Connect with Us

“Negociatat nuk hapen as në 2025-ën”/ Meta del me parashikimin e frikshëm

Politikë

“Negociatat nuk hapen as në 2025-ën”/ Meta del me parashikimin e frikshëm

Publikuar

-

“Negociatat nuk hapen as në 2025-ën”/ Meta del me parashikimin e frikshëm

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se refuzimi i BE-së për pritjen e Komisionit të Venecias, në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor , do të konkludojë në moshapjen e negociatave këtë vit.

Madje Meta shkon dhe më tej ku shton se bllokimi i çeljes së negociatave do të vazhdojë deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.

“Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998, mbi të gjitha ishte konsensual, pikërisht për shkak se mori votëbesimin e popullit.

Për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra.

Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve.

LEXO EDHE:  Reforma në administratën publike/ Meta apel partive politike

Kjo është arsyeja pse 97 copë deputetë e refuzuan apelin e Bashkimit Europian dhe votuan për bllokimin e çeljes së negociatave, jo deri në 25 prill 2021, se kjo është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A janë socialistët miq të mafias italiane?/ Rama jashtë kontrolli: Ata ia kanë bërë nënën këtij vendi

Publikuar

-

Nga

A janë socialistët miq të mafias italiane?/ Rama jashtë kontrolli: Ata ia kanë bërë nënën këtij vendi

Kryeministi Edi Rama  e ka humbur toruan në konferencën për mediat, teksa është pyetur për përfshirjen e emrave të zyrtarëve socialist në përgjimet e mafias italiane.

Rama sulmoi mediat duke thënë se po dizinformojnë publikun dhe PD, që sipas tij ia kanë bërë nënë këtij vendi.

“Për këtë rast ka folur qartësisht grupi hetimor Italian.

Është turp i pashembullt për të gjithë ju qe keni detyrën të informoni publikun, por jepni llafe dëngla.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet prerë Metës, Idrizit dhe Bashës/S’na ndaloni dot!

LEXO EDHE:  Berisha: Akuza e Doshit, më e rënda në 25 vitet e fundit

Dhe marrja e këtij llumi dhe servirja si ushqim për shqiptarët, netëve të gjatë mejhaneve televizive është turp. Është një turp që i mishëron më së mirë ata të cilët e ushqejnë këtë lloj qasje dhe që prirjen për t’ia bërë nënë këtij veni e kanë prioritet.

Kjo është një marrëzi e pashoqe”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Profecia e Berishës për Blushin/ Do hysh andej nga dole

Publikuar

-

Nga

“Na trego që t’ka ngel fije burrnie”/ Blushi tregon sërish forcën ndaj ligjit me lokalin në Korçë

Tre vite më parë, ish-kryeministri Sali Berisha i dha disa leksione mbi dashurinë dhe xhelozinë ish kreut të LIBRA-s, Ben Blushi gjatë një seance parlamentare.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Berisha i drejtohet si mjek Ben Blushit ndërsa shprehet se qëllimi i Blushit është të kthehet aty nga doli. Mesa duket ky ka qenë një parashikim i saktë i ish kryeministrit, pasi Blushi tashmë është zhytyr aq thellë në skandale sa nuk mund të dalë më.

Blushi është kthyer në njeriun e skandaleve, përplasjeve, grabitjeve dhe falsifikimeve, të cilat janë publikuar me fakte dhe dokumenta.

“Do të them vetëm dy fjalë. Jam mjek, duke të dëgjuar ty konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek do të shpjegoj, si psikolog. Xhelozia është sentimenti që lind në dashuri dhe i cili prodhohet nga frika se personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër. Këshilla ime prapë medikale për ty është kjo: Se më përmallove Blush kur ja recitove Nolit, aty me përmallove pak se e kuptova që ka filluar të të duket ventja dhe Fan Nol. Mos harro asnjëherë, është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë prandaj me karar, se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole”, u shpreh Berisha.

CNA.al prej disa muajsh ka denoncuar një dosje të plotë investigative, në lidhje me pasurinë e ish-deputetit Ben Blushi, i cili rezulton të jetë një oligark në media. (Lexo këtu)

Gjithashtu CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar të Ben Blushit, gjatë kohës që ky i fundit është paguar nga taksat e shqiptarëve, pra nga vitit 2003 deri në vitin 2017 dhe rezulton se pasuria e tij është shtuar në mënyrë të çmendur. (Lexo këtu)

Provat e nxjerra çdo ditë tregojnë se është e pamundur që një njeri i paguar me rrogë shteti 20 vite, me të ardhura zyrtare të gëzojë një pasuri të çmendur, e cila vlen miliona dollarë. Ben Blushi është i përlyer në skandale e akuza dhe është vënë  në shërbim të Rilindjes që dje e quante të lidhur me krimin dhe koncesionet.

LEXO EDHE:  BE-ja mund të miratojë vaksinën e Pfizer shumë shpejt

LEXO EDHE:  BE-ja mund të miratojë vaksinën e Pfizer shumë shpejt

Ndërkohë sot është ortak me pronaret e inceneratoreve dhe iu shërben me devotshmëri. Por nuk ngelet pas edhe duke drejtuar Top Channel që e ka kthyer në megafonin e propagandës të Rilindjes së krimit e koncesioneve sic e quante Blushi dikur nga foltorja e parlamentit ku hidhte akuza kundër Edi Ramës e qeverisë që sot i bën fresk.

Skandalet dhe denoncimet e forta për Ben Blushin tregojnë qartë se tashmë ai është kthyer atje ku parashikoi Berisha tre vite më parë, pasi për të nuk ka më shpëtim dhe rrugë për të dalë nga llumi ku zhytet çdo ditë e më shumë./CNA.al

 

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Faktet që “kryqëzojnë” Ben Blushin/ Letra akuzë e biznesmenit drejtuar ambasadës të SHBA

Denoncimet në ambasadën e SHBA/ Biznesmenët kundër Ben Blushit dhe Top Channel

Skandalet me pasuritë dhe falsifikimet/Asnjë hetim ndaj Ben Blushit dhe noteres që vulosi falsifikimin

Ekskluzive-Letra për Ambasadën amerikane/ Ben Blushi bëri vjehrrin pronar në pasuri miliona dollarë

Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcënime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

Letër në Ambasadën e SHBA-së për Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin/ Shantazh, kërcënime, fyerje dhe tentativë për të grabitur prona

Ekskluzive-Zbulohen të tjera dokumente/ Si gënjeu Ben Blushi për pronën 500 milionëshe, vjehrri e nxjerr “zbuluar”

Dokumentet-Ben Blushi shet biznesin në Korçë/ Zbulohet skema, si përfitoi dhjetëra milionë lekë

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

Ben Blushi, ky “Robin Hood” i medias shqiptare

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama konferencë me ministren Ekonomi/ Sektori i bujqësisë zë deri në 20% të PBB-së

Publikuar

-

Nga

Rama konferencë me ministren Ekonomi/ Sektori i bujqësisë zë deri në 20% të PBB-së

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, kanë dalë sot në një konferencë ku po bëhet një raport në lidhje me zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi gjatë fjalës së saj deklaroi se bujqësia është ndër sektorët më të rëndësishëm, duke shtuar se ky sektor zë deri në 20% të prodhimit të brendshëm bruto.

Teksa theksoi se në vendin tonë është rritur prodhimi bujqësor, Ekonomi tha se është rritur dhe eksporti.

“Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishme të ekonomisë, Jep 18% të prodhimit të brendshëm Bruto. Kur bëjmë krahasimet mes 2013-2019, shohim se prodhimet janë rritur. Përveçse kemi prodhuar, kemi eksportuar fortë. Eksportet janë rritur 145%. Raporti mes importeve dhe eksporteve ka ardhur duke u përmirësuar. Sot prodhimet tona shkojnë në 75 vendet të BE dhe në territor më të largëta, si Kina dhe Hong Kongu. Një sektor tjetër me rëndësi është dhe sektori i peshkimit. Sa i takon investimeve të klasës së fermerëve, qeveria angazhoi fonde prej 9.5 mld lekë për të bërë të ujitshme tokën. Një lajm i rëndësishëm, së bashku me BE në janar të këtij viti ka filluar vendosja e blu-bosk në anijet e peshkimit.”, tha Ekonomi.

LEXO TE PLOTE