Connect with Us

I shpërtheu makina në flakë/ Flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët

Lajme

I shpërtheu makina në flakë/ Flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët

Publikuar

-

I shpërtheu makina në flakë/ Flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët

Pak minuta më parë ka shpërthyer në flakë teksa ka qenë në ecje makina e Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nga inforacionet paraprake, raportohet se shkak ka qenë një defekt në impiantine  gazit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët.

Vëllai i ish-presidentit nuk ka pasur lëndime, ndërsa në një prononcim për News 24 pohoi se makina duhet të ketë pasur një problem me impiantin.

LEXO EDHE:  “Forcat politike të mbajnë fokusin te reformat”/ Varhelyi: Zgjedhorja kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët mbrapa. Mendoj se është problem me impiantin e makinës. Mendoj se është shkëndijë elektrike asgjë tjetër”, theksoi Ilir Nishani.

Ndërkohë, janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit./ CNA.al

I shpërtheu makina në flakë/ Flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Si t’i shpëtojmë fëmijët nga fryma rebele e “lirisë”

Publikuar

-

Nga

Si t’i shpëtojmë fëmijët nga fryma rebele e “lirisë”

Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepeshkopatës

Fatkeqësisht sot, fëmijët, gjithnjë e më shumë, po bëhen të pabindur ndaj prindërve të tyre. Në shumicën e rasteve nuk kanë respekt ndaj prindit, i thërrasin në emër dhe nuk i dëgjojnë. Sa më shumë rriten, aq më shumë ata rebelohen duke u bërë një problem serioz për prindërit e tyre dhe për shoqërinë.

Por kush e ka fajin për këtë, fëmijët?

Jo. Në radhë të parë e kanë vetë prindërit e tyre, sepse siç thonë; “fëmija është pasqyra e prindit”. Fëmija atë që sheh dhe dëgjon nga prindi, atë imiton në jetën e tij që kur është i vogël derisa më pas i bëhet zakon.

Nqs prindi është i paedukatë dhe me vese, edhe brenda në familje, po ashtu edhe fëmija nuk ka si të bëhet ndryshe, kësaj i thonë; “ç̧të mbjellësh do të korrësh”.

Tek gjendja e fëmijës, prindi, shikon frutin e punës së tij. “Kush mbolli grurë, grurë do korri dhe kush mbolli egjër, egjër do korri”.

Sot, prindërit “modern” janë bërë shumë liberalë në edukimin e fëmijëve duke i lënë një hapësirë lirie pa kufi, sepse sipas psikologëve të kohës kjo mënyrë lirie u zhvillon inciativën, madje as nuk duhen qortuar, sepse kështu ata ndrydhen dhe dëmtohet personaliteti i fëmijës.

Kjo lloj lirie  jo vetëm i robëron fëmijët në egon e tyre, por robëron edhe prindërit nga fëmijët. Madje, sot, janë nxjerrë ligje nga shoqëria që e penalizon një prind, i cili guxon të qortojë fëmijën duke i dhënë një dackë, mjafton një telefon nga fëmija dhe prindi të përfundoj në polici dhe fëmija të livadhisë si dëshiron, duke përjashtuar ato raste ku vërtet prindi e tepron me qortimin duke u bërë rrezik për jetën e fëmijës.

Patjetër duhet të jesh shumë naiv që të besosh se shoqëria, shteti e do më shumë fëmijën se prindi i tij.Kjo “liri” patjetër e ka një qëllim dhe ata që e frymëzojnë dhe e ligjërojnë duan të arrijnë diçka.

Shën Pais Agjoriti na i sqaron këtë lloj “lirie” rebele ndaj fëmijëve:” Prindërit , që nuk e kuptojnë disiplinën, i lenë tani fëmijët e tyre në një liri të shfrenuar dhe i bëjnë vagabondë të vegjël.Një fjalë, u thua, pesë të përgjigjen dhe me paturpësi!Ata mund të bëhen kriminel nesër. Sot po i zhvidhosin fare fëmijët.

Liri” Mos i prekni fëmijët”. Dhe fëmijët thonë: “Ku do të gjejmë një regjim si ky”. Duan t’i bëjnë rebel të vegjël, të mos u binden prindërve, mësuesve , të mos duan asgjë. Kjo gjë i lehtëson në qëllimin e tyre. Po të mos i bëjnë fëmijët,  si do t’i bëjnë copa-copa gjërat ata pastaj?Dhe shikon pastaj të mjerët që janë pothuajse të demonizuar”

Shikoni sa ndryshon ajo që mëson Shkrimi i Shenjtë, për edukimin e mirë të fëmijëve, nga ajo që mësojnë sot psikologët liberalë mos i prekni fëmijët.

“A ke fëmijë? Jepu mësim, e që prej rinisë mësoju ta ulin zverkun.

A ke vajza: Ruaju trupin dhe mos u trego me ato fytyrë butë”.

“Kush e do djalin e vet, nuk i kursen thuprat me qëllim që një ditë të gjejë gëzim në të.

Kush e edukon si duhet djalin e vet do të ketë dobi prej tij, e do të mund të lavdërohet prej tijë”.

“Mos jep tepër liri në rini e mos i përçmo gabimet e tija”.

“Edukoje djalin e ki kujdes për të që të mos heqësh keq e të turpërohesh për shkak të tij” (Libri i Sirakut 27- 22; 30-1-11-13)

Sot, prindi e ka humbur autoritetin prindëror dhe nuk di si të edukojë fëmijët e tij, prandaj edhe fëmijët janë bërë rebel.

Arsyeja është se shumica prindërve, madje edhe me traditë të krishterë, sot kanë humbur marëdhënien me Perëndinë. Nqs një çift i martuar e përjashton Perëndinë nga jeta e tyre, dmth nuk kryen misterin e Martesës në Kishë dhe nuk mbetet i bashkuar me Zotin me lutjen e vazhdueshme dhe me Misteret si Pendim-Rrëfimit dhe Kungimit,  ata kurrë nuk do përmbushin martesën e tyre si burrë e grua, por do dështojnë në detyrën prindërore si baba dhe nënë, sepse Zoti thotë; “pa mua nuk mund të bëni dot asgjë” (Joani 15-5).

LEXO EDHE:  Enca i vë flakën Instagram-it: Çmend fansat me videon ku ekspozon vithet

LEXO EDHE:  10 muaj pas tërmetit tragjik/ Luljeta Bozdo zbulon shkaqet e shembjes dhe dëmtimit të ndërtesave

Po ashtu Zoti ju thotë prindërve, që kanë detyrën të rrisin dhe edukojnë fëmijët: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.” (Marku 10-14)

Kur prindi nuk beson në Perëndi, zakonisht edhe fëmija nuk do besojë, kështu që ligji i Zotit: “Ndero baba edhe nënë që të kesh jetë të gjatë mbi dhe që do japë Zoti Perëndia yt”,( Dalja 20-12) nuk do zbatohet në atë familje.

Nga kjo do të humbasin të dy palët, prindi do të ndjehet i fyer, i poshtëruar dhe i abandonuar nga fëmijët dhe fëmija, në rebelimin e tij, do të shkatërrohet, sepse nuk do ketë as bekimin e Perëndisë, as uratën e prindërve.

Prandaj edhe fëmijët që sot nuk dëgjojnë rebelohen dhe demonizohen, sepse nuk kanë frikë Perëndie. Përgjegjës për këtë janë prindërit, të cilët nuk i edukuan fëmijët e tyre me besimin tek Zoti dhe nuk kultivuan tek ata: “Frikën e Zotit që është fillimi i diturisë”.(Fjalët e Urta 1-7)

“Për sjelljen e keqe të fëmijëve në përgjithësi fajin e kanë prindërit. Nuk i shpëtojnë as këshillat, as disiplina, as rreptësia. Nëse nuk shenjtërohen prindërit, nëse nuk përpiqen, bëjnë gabime të mëdha dhe transmetojnë ligësinë që kanë përbrenda tyre. Nëse prindërit nuk jetojnë jetë të shenjtë, nëse nuk flasin me dashuri, djalli i mundon prindërit me kundërshtimin e fëmijve të tyre.” (Shën Porfiri Kavsokaliviti).

Sot ka shumë prindër që kanë dështuar dhe janë dorëzuar në edukimin e fëmijëve, sepse pavarësisht se u flasin,  fëmijët nuk i dëgjojnë më.

Nuk ju ka mbetur asgjë, vetëm të ankohën e të qahen për fatin e tyre të keq dhe zhgënjimin që edhe pse sakrifikuan për fëmijët e tyre, ata jua shpërblyen në këtë mënyrë.

Prindërit e dëshpëruar edhe pa shpresë  presin ndonjë mrekulli, që mund ta ndryshojë gjendjen e tyre.

Mrekullitë ndodhin, por jo rastësisht, mrekullitë i bën Zoti, që ka fuqi të gjejë të humburin dhe të ngjallë të vdekurin, sepse: “Ato që janë të pamundura për njerëzit janë të mundur për Perëndinë”. (Luka 18-27)

Por që të ndodhi mrekullia e Zotit së pari, prindërit që kanë dështuar, për faj të tyre, në edukimin e fëmijëve, duhet të kërkojnë falje dhe të rrëfehen për gabimin e tyre, që Zoti t’i falë ata dhe të dërgojë hirin tek fëmijët që vuajnë nga gabimet dhe mëkatet e prindërve.

Së dyti, prindërit duhet t’u flasin fëmijëve të tyre për Perëndinë dhe t’i drejtojnë në kishë tek Shtëpia e Perëndisë që aty t’iu shërohen plagët e rebelimit dhe të mësojnë të duan dhe t’i binden Zotit dhe pastaj edhe të duan prindërit mbas Zotit.

Kur fëmijët nuk i dëgjojnë prindërit, sepse janë bërë shumë egoistë sa nuk pranojnë as autoritetin e Zotit, ata nuk duhet të dëshpërohen.

Ndoshta në të tilla situata është më mirë të pushojnë së foluri fëmijëve dhe t’i flasin më shumë me lutje dhe lot Zotit për fëmijët e tyre, ashtu si një atë shpirtëror këshillonte një nënë të dëshpëruar, e cila ankohej se i biri rebel nuk e dëgjonte për ato gjëra që ajo i thoshte edhe për besimin në Perëndinë që ai të ndreqej.

Ati shpirtëror e këshilloi: “Ti flisni më shumë Perëndisë (me lutje) për fëmijën tuaj dhe jo vetëm fëmijës për Perëndinë.”

Vetëm kështu mund ti shpëtojmë fëmijët nga kjo frymë rebele e ” lirisë” që po i shkatërron.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pse Kisha Orthodhokse i nderon ata që ranë për mbrojtjen e Atdheut?

Publikuar

-

Nga

Pse Kisha Orthodhokse i nderon ata që ranë për mbrojtjen e Atdheut?

Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepeshkopatës

Dita e pavarësisë, 28 nëntor dhe e çlirimit 29 nëntor, na nxisin të gjithëve, si shtetas të përgjegjshëm, në kujtim dhe nderim të atyre njerëzve që sakrifikuan edhe jetën për pavarësinë e çlirimin e vëndit tonë.

Veçanërisht Kisha Orthodhokse ka një shërbesë të veçantë në nderim të flamurit tonë kombëtar në ditën e pavarësisë. Flamuri kombëtar vendoset brenda kishës dhe pas një dhoksologjie drejtuar Perëndisë Tiradik, Atit, Birit dhe Shpirtit të shenjtë, kleri së bashku me besimtarët luten : “O Zot, që bekon dhe shenjtëron, ti bekoje flamurin tonë dhe shpëtoje shtetin tonë nga çdo rrezik e  shtrëngicë dhe drejtoje në udhën e dritës, lirisë të përparimit, në hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit ta kremtojmë këtë ditë të lavdëruar me nder, shëndet dhe ditë të gjata këtu e kudo. Se ti je Perëndi mëshirëplotë dhe njeridashës dhe ty ta drejtojmë lavdinë e Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin!”

Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse, duke qënë një kishë e shpërndarë në të gjithë botën, i shërben mirëqënjes së vendit ku ajo ndodhet. Kisha, si trupi i Krishtit dhe Ai kreu i saj, ka si mesazh dhe punon ndershëm për paqen në çdo vend, sepse Shpëtimtari, Zoti Jisu Krisht,  është: “Perëndia i paqës”(Romakëve 16-20) dhe Ai lumëron paqëberësit: “Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë”. (Mateu 5-9)

Kur kjo paqe rrezikohet nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të atij vendi, Kisha Orthodhokse nxit besimtarët e saj që të bëjnë detyrën sublime ndaj mbrojtjes së atheut, si përmbushje urdhëresës: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!”. Ky është i pari urdhërim. Dhe i dyti i ngjan këtij: “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta”.

Ky binom i pandashëm energjizon dashuritë e ndërsjellta duke marrë e duke dhënë, sepse dashuria për Zotin mbi veten, të drejton në dashuri ndaj tjetrit si veten, dmth ndaj atdheut vëndit ku punojmë e jetojmë së bashku dhe kjo dashuri njëri – tjetrit na drejton përsëri drejt dashuris së Zotit: “Sepse po ta duam njëri –tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur ndër ne.“ ( 1 Joanit 4-12)

Kisha Orthodhokse nuk ka ngurruar të nxisë besimtarët ta duan atdheun e tyre, sepse ai që do Zotin duhet të doje edhe atdheun. Flamuri i çdo kombi mishëron këtë flijim dashurie ndaj atdheut, prandaj Kisha bekon flamurin e çdo kombi, jo si nacionalizëm dhe filitizëm, por si një nderim ndaj dëshmorëve, që ranë për atdhe dhe si nxitje dashurie të popujve për vëndin e tyre ku kisha i shërben Zotit dhe njeriut.

Që në kohët apostolike, Kisha e ka respektuar shtetin dhe ka kërkuar që besimtarët të luten dhe të kontribojnë në mbarëvajtjen e Tij, sepse paqja në një vend është në të mirën e vetë kishës. Apostull Pavli thotë:” Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit e për të gjithë ata që janë në pushtet, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dhe nder. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i Cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës.” ( I Timotheut 1-2)

Pasuesit e doktrinës së Krishterë, që në shekujt e parë, kanë marrë pjesë në detyra ushtarake. Sipas Tertulianit shkrimtar i krishter i shekullit II, numri i tyre ishte aq i madh sa mbushnin ushtrinë Romake. Edhe pse krishtërimi përndiqej nga perandorët romak, Kisha Apostolike i këshilloi ushtarët e krishterë të ruheshin në ushtri nga rreziku i ndikimeve fetare pagane dhe imorale që bien ndesh me besimin dhe moralin e krishterë, por asnjëherë nuk ka dënuarë ose ka penguar detyrën ushtarake.

LEXO EDHE:  Deklaratat për viktimat e Covid/ Kikia: Rama dhe Basha po i përdorin politikisht

LEXO EDHE:  U gjobit në festën e Bes Kallakut/ Paralajmëron Meta: Mbajtëm distancë shembullore, policët do…

Këtë e tregon edhe numri i madh i shenjtorëve martirë, që bënin pjesë në ushtëri. Në sinaksarët e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse ka shumë shenjtorë dëshmorë, që ishin ushtarë edhe në ushtritë pagane, të cilët luftuan me trimëri në detyrat ushtarake, por kundërshtuan autoritet, vetëm kur urdhrat e tyre ishin kundër besimit dhe moralit të krishterë edhe pse ju rrezikohej jeta.

Në pagëzimin e ushtarëve, Kisha Apostolike, sipas kanoneve të apostujve  nuk ndaloi shërbimin e tyre ushtarak, por caktoi po atë rregull që kishte caktuar edhe Joan Pagëzori, kur ushtarët i kërkuan çfarë ata duhet të bënin që të shpëtoheshin: “Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: ”Dhe ne, ç’duhet të bëjmë?”. Dhe ai u tha atyre: ”Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!”. (Luka 3-14)

Po ashtu Shën Athanasi i madh shekulli i IV, i mbiquajtur edhe “Atë i Orthodhoksisë”,  mëson në lidhje me detyrën ushtarke të mbrojtjes së vendit: “Të vrasësh nuk është e lejueshme, por të zhdukësh armiq në kohë lufte, është edhe e ligjëshme edhe e denjë për lëvdatë. Kështu, vlerësohen për nderime të mëdha, ata që  janë  shquar në luftë. Atyre u ngrihen përkujtimore, që të dëshmojnë veprat e tyre. Kështu që një punë, e cila në një mënyrë e një kohë  të caktuar nuk është e lejuar, por në një mënyrë tjetër edhe lejohet edhe ndjehet”

Po ashtu Shën Vasili e interpreton, shekulli i IV, rregullin e Shën Athanasit: “Vrasjet në luftë, etërit tanë s’i kanë numërur si vrasje; më duket se ata u japin ndjesë atyre që luftojnë për mbrojtjen e urtësisë dhë të shpresës”

Rregulli kanoik dhe praktik i Kishës orthodhokse, na thotë se lufta mbrojtëse është luftë e arsyetuar e lejuar dhe luftëtarët që luftojnë dhe bien dëshmor meritojnë të nderohen. Thirrja e atdheut, kur është në rrezik, hyn me shpejtësi në ndërgjegjen e besimtarëve, sepse është  mbështetje e doktrinës ungjillore të dashurisë ndaj  Zotit dhe dashurisë ndaj të afërmit.

Për këtë arsye, Kisha orthodhokse, lutet dhe i nderon si ata që ranë për fe po ashtu edhe ata që ranë për atdhe, sipas mësimit dhe shembullit të Krishtit, që tha tek nxënësit e tij: “sepse  ska dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë” (Joani 15-13).

LEXO TE PLOTE

Lajme

Shqipëria e fundit për besueshmërinë në zgjedhje/ SHBA renditet vetëm një shkallë më lart

Publikuar

-

Nga

Nga Astrit Patozi/ Ata që po guxojnë të përflasin Amerikën nga Tirana...

Në të gjitha studimet, Shqipëria renditet si një vend me korrupsion shumë të madh.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe një studim i bërë së fundmi, duke marrë shkas nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, ka ngritur akuzat se zgjedhjet e 13 nëntorit janë manipuluar në disa shtete dhe kjo ka bërë që amerikanët të humbasin besimin te integriteti i zgjedhjeve.

Mediat amerikane kanë raportuar se SHBA është vendi i 37-të përsa i përket integritetit te zgjedhjeve, ndërsa shteti i fundit për besueshmëri në zgjedhje është Shqipëria.

Kronikën ku rapotohet ky informacion e ka publikuar në rrjetet sociale Marko Kepi, shqiptari i parë Republikan që garoi për Asamblenë e New York-ut.

LEXO EDHE:  Enca i vë flakën Instagram-it: Çmend fansat me videon ku ekspozon vithet

LEXO EDHE:  10 muaj pas tërmetit tragjik/ Luljeta Bozdo zbulon shkaqet e shembjes dhe dëmtimit të ndërtesave

Ai thotë se fakti që SHBA renditet pranë Shqipërisë, është vërtet shqetësuese.

Meqenëse kam lindur në Shqipëri, mund t’ju them se ata kanë sistemin e votimit më të korruptuar në botë. Për SHBA të jesh pranë Shqipërisë është jashtëzakonisht shqetësuese!!!”, shkruan Kepi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE