Connect with Us

Lazio në emergjencë totale, Inzaghi “kryqëzon gishtat”

Seria A

Lazio në emergjencë totale, Inzaghi “kryqëzon gishtat”

Publikuar

-

Simone Inzaghi pret me ankth përgjigjet e tamponëve të futbollistëve të tij, pasi kur jemi pak më tepër se 24 orë larg ndeshjes me Torinon, bardhekaltrit numërojnë një listë të gjatë futbollistësh të padisponueshëm.

Në prag të transfertës ndaj Club Brugge në Europa League, testimet e UEFA-s konfirmuan si pozitivë futbollistë si Immobile, Luis Alberto, Lazzari e Anderson, të cilët iu shtuan emrave si Strakosha, Lucas Leiva, Luiz Felipe, Armini e Cataldi.

E si të mos mjaftonin këta, në klubin e Lazios janë të dëmtuar edhe futbollistë si Radu, Luliç e Escalante, ndërsa të enjten në mbrëmje listës iu shtuan edhe Fares e Patric, ndaj skuadra është në emergjencë totale para sfidës me Torinon.

Shpresat e drejtuesve të Lazios janë që testet e UEFA-s të kenë gabuar si të rastin e Hakimit të Interit një javë më parë dhe të rikuperojnë ndonjë nga futbollistët e prekur nga koronavirusit, pasi përndryshe Inzaghi do të ketë në pankinë vetëm futbollistë nga ekipi i të rinjve.

Klubi roman e kishte mundësinë të kërkonte shtyrjen e ndeshjes me Torinon, pasi protokolli e parashikon qartë që në rast se një klub ka 10 mungesa, mund të kërkojë vetëm një herë në sezon shtyrjen e ndeshjes, megjithatë Lotito e Tare kanë vlerësuar që përballja me skuadrën “granata” të luhet sipas kalendarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Juventusi zhgënjen në kampionat përballë Beneventos

Publikuar

-

Nga

Juventusi i Andrea Pirlos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Beneventos, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A. Ky ishte barazimi i katërt për bardhezinjtë, të cilët nuk po bindin në këto javë të para.

Pa Kristiano Ronaldon në fushë, skuadra e Pirlos, duket se e ka të vështirë të shënojë. Alvaro Morata ishte ai që realizoi në minutën 21-të, ndërkohë që vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me Letician.

Pavarësisht përpjekjeve, Juventusi nuk arriti të realizonte golin e fitores në fragmentin e dytë të lojës, duke u “kënaqur” me vetëm 1 pikë, përballë Beneventos së Filipo Inzagit.

FT: BENEVENTO – JUVENTUS 1-1
Leticia 45+4′ / Morata 22′

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi bind në kampionat, fitore spektakolare ndaj Sasuolos

Publikuar

-

Nga

Interi i Antonio Konte arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Sasuolos, duke triumfuar me rezultatin 0-3. Fitorja e 5-të, në kampionat për zikaltërit, të cilët janë ngjitur momentalisht në vendin e dytë me 18 pikë në 9 ndeshje.

Aleksi Sançez hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Çirishes, shënoi në portën e tij në minutën e 14-të, duke ngritur shifrat në 0-2.

Për të vulosur këtë fitore bindëse të zikaltërve mendoi mesfushori Galjardini, i cili në minutën e 60-të, pas një aksioni model, mposhti për herë të tretë portierin Konsili. Sfidën e radhës Interi do e luajë në shtëpi ndaj Bolonjës, ndërkohë që Sasuolo do të jetë mysafire në kryeqytet përballë Romës.

FT: SASUOLO – INTER 0-3

Sançez 4′, Çirishes 14′ (autogol), Galjardini 60′

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

E bujshme/ Inteti tenton yllin e Juventusit

Publikuar

-

Nga

Juventusi vazhdon që të bëjë vlerësimet për të ardhmen profesionale të Paulo Dibalës, ndërsa shumë skuadra mbeten në pritje për të mësuar më konkretisht vendimin final që do të dalë nga selia bardhezi. Dhe një ndër klubeve të mëdha në pritje për numrin 10 të kampionëve të Italisë është edhe Interi.

Xhuzepe Marota, ai që e solli në Torino Paulon, nuk ka ndërmend që të heqë dorë dhe çdo merkato provon që ta bëjë të vetin. Sigurisht, Juventusi nuk është nga ato klube që mendohet shumë se ku do ta shesë dikë, nëse i vendos vetes në kokë që nevojiten para apo futbollisti nuk është më i denjë për të veshur bluzën e tyre, ndaj edhe Interi, ashtu siç mund të jetë Mançester Junajtid, Reali i Madridit, PSG-ja etj., është një kandidate reale për të bërë të vetin 26- vjeçarin argjentinas.

Dibala nga ana e tij është gjithashtu në mëdyshje për të vazhduar apo jo sezonin e ardhshëm te Juventusi, duke parë edhe se drejtuesit e klubit nuk pranojnë pretendimet e tij ekonomike prej të paktën 12 milionë eurosh në sezon dhe kaq mjafton që hipoteza e divorcit të jetë më se e mundur këtë verë, pa akordin mes palëve.

Dhe pikërisht këtu hyn në skenë Interi, i cili ka një problem të ngjashëm si ai mes Juves e Dibalës me argjentinasin e tyre, Lautaro Martinez, i cili kërkon 7.5 milionë euro neto në sezon për të rinovuar kundrejt ofertës prej 5 milionësh të Interit.

Dhe, pse jo, që të mos lodhen shumë me bisedime mes tyre, zikaltrit janë sigurisht gati që të provojnë të hyjnë në garë për Dibalën, ndonëse këtë verë nuk duhet harruar se sforcot e para do të bëhen për Lionel Mesin, nëse ky i fundit vendos që të largohet nga Barcelona me parametër zero.

Por, nëse nuk arrihet “Pleshti”, sigurisht që Dibala është një lojtar pak a shumë i ngjashëm me argjentinasin e katalanasve dhe 80 milionë eurot që Juventusi kërkon nuk do të jenë një problem të gjenden. Ato dhe më shumë madje (klauzola vlen 111 milionë euro) do t’i sillte Lautaro Martinezi. Nëse Barcelona duket se është tërhequr, në garë ka hyrë Mançester Siti, i cili ka treguar se nuk ka probleme parash.

LEXO TE PLOTE