Connect with Us

Më telefonon Halili, thotë ma zgjidh këtë hall se kemi ndeshje me Jang Bojs”, Ilir Meta sqaron çështjen “Kobina”

Sport

Më telefonon Halili, thotë ma zgjidh këtë hall se kemi ndeshje me Jang Bojs”, Ilir Meta sqaron çështjen “Kobina”

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku veç të tjerave foli edhe për rastin e shtetësisë shqiptarë të futbollistit ganez të Tiranës, Uinful Kobina, që u cilësua si skandal.

Kreu i shtetit ka sqaruar arsyen përse vendosi t’i japë pasaportën shqiptare ganezit, duke u shprehur:

“Për të fshehur skandalet, kanë sajuar një skandal që president i ka dhënë shtetësi shqiptare “terroristit” Kobina të klubit të Tiranës.  Unë nuk e di çfarë ka bërë ai. Më merr presidenti i Tiranës dhe gjithë ata dhe më thonë ma zgjidh këtë hall se kemi ndeshje me Jang Bojsin. Çfarë të bëjë presidenti në këtë rast? Pse, nuk është në interes përfaqësimi sa më dinjitoz i Tiranës apo Partizanit?

Nuk është shkelur ligji. Jo ka qenë i dënuar, jo nuk ka qenë i dënuar. Ne flasim për kryeministra që kanë qenë të dënuar në Zvicër, kanë qenë të dënuar në Milano. E para, ai ka marrë konfirmimin përkatës sipas institucionit përgjegjës për sigurinë kombëtare. Pa marrë atë, nuk e merrte kurrë firmën e Ilir Metës. Këta thonë pse ia ka dhënë me procedura të posaçme”, ka shpjeguar Ilir Meta për rastin e nënshtetësisë së Kobinasë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E DHIMBSHME/ Trajneri i Superiores humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

Trajneri i portierëve të Vllaznisë Ideal Lekiqi humbi sot babain e tij. Lajmi u dha nga klubi shkodran në faqen zyrtare, ku bën me dije se i ati i pjesëtarit të stafit teknik kuqeblu është ndarë nga jeta.

Lekiqi punon prej vitesh si trajner i portierëve te Vllaznia.

NJOFTIMI I VLLAZNISË

-NGUSHËLLIM-

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta babai i trajnerit të ekipit tonë Ideal Lekiqi. Klubi i Futbollit Vllaznia i qëndron pranë atij në këto momente të vështira duke i shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme e të dhimbshme të njeriut të shtrenjtë të tij!

LEXO TE PLOTE

Seria A

Buzëqesh Milani, Pioli mposht virusin dhe rikthehet në stol

Publikuar

-

Nga

Stefano Pioli kthehet në pankinën e Milanit! Tekniku i “Djallit” ka kaluar plotësisht koronavirusin së bashku me asistentin e tij Xhakomo Mureli. Lajmi i mirë u dha nga klubi kuqezi në faqen zyrtare.

Jo vetëm kaq, por Pioli do të drejtojë nga pankina nesër skuadrën në përballje me Sëlltikun. 55-vjeçari qëndroi prej ditësh në izolim teksa u infektua me koronavirus.

Megjithatë, skuadra vazhdoi me serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa kryeson Serinë me 23 pikë, 5 më shumë se Interi i vendit të dytë Gjatë mungesës së tij, Milanin e drejtoi Daniele Bonera.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana mbush xhepat, klubi bardheblu merr “premio” para derbit

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës më në fund ka kaluar shpërblimin që miratoi Këshilli Bashkiak javë më parë. Shumë nga ata që dolën kampionë apo që ishin pjesë e skuadrës sezonin e shkuar prej ditësh kanë marrë paratë.

Kujtojmë që Bashkia e kryeqytetit pas titullit dhe miratimit nga Këshilli Bashkiak njoftoi se do t’i kalonte klubit bardheblu 150 milionë lekë të vjetër për trofeun që Tirana fitoi në gushtin e shkuar.

Prej disa javësh klubi bardheblu ka pritur shumën e parave, por procedurat nuk ishin përfunduar. Vetëm pas plotësimit të procedurave lojtarët dhe stafi që kishin emrin në listën e përfituesve morën paratë e dhëna nga Bashkia.

LEXO TE PLOTE