përçarë se ajo që e nominoi Trumpin në vitin 2016. Dallimi është se beteja midis fraksioneve nuk ka mbaruar ende. Socialistët patën një kauzë të përbashkët me neo-liberalët e “Shtetit të thellë” dhe të korporatave në botë, kur besuan se Donald Trumpi përbënte një lloj kërcënimi unik për demokracinë amerikane.

Por me largimin e Trumpit, ata nuk i bashkon më asgjë. Dikush mund të imagjinojë një politikan të talentuar (një Bill Klinton në kohën e tij më të mirë), që është i aftë të zbusë përçarjet dhe të qetësojë pjesërisht humbësit. Por këtë gjë nuk ka gjasa ta bëjë Bajden as tani dhe në çdo moment të karrierës së tij.

Ndarjet janë po aq të forta sa ato që ndanë dikur kryebashkiakun e Çikagos Riçard Dalej dhe mbështetësit e kandidati demokrat Mekgavërn, që humbi zgjedhjet e vitit 1972. Sot kemi një të majtë liberale ose socialiste që shqetësohet vërtet për pabarazinë ekonomike, e cila është rritur në SHBA gjatë 40 viteve të fundit.
Elizabet Uorren dhe Berni Sanders në një mënyrë më dogmatike folën për ta. Por në PD ekziston edhe fraksioni i politikës së identitetit, që i injoron pabarazitë ekonomike nëse ato nuk kanë të bëjnë me zezakët apo hispanikët, dhe është i interesuar për një luftë kulturore në shkallë të plotë kundër të bardhëve, gjë që do të thotë kundër pjesës më të madhe të kulturës dhe historisë amerikane.

LEXO EDHE:  Konferenca e donatorëve për tërmetin/ Presidenti i Këshillit të Europës vizitë në Tiranë

LEXO EDHE:  Ardi Veliu vizitë zyrtare në Athinë/ Bashkëpunimi i në parandalimin e krimit ndërkufitar

Të dy grupime mbështesin shumë Berni Sanders, por nuk është e qartë se çfarë ndajnë me njëri-tjetrin. Por e sigurt është se praktikisht nuk ndajnë asgjë me miliarderin Majkëll Blumberg apo titanët e tjerë të Wall Street, që kontribuan aq shumë në fushatën e Bidenit. Një pasojë është se që në fillim të tranzicionit, Bajden ka provokuar me përzgjedhjet e tij raciste në stafin që do të ketë.

Gjatë 5 ditëve të fundit, qindra protestues të lëvizjes “Black Lives Matter” (BLM) kanë rrethuar shtëpinë e kryebashkiakut të Los Anxhelosit Erik Garseti, duke protestuar kundër mundësisë që atij t`i jepet një post në kabinetin e administratës Biden. Garseti, ishte bashkë-kryetar i fushatës së Biden dhe ndoshta zyrtari më i njohur hispanik i Kalifornisë, ai është i njohur për refuzimin e kërkesave të BLM për të mos paguar dhe financuar departamentin e policisë në Los Anxhelos. Edhe zgjedhja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Njuzëm si kandidat për të plotësuar vendin vakant në Senat të lënë bosh nga zëvendës presidentja e zgjedhur Kamala Herris, debatohet shumë për shkak të politikës së identitetit, teksa zezakët, hispanikët dhe komuniteti LGBTQ, pretendojnë se atë post e meriton një nga “komuniteti” i tyre.

Dhe nuk dëgjohet asnjë lloj argumenti që bazohet tek karakteri, intelekti ose talenti politik i kandidatëve të tyre të preferuar. Politika brenda Partisë Demokratike, i ngjan gjithnjë e më shumë një loje me shumën zero të garave të identitetit, të zhvilluar nën flamujt e përfshirjes dhe diversitetit.
Këto beteja lokale zhvillohen teksa Bajden po përpiqet të krijojë një kabinet që do të jetë “ më gjithëpërfshirësi në histori”. Kur Bashkimi Sovjetik po shkonte drejt shpërbërjes, Georgi Arbatov, një intelektual pranë Byrosë Politike, vërejti se Moska do t’i shkaktonte probleme të mëdha Amerikës duke e “privuar nga një armik”.

Ai mund të ketë pasur të drejtë. Trump ka pasur të njëjtin funksion për Partinë Demokratike. Tani që e “keqja” është zhdukur, brenda demokratëve do të nisin të përdoren “thikat”. Për këtë arsye, parashikimi më i sigurt politik, është se ata që votuan për një “rikthim në normalitet” nën Joe Biden janë vërtet të zhgënjyer./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://nationalinterest.org/feature/why-joe-biden-can%E2%80%99t-unify-america-173601

LEXO TE PLOTE

Blog

Cila janë 5 vaksinat kryesore kundër Covid-19, që pritet të shpërndahen brenda disa javësh

Publikuar

-

Nga

Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit kanë sjellë me vete disa lajme të mira. Rezultatet pozitive të testeve klinike nga disa vaksina kandidate, nënkuptojnë që ndërsa pandemia nuk ka mbaruar ende, tani është të paktën e mundur që të shohim dritë në fund të tunelit drejt rikthimit në një lloj normaliteti relativ. Ja çfarë duhet të dini mbi 5 vaksinat kryesore, që mund t’i japin fund pandemisë së koronavirusit në pjesën më të madhe të botës.

Oxford-AstraZeneca

Më 19 nëntor, Universiteti i Oksfordit publikoi gjetjet e Fazës II dhe III për një vaksinë kundër Covid-19. Kombinimi i rezultateve nga dy regjime të ndryshme dozimi, kishte një efektivitet mesatar prej 70.4 për qind, e cila ndahet në 90 për qind në një regjim dozimi dhe 62 për qind në tjetrin.

Vaksina e Oksfordit është një adenovirus i ndryshuar gjenetikisht, që zakonisht shkakton të ftohurën e zakonshme tek shimpanzetë. Kur vaksina hyn në trup, ajo përdor kodin gjenetik për të prodhuar proteinën që gjendet në sipërfaqen e koronavirusit, duke shkaktuar një përgjigje që e përgatit sistemin imunitar të luftojë koronavirusin në rast se infektohet.

Nga 3 vaksinat krysore– Oxford-AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer / BioNTech – Oxford- AstraZeneca është aktualisht më e lira për t’u prodhuar dhe më e rëndësishmja, mund të ruhet në një temperaturë standarde midis 2-8 gradë Celsius në frigoriferë që gjenden në shumicën e qendrave shëndetësore dhe spitaleve të botës.

Moderna

Më 16 nëntor, kompania amerikane publikoi të dhëna mbi vaksinën e saj kandidate kundër Covid-19. Për testin e Fazës III, ajo rekrutoi 30.000 vullnetarë në të gjithë SHBA-në. Analiza e 95 rasteve të para me Covid-19 të zbuluara tek pjesëmarrësit, zbuloi se 90 ishin vërejtur në grupin e kontrollit, dhe vetëm pesë në grupin që mori vaksinën e vërtetë. Bazuar në ato të dhëna, ajo tregoi një efikasitet prej 94.5 për qind. Ndryshe nga vaksina e Oxford-AstraZeneca, Moderna bazohet tek acidi ribonukleik (ARN), një molekulë e ngjashme me ADN që gjenerohet natyrshëm nga trupat tanë.

Vaksinat të tilla funksionojnë duke prezantuar fillimisht një sekuencë mARN, një molekulë mesatare që përmban kodin që qeliza të prodhojnë proteina të caktuara. Qelizat e përdorin këtë informacion gjenetik për të prodhuar një pjesë të virusit që shkakton Covid-19, i cili nga ana tjetër stimulon një përgjigje imune. Moderna po synon të prodhojë 50 milion doza deri në fund të vitit. Në varësi të sasisë së porositur, çmimi i saj mund të jetë midis 25 dhe 37 dollarë për dozë.

LEXO EDHE:  Vizita e Palmer/ Tabaku: Nuk shpresojmë të vijë dikush të zgjidhë krizën

LEXO EDHE:  Ardi Veliu vizitë zyrtare në Athinë/ Bashkëpunimi i në parandalimin e krimit ndërkufitar

Pfizer/BioNTech

Dy kompanitë, ishin të parat që njoftuan një vaksinë të mundshme për Covid-19, pas testeve të Fazës III. Ato shqyrtuan 94 raste të koronavirusit midis 43.000 pjesëmarrësve në provë. Të 94 pjesëmarrësit morën 2 doza ose të një vaksine ose të një placeboje (një vaksine të rreme). Shtatë ditë pas dozës së dytë, Pfizer zbuloi se vaksina ishte më shumë se 90 për qind efektive. Pfizer njoftoi më pas për një efikasitet prej 95 për qind duke filluar nga dita e 28-të pas dozës së parë. Ngjashëm me Moderna, vaksina e Pfizer është e bazuar në mARN dhe funksionon e mirë tek njerëzit e moshuar, që janë edhe më të rrezikuarit nga Covid-19. Problemi më madhor është se kjo vaksinë duhet të ruhet në një temperaturë ngrirje prej -70 gradë Celsius.

CanSino Biologics

E quajtur Ad5-nCoV, vaksina anti-Covid e zhvilluar nga kompania kineze CanSino Biologics, ishte e para që mori miratimin për t’u përdorur tek njerëzit që më 25 qershor. Shkalla e efektivitetit të saj mbetet e panjohur, pasi prodhuesit kinezë të vaksinave nuk kanë bërë ende publike të dhëna nga testet e tyre të Fazës III.

Ndërkohë kjo vaksinë po shitet në tregun e zi për 91 dollarë doza, një çmim i përballueshëm vetëm nga një pakicë e kinezëve të shtresës së mesme. Kompania shpreson të prodhojë mbi 1 miliard doza deri në fundin e vitit të ardhshëm.

Qendra Gamaleya

Vaksina ruse kundër Covid-19 është Gam-COVID-Vac, ose “Sputnik V” siç është pagëzuar nga qeveria. Zhvilluesja e vaksinës, Qendra Shtetërore Ruse Gamaleya, përdori një qasje të ngjashme me Oksfordin në krijimin e “Sputnik V”, por në vend që të përdorë vektorët e adenovirusit të shimpanzetë, ai bazohet në dy vektorë njerëzorë të adenovirusit.

Kohët e fundit, Rusia ka kërkuar leje nga Organizata Botërore të Shëndetësisë për të shpërndarë vaksinën e saj në nivel global. Nëse është e suksesshme, 200 milion doza të “Sputnik V” do të shpërndahen në Brazil, Meksikë dhe Indi. Por kjo vaksinë ka krijuar shqetësimin e ekspertëve lidhur me efikasitetin e saj, edhe pse rusët raportojnë për një efikasitet 95 për qind të vaksinës, dhe se çdo dozë do të kushtojë vetëm 10 dollarë për tregjet ndërkombëtare./CNA.al.

https://www.wired.co.uk/article/coronavirus-vaccines-frontrunners

 

LEXO TE PLOTE