Connect with Us

“Ke ardhur në pushtet me kompromise”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: 25 prilli do jetë fundi i mbretërimit

Aktualitet

“Ke ardhur në pushtet me kompromise”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: 25 prilli do jetë fundi i mbretërimit

Publikuar

-

Kryemadhi nga Fieri/ Ngritja e inceneratorit ka shkaktuar shpopullim, edhe pleqtë drejt largimit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili e sulmoi ashpër sot në Kukës.

Gjatë një takimi me strukturat në Devoll, Kryemadhi u shpreh se Rama nuk është votuar asnjëherë ashtu si Ilir Meta, por ka ardhur në pushtet si rezultat i kompromiseve. Sipas kryetares së LSI, 25 prilli është dita e fundit e mbretërimit të tij. Kryemadhi tha se Rama ka frikë nga të rinjtë dhe gratë naftëtare të cilët sipas saj janë të vjedhur nga qeveria.

 “Ka frikë nga të rinjtë, nga gratë naftëtare që u ka grabitur pagat dhe ju grabit edhe naftën. Nafta e Shqipërisë shitet sot më pak se gjysma e çmimit të naftës të çdo vendi tjetër. Frika që njerëzit e kanë kuptuar vjedhjen që u bën Edi Rama  çdo ditë. Ky njeri që në jetën e tij kurrë nuk është votuar, por ka ardhur si rezultat i kompromiseve. Ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e qytetarëve në vitin 200 dhe në vitin 2017 është zgjedhur president me vota. Nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi, por si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider. Që edhe Ilir Meta të jetë krenar për këta të rinj dhe të reja që do e ndjekin nga pas në rrugën e rij si president për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mos u çudisni kur pas disa ditësh të thotë nuk hyj zgjedhje me Lul Bashën, Ilir Metën dhe Monikën. Por 25 prilli është dita ë fundit e mbretërimit kriminal të Edi Ramës dhe grupeve të tij. sot i ka filluar numërimi mbrapsht. Ne nuk do të ndalojmë duke biseduar e ju dhe duke ju nxitur ju që në 25 prill të shkoni të votoni”, tha Kryemadhi. CNA.al/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

E zbulon Alfred Cako/ Ja nga kanë ardhur vaksinat anti-Covid në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

E zbulon Alfred Cako/ Ja nga kanë ardhur vaksinat anti-Covid në Shqipëri

Prej disa ditësh në Shqipëri po injektohen vaksinat anti-Covid, ndërsa ende është anigmë vendi nga ka ardhur kjo vaksinë.

Konspiracionisti Alfred Cako ka zbuluar mbrëmjen e sotme se nga kanë ardhur vaksinat që shkaktuan debat publik.

Ai pretendon se vaksinat kanë ardhur nga Dubai dhe sipas tij, kjo lidhet me vizitën e disa ministrave në Dubai.

LEXO EDHE:  Basha-Ramës/ Të amendojmë Vettingun pa Kushtetuesen

LEXO EDHE:  Në kërkim të 20 mijë Lulushëve

“Kam të dhëna, nuk jam i sigurt që vaksina ka ardhur nga Dubai. Sigurisht me vizitën e Dubait lidhet kjo. Nuk mund të flas më tepër”, deklaroi Cako në emisionin “Rrethi Katror”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

Zona verilindore e Shqipërisë parashikohet të përfshihet nga reshje intensive fundjavën e ardhshme. Për këtë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka vijuar shkarkimet e kontrolluara në digën e Vaut të Dejës në mënyrë që të shmangen sa më shumë mundësitë e përmbytjeve. Korporata thotë se shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, KESH tha se kishte dyfishuar shkarkimet e kontrolluara së fundmi në mënyrë që të shmangë çdo lloj mbingarkese pasi raportet meteorologjike parashikojnë që në periudhën 22-26 janar të ketë reshje intensive shiu në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin.

“Për pasojë prurjet në hidrocentralet Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës priten të rriten ndjeshëm,” – tha KESH-i, – “dhe për këtë arsye shkarkimet e kontrolluara u rritën nga 300 metër kube për sekondë në 700”.

KESH-i vijoi duke theksuar se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes në vijim të dinamikës së zhvillimeve meteorologjike dhe se ato nuk do të ndikojnë në zonat e nën-Shkodrës.

Rreth pesë ditë shira të vazhdueshëm dhe me intensitet të lartë shkaktuan këtë javë përmbytje të mëdha në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Disa rrugë pësuan dëmtime nga rrëshqitjet e dherave ndërsa dhjetëra familje u detyruan të shpërnguleshin përkohësisht për shkak të rrezikut.

LEXO EDHE:  ‘Kukësi si stacion autobusi’/ Rama ironizon protestat e opozitës

LEXO EDHE:  Edi Rama dje përfundoi rilindjen e PS

Zona e Obotit në Shkodër vuajti për disa ditë situatë të rëndë pasi niveli i ujit ishte i lartë. Drejtuesit e KESH-it theksuan disa herë se përmbytja nuk kishte ardhur si rezultat shkarkimeve nga hidrocentralet.

Për reshjet dhe rrezikun e përmbytjeve pati njoftime nga Instituti i Gjeoshkencave që në javën e parë të janarit. Opozita fajësoi qeverinë se i nënvlerësoi ato dhe nuk vuri në dispozicion menjëherë të gjitha mjetet e nevojshme për parandalimin e rrezikut.

Por, qeveria citoi statistika nga institutet shtetërore dhe tha se niveli i reshjeve ishte më i madh se ato të vitit 2010 kur pati përmbytje masive. Ajo tha se u veprua në kohë, se në tërësi situata u menaxhua mirë, u mënjanuan lëndimet në njerëz dhe se për dëmet në bujqësi fermerët do të dëmshpërblehen./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

E sulmoi për dokumentarin/ Marin Mema thumbon Malon: S’ju identifikoja për deputete, tani ju njoha

Publikuar

-

Nga

E sulmoi për dokumentarin/ Marin Mema thumbon Malon: S’ju identifikoja për deputete, tani ju njoha

Deputetja socialiste e qarkut Gjirokastër, Artemis Malo sulmoi ashpër gazetarin Marin Mema për dokumentarin për Dropullin, për të cilin faktonte me dokumenta se në këtë fshat jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, etj.

Ajo e paralajmëronte se nuk do t’i shpëtonte përgjegjësisë ligjore, ndërsa thonte se ekrani do të ishte më mirë pa të.

Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i gazetarit, i cili shprehet se nuk i pëlqen t’i kushtojë rëndësi atyre që shesin dëngla pa lexuar e pa ditur, por i tërhoqi vëmendjen hartimi i deputetes.

Mema e pyet Malon se çfarë qëllimi fshihet pas këtij shpërthimi të saj, ndërsa thekson se e vërteta nuk mbulohet me “like” politike.

Hartimi i shkruar dhe i përgatitur keq si një poezi patetike e klasës së pestë nuk merret me faktet, por me mua personalisht. Ti tregon ujkun, por zonja deputete merret me gjurmët. Ti tregon dokumentat, por zonja deputete nuk i përmend fare. Ti i mëshon bashkëjetesës, por zonja deputete bën sikur nuk e dëgjon. Ti i mëshon mikëpritjes dhe zemrës së mirë të asaj zone, por zonja deputete e anashkalon. Pse o zonjë deputete ? Cfarë të frikson nga ato dokumente ? Nuk ju pëlqejnë ? Nuk ju pëlqeu mesazhi se ne jemi e do të jemi bashkë siç kemi qenë gjithmonë ?

Cfarë interesi fshihni ju si deputete e asaj zone ? Përse në hartimin tuaj të klasës së pestë nuk përmendni edhe historianët e nderuar që folën në dokumentar ? Janë të dy doktorë profesorë dhe jo si shumë prej jush që gradat ju vlejnë sa një sufllaqe… Pse merreni me mua personalisht dhe jo më të dhënat ? Pse nuk ju pëlqen fakti që në Dropull jetojnë familje me mbiemrin Gjini, Gjoni, Nika, Bardhi, Progoni etj etj… Ku është e keqja ? Pse duhet patur frikë për ta thënë diçka të tillë ? Urdhëroni e hidhini shkencërisht poshtë këto fakte dhe lërini hartimet… Faktet janë fakte ! Unë kam sjellë thjesht faktet. I hidhni dot poshtë ? Sigurisht që jo !!

E nderuar deputete unë nuk kam kohë për hartime. Nuk i bëj fresk askujt përveç vendit tim, nuk e shes vendin tim dhe as interesat e tij. Po ju zonjë si do të paraqiteni “nesër” balltazi qytetarëve të Gjirokastrës , Libohovës, Nepravishtës e Lazaratit, Tepelenës e Memaliajt, Përmetit madje edhe Dropullit, ballë të gjithë shqiptarëve të ndershëm në ato zona ? Si do të paraqiteni me hartime të tilla e mbi të gjitha mendime antishqiptare ? Si do tu thoni se keni sulmuar një gazetar që nuk bëri asgjë më shumë se të thotë të vërtetën. Thjesht të vërtetën zonjë. .Thjesht të vërtetën. E vërteta nuk mbulohet me “like” politike ju siguroj. ‘Like’ politike janë të rreme”, shkruan ai.

Më tej, gazetari thumbon Malon, teksa i thotë se deklarata e saj e bëri që ta njihte si deputete, pasi nënvizon se mandatin nuk e ka përdorur kurrë për hallet e zonës në foltoren e Kuvendit.

LEXO EDHE:  Edi Rama dje përfundoi rilindjen e PS

LEXO EDHE:  Video-Opinion/ Baton Haxhiu: Ja si do i bashkohet LSI, PD-së

Ju personalisht nuk keni kuptuar asgjë nga ky dokumentar, mesazhi i të cilit ishte se ne jemi e do të jemi bashkë, në një udhë të përbashkët, me probleme e halle të njëjta dhe sigurisht nuk Ju lejoj ta keqpërdoni këtë mesazh. Janë fakte që bashkojnë zonjë, jo fakte që ndajnë. Kështu nuk i shërbeni askujt përveçse kultivoni ndasinë.

Nëse nuk e keni kuptuar. Atëherë rishikojeni. Urrejtja ju ka zënë arsyetimin. Ky dokumentar ishte në respeskt të banorëve të asaj zone që ju po përpiqeni ta përçani për arsye politike.

Ndoshta më e mira do të kishtë qenë të heshtnit e të mos përpiqeshin më këtë hartim patetik të tërhiqnit vëmendje për të kapur 7 vota më shumë.. Jo për gjë, por ato 7 vota që po kërkoni ti fitoni te ndonjë ekstremist a antishqiptar, JU personalisht do ti humbni të shumëfishuara tek shqiptarët e vërtetë ata që kombin nuk e kanë parti dhe as ngjyra interesash. Mua nuk më intereson aspak partia juaj zonjë dhe as partitë kundërshtare tuajat, mua më intereson e vërteta e kombit tim. Kaq dhe asgjë më shumë. Më intereson ta bëj punën time me korrektësi e vërtetësi pa u shitur e blerë, pa u përdorur si leckë nga askush.

Nëse nuk keni parë kurrë investigime ju ftoj ta bëni më shpesh sepse ka mjaftueshëm në mediat ndërkombëtare. Bëjeni se do kuptoni sa marrëzi keni shkruar. E vërteta ndihmon, afron, ngre ura të forta bashkëjetese dhe nuk lejon që urrejtja e mbjellë nga ekstremistë si JU të cënojë të ardhmen e përbashkët. Mos mbillni urrejtje zonja deputete sepse deformimi pikërisht këtë bën. Kushtojuni më shumë vëmendje zonës tuaj dhe halleve të banorëve të saj.

PS : Mgjth diçka e arritët… Më bëtë t’ju njihja sepse nuk ju identifikoja për deputete. Ndoshta sepse mandatin e deputetit nuk e keni përdorur kurrë për hallet e zones në foltoren e kuvendit. Tani ju njoha. Suksese zonja e hartimeve”, përfundon Mema./ CNA.al

LEXO TE PLOTE