Connect with Us

Në hall për stadiumin, Tirana-Kukësi mund të luhet në Korçë ose Laç

Sport

Në hall për stadiumin, Tirana-Kukësi mund të luhet në Korçë ose Laç

Publikuar

-

Ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit është ende në ajër. Klubi bardheblu nuk ka vendosur ende se ku do të luhet ky takim. Me tri stadiume të mbyllura dhe Tiranën që nuk luan dot në “Selman Stërmasi”, si klubi dhe FSHF po kërkojnë stadium për këtë ndeshje.

“Panorama Sport” mëson se dje bardhebluve u është ofruar fusha e Korçës ose stadiumi “Skënderbeu”. Federata ka thënë që ndeshja mund të luhet të mërkurën në orën 13:45 në Korçë. Edhe klubi “Skënderbeu” ka qenë dakord që të luhet kjo ndeshje në stadiumin e Korçës.

Gjithsesi, Korça është larg dhe Tirana ka hezituar që të luajë në stadiumin “Skënderbeu”. Shpenzimet për të dyja klubet do të ishin shumë të larta. Opsioni i dytë është stadiumi i Laçit. Qyteti është afër dhe dy skuadrat do ta kishin të thjeshtë të luanin në Laç. Për momentin nuk ka komunikime mes palëve për një marrëveshje apo vendosje të ndeshjes.

TiranaKukësi, sfida më e rëndësishme e Superiores, është në ajër. Me shumë mundësi takimi do të luhet në Korçë, ndërsa vetëm një marrëveshje mes dy klubeve Tiranës dhe Laçit mund të bëjë që sfida të transferohet në Kurbin. Për momentin, Shqipëria është në krizë stadiumesh dhe shumë fusha janë ose duke u ribërë, ose në gjendje jo të mirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Shkoi për kurim në Turqi, Gega takon Rocën në Stamboll

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Kukësit, qëndroi për një javë i shtuar në një spitak në Stamboll, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, pasi më parë ishte infektuar me Koronavirus.

Pas një jave nën kujdesin e mjekësve të spitalit turk, tashmë gjithçka ka kaluar dhe trajneri është rikthyer në Shqipëri. Megjithatë para se të largohej, Eduart Rroca, ish-mesfushori i Kukësit, nuk mund të rrinte pa e takuar trajnerin e verilindorëve.

Rroca i cili luan për Istanbulspor, ka takuar trajnerin dhe nuk ka ngurruar të postojë në foto me të, duke e shoqëruar me shkrimin: “Gjithçka është mirë”. Tashmë trajneri Gega ka kaluar gjithçka dhe është rikthyer në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Seria A

E PAPRITUR/ I infektuar me ‘COVID’, Etrit Berisha dërgohet në spital

Publikuar

-

Nga

Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është dërguar në orët e fundit në klinikë.

Gardiani i SPAL-it dhe kombëtares është infektuar nga koronavirusi, ndërsa klubi italian raporton se 31-vjeçari është dërguar në klinikën e Konas.

Në njoftimin e klubit të Serisë B nuk thuhet se cila është gjendja shëndetësore e portierit.

Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Berisha nuk ka luajtur me SPAL-in në 3 ndeshjet e fundit. Ai rezultoi pozitiv me ‘COVID’ në 27 nëntor.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Poketino mund të ulet në stolin e Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Ish-trajneri i Totenhemit Mauricio Poketino është tekniku më i kuotuar për të pasuar Zinedin Zidanin në stolin e Realit. Ky i fundit ndodhet në fije të perit pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampioneve 2-0 në Ukrainë me Shahtjor Donetskun.

Në Spanjë tashmë emri i Poketinos po përflitet shumë në orët e fundit, ndërsa kujtojmë që argjentiasi pëlqehet shumë nga tifozët e “Los Blancos”. Madje, në të kaluarën, ai ka qenë i preferuari i presidentit të Realit Florentino Perez për të stërvitur skuadrën.

Megjithatë, do të shikohet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë “Santiago Bernabeu” pasi skuadra nuk po arrin do të sigurojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

LEXO TE PLOTE