Connect with Us

Morën peng dhe dhunuan 41-vjeçarin/ Arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre në Himarë

Kronika

Morën peng dhe dhunuan 41-vjeçarin/ Arrestohen dy vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre në Himarë

Publikuar

-

Trafik droge nga Hani i Hotit drejt vendeve të BE/ Arrestohen 2 persona, policia zbardh detaje

Policia e Himarës ka arrestuar tre persona që kanë marrë peng një person dhe e kanë dhunuar.

Blutë raportojnë se më datë 27.10.2020, ka marrë një njoftim se në lagjen nr. 1, Himarë, 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin S. G., 41 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, gjetjen e personit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Pas një pune profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorëve, si dhe gjetja e personit, i cili pasi ishte dhunuar dhe mbajtur disa orë peng, nuk kishte njoftuar Policinë, por ishte larguar në drejtim të Sarandës pa njoftuar as familjarët e tij.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

N.M., 26 vjeç, A. M., 26 vjeç (vëllezër), dhe I. M., 26 vjeç, banues përkohësisht në Himarë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin më parë, për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në makinën e tyre, shtetasin S. G., të cilin e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë braktisur në një zonë të pyllëzuar, 2 km në lindje të qytetit të Himarës. Pas disa orësh, shtetasi S. G. ka shkuar në banesën që kishte me qira në Himarë, është mjekuar dhe është larguar në drejtim të Sarandës, ku më pas është gjetur në fshatin në fshatin Mursi, Sarandë, duke punuar në punë sezonale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Opel” i përdorur nga tre të rinjtë.

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Një ditë para 10 vjetorit të 21 Janarit/ Policia e Tiranës kërkon rihapjen e hetimeve

Publikuar

-

Nga

Një ditë para 10 vjetorit të 21 Janarit 2011/ Policia e Tiranës kërkon rihapjen e hetimeve

Një ditë para 10 vjetorit të 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues në Bulevard, policia e Tiranës ka kërkuar hapjen e hetimeve.

CNA.al mëson se në orën 16:00 Policia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori kërkesën për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin.

Por bëhet me dije se kjo nuk është regjistruar ende si dosje, pasi ka ardhur pas orarit zyrtar.

Pritet që kërkesa e policisë së Tiranës të regjistrohet nesër si dosje, ndërkohë kujtojmë se në protestën e 21 janarit të vitit 2011, mbetën të vrarë qytetarët Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.

Hetimi i ngjarjes çoi si të pandehur dy ish-gardistët Agim Llupo dhe Ndrea Prendi, tyë cilët u dënuan me e një vit burg dhe Llupo me 3 vite, me pretekstin se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të dënuar për trafik droge/ Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij

Publikuar

-

Nga

Infektohen 3 prokurorë në Tiranë/ Mbyllet institucioni për 15 ditë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot vendosjen e sekuestros perventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Sokol Markut dhe vëllait të tij E. Marku.

Mësohet se Sokol Marku, i biri i Lazdër dhe i Gjela, i datëlindjes 05.07.1988, lindur në Mirditë dhe banues, në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare, është i dënuar më 11 mars të vitit 2013 me 5 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Gjithashtu gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. Nga të dhënat e marra, Marku merret dhe me trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Prokuroria e Tiranës, në bazë të materialeve të dërguara nga Seksonit për Hetimin e Pastrimit të Parave & Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë rregjistrimin e Procedimit penal 4257 viti 2019 për veprat penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287, ku janë sekuestruar 18 automjete duke vazhduar nga PORSH, BMË etj, dy aktivitete biznesi lokale si dhe 10 pasuri re paluajtshme si njësi tregtare vila, apo apartamente me një vlerë rreth 5 milonë euro përafërsisht.

Në Tiranë emër të Sokol Markut dhe familjarëve të tij figurojnë pasuritë e rregjistruara si më poshtë:

ZK 8370 volumi 26, faqe 154, njësi me sipërfaqe 53.6 m2.

ZK 8340 volumi.23, faqe 67, truall me siperfaqe 1261 m2.

ZK 8340 volumi 24, faqe 67, ndërtesë me sip. 150 m2.

ZK 3866 volumi 33, faqe 118, apartament me sip.50 m2.

ZK 8120 volumi 48, faqe 57, truall me sip.412.3 m2 dhe ndërtësë me sip.173.8 m2. apartament ne kavaje me sip 70 m2 ne zk3101 qerret lavajr pasuri a me nr 14 /229. Biznesi bar kafe me adrese ne rrugen dora distra godine dy kateshe me

Nje siperfaqe trualli 3600 m2 dhe ndertim 260 m2 per kat me emrin Hoë  higt dhenemer tregtar viteli bar. Bisnesi bar kafe ne rrugen Shaqir hoshafi me nje siperfaqe 115 m2 me nipt l62115036h pasuria me nr 3/257 zk 8150 . objekt trenkatesh ne rrugen e dibres ne proces legalizimi me sip 160 m2 per kat dhe papafongo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I akuzuar për pengmarrje/ Kapet më Kosovë 33 vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

I akuzuar për pengmarrje/ Kapet më Kosovë 33 vjeçari shqiptarë

Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Fast Albania dhe  Fast Kosova  është  bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Nga Njësia Speciale Fast Kosova, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania, u arrestua në Suarekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel.

Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i  armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

LEXO TE PLOTE