Connect with Us

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani me fat, kualifikohet në tavolinë

Sport

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani me fat, kualifikohet në tavolinë

Publikuar

-

Elbasanit i ka rezervuar kalendari një ndeshje Kupe me Luftëtarin, përballje e cila me shumë gjasa nuk do të zhvillohet për shkak të problemeve të klubit gjirokastrit. Gjithsesi, për aq kohë sa nuk ka asgjë zyrtare sa i përket ekipit kundërshtar, verdheblutë janë të gatshëm për çdo rast.

Për momentin vëmendja maksimale është përqendruar te përballja e parë e kampionatit, ajo me Egnatian, e cila do të luhet në qytetin e Cërrikut. Pritet që në këtë ndeshje të parë tekniku Lleshanaku ta ketë të plotë të gjithë grupin dhe do të ketë mundësi të hedhë në fushë lojtarët që janë më në formë.

Gjatë kësaj merkatoje u bënë disa afrime, të cilat shpresohet ta kenë përforcuar skuadrën. Në takimin miqësor që skuadrat patën këtë periudhë, rrogozhinasit fituan thellësisht 6 me 0. Një rezultat ky që tregoi edhe diferencat që kanë skuadrat, edhe pse në Elbasan e konsideruan thjesht si një aksident të pakëndshëm.

Mirëpo, në kampin elbasanas besojnë se do të jetë një tjetër histori ajo e ndeshjes zyrtare dhe do të jenë elbasanasit ata që do të fitojnë kësaj here. Para kësaj sfide mund të thuhet se verdheblutë do të vijnë më të avantazhuar, duke qenë se do të kenë më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do ta nisin ashtu si duhet këtë sezon verdheblutë apo jo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Zbulohet arsyeja pse Hasani zgjodhi numrin 24 te Partizani

Publikuar

-

Nga

Kur të gjithë prisnin që Ferhan Hasani të mbante numrin 10 në fanellën e Partizanit, fantazisti u prezantua me numrin 24. Një numër që nuk pritej, por që ka një histori nga pas. Në sezonin 2013- ’14, Hasani u transferua për 260 mijë euro nga skuadra e Volfsburgut te Brondbi, aty ku mbajti për herë të parë numrin 24.

Pas dy sezoneve në Danimarkë, Hasani u transferua te Shkëndija, ku sërish mbajti numrin 24 mbi shpinë gjatë sezonit të parë. Më pas, “Buba” shkëlqeu me numrin 10 mbi shpinë.

Të njëjtën gjë duket se Hasani kërkon ta përsërisë edhe te Partizani. Fantazisti do të mbajë deri në fund të sezonit numrin 24 në fanellë, ndërsa nga sezoni i ardhshëm, pritet të marrë edhe fanellën me numrin e tij të preferuar, që për momentin është vakant.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Real Madridi në telashe, nuk po rinovon dot me dy yjet e ekipit

Publikuar

-

Nga

Dy yjet e Real Madridit, Sergio Ramos dhe Lucas Vazquez ende janë duke pasur probleme në rinovimin e kontratës. Dy ofertat e para të bëra nga Florentino Perez janë refuzuar nga lojtarët që janë të lirë në negociojnë me skuadra të tjera

Në 18 muajt e fundit, pandemia e COVID-19 ka ndikuar në financat e klubit, andaj Reali thuhet se nuk dëshiron të investojë shumë në rinovimin e kontratës.

Këto raportime nuk i pëlqejnë trajnerit Zinedine Zidane, që i ka në formacionin bazë si Ramosin ashtu edhe Vazquezin.

Në rast që s’arrihet marrëveshja së shpejti mes dy palëve, atëherë dy lojtarët do largohen me Ramosin që kërkohet me ngulm nga PSG-ja, derisa Vazquez është i lidhur me kalimin në Premierligë.

Pasuesi i Ramosit shihet David Alaban, për të cilin thuhet se ka arritur marrëveshje katërvjeçare me “Los Blancos”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana donte Mirel Josën, por ia rrëmbeu Kukësi

Publikuar

-

Nga

Klubi i Tiranës do të zyrtarizojë këtë të mërkurë si trajner Orges Shehin, i cili do të ulet në stolin e bardhebluve në vendin e lënë bosh nga Nevil Dede. Një zgjdhje e cila ka ardhur me sugjerimin e drejtorit sportiv Tefik Osmani i cili e njeh mirë Shehin nga ditet e tyre si “ujqër dëbore” në Korçë.

Por kontaktet dhe marrëveshja me Shehin është arritur vetëm në paraditen e të martës, pasi ai nuk ishte zgjedhja e parë e drejtuesve badheblu të cilët kishin nisur kërkimin për trajnerin e ri menjëherë pas sfidës së humbur me Laçin, duke pasur parasysh që nuk kishte kohë për të humbur në një kampionat me një kalendar shumë të ngjeshur.

Drejtuesit e klubit e kishin në mendje ermin e aitj që do të merrte drejtimin të paktën deri në fund të këtij sezoni dhe u munduan që të kotaktonin menjëherë me të. VIP Sport ka mësuar nga burime në klubin e Tiranës së kjo zgjedhje ishte Mirel Josa, të cilin presidenti Halili e njeh shumë mirë, ashtu si edhe drejtori Osmani.

Por përgjigja që kanë marrë nga Josa ishte e paparashikuar. Bardheblutë mendonin se ai ishte ende trajner i lirë, por nuk e dinin se vetëm dy orë më pare, pikërisht kur nga pankina e Tiranës largohej Dede, Josa i kishte dhënë fjalën Kukësit se do të ulej në stolin e verilindorëve. Ndaj përgjigja negative e një prej ikonave të klubit bardheblu bëri që para kamerave pas sfidës, drejtuesit e skuadrës të shfaqeshin shumë të paqartë për të ardhmen e pankinës.

Si rrjedhojë, vetëm gjatë mëngjesit së të martës u kontaktua Shehi dhe u arrit akordi me ihs-trajnerin e Skënderbeut dhe Kukësit, i cili do të ketë për detyrë të kthejë në rrugën e duhur ekipin kampion në fuqi i cili ka fituar vetëm 3 nga 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur.

LEXO TE PLOTE