Connect with Us

Gjobitet nga policia për mosmbajtjen e maskës/ Dojna Mema reagon e revoltuar

Showbizz

Gjobitet nga policia për mosmbajtjen e maskës/ Dojna Mema reagon e revoltuar

Publikuar

-

Gjobitet nga policia për mosmbajtjen e maskës/ Dojna Mema reagon e revoltuar

Mbrëmjen e kaluar moderatorja Dojna Mema është gjobitur nga policia për mosmbajtjen e maskës.

Moderatorja ka harruar të vendosë maskën dhe pasi ka përshkuar vetëm disa hapa larg maiknës së saj pa maskë është ndalur nga policia.

Por ajo që e ka revoltuar moderatoren nuk ka qenë gjoba e vendosur për maskën por sjellja e policisë.

Ajo është shprehur se ata kanë reaguar në mënyrë shumë të ashpër ndaj saj, prandaj moderatorja ju ka dërguar një mesazh publiisht uniformave blu. “Parkova makinën tek rrugica e Salës dhe piva një gotë verë me shoqen time dy lokale më poshtë. Që do të thotë nga makina që parkova tek lokali mund të jenë 3 metra distancë dhe për çështje shpejtësie nuk mora maskën se do futesha në lokal. Dhe gjejni çfarë? Mora një gjobë!

Ok, ishte faji im se dhe për ato 3 metra duhej ta kisha maskën me vete, por a mundet ju lutem të tregoheni pak më të sjellshëm kur ndaloni njeëzit në rrugë. Në një formë totalisht harbute dhe gati gati sikur kisha vjedhur diçka. Ishte ndjesi shumë e shpifur se më erdhi një ulërimë nga mbrapa nga 2 policë të veshur me uniformë dhe nga 1 burrë që nuk ishte veshur me uniformë dhe që më bërtiste dhe më thoshte se do më çonte në komisariat nëse nuk nxirrja në moment kartën time të identitetit, duke i thënë që makinën e kam 2 metra më poshtë dhe duke e hapur makinën me çelës, sepse arrinte deri aty.

E kuptoj që të gjithë ndodhemi në një situatë shumë të vështirë, shumë ezauruese dhe për forcat e policisë, por ju lutem të tregoheni më të sjellshëm, sepse është vërtetë shumë e rëndë nga ana psikologjike të ndalosh dikë në rrugë dhe t’i thuash do të fus në komisariat, përpos faktit që unë mora gjobën për të cilën nuk refuzova ta merrja, apo refuzova ta paguaja në momentin që duhet ta paguaj. Thjesht pak më shumë njerëzillëk ju lutem!”, është shprehur Dojna./ CNA.al

 

LEXO EDHE:  Sëmuret Luana Vjollca/ Çfarë i ka ndodhur moderatores së njohur

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Tolgahan na surprizoi!/ Aktori turk uron shqiptarët për 28 Nëntorin

Publikuar

-

Nga

Aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman nuk ka harruar të urojë shqiptarët në këtë ditë të shënuar.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Tolgahan ka uruar duke shkruar në gjuhën shqipe.

“Gëzuar 28 Nëntori Shqipëria”, duke e shoqëruar postimin me shqiponjën dhe një zemër.

Të njëjtin urim ka bërë edhe Almeda Abazi në storyn e saj.

LEXO EDHE:  U kap e veshur keq në mes të Tiranës/ E pëson keq këngëtarja shqiptare

LEXO EDHE:  Nuk e priste kështu! Roza Lati: As më dhembi hiç

Tolga çdo herë e më shumë po mëson nga një fjalë shqip dhe e gjithë kjo falë bashkëshortes së tij, ish misit shqiptar Almeda Abazi.

Kutjojmë se dyshja janë në pritje të një fëmiëje të dytë dhe lajmin e bënë të ditur vetëm pak ditë më parë përmes këtyre fotove./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Burri ka shpenzuar një ‘mal me para’ që të dukem si Barbie”/ 26 vjeçarja flet për operacionet plastike

Publikuar

-

Nga

“Burri ka shpenzuar një 'mal me para' që të dukem si Barbie”/ 26 vjeçarja flet për operacionet plastike

Charlie Phllips, 26 vjeç nga Cambridgeshire, 26 vjeç ka treguar se bashkëshorti i saj ka paguar rreth 17, 000 paundë për të bërë që ajo të duket si kukulla Barbie. Deri më tani ajo është shprehur se ka mbetur e kënaqur nga operacionet plastike që ka bërë në buzë dhe gjoks.

Në moshën 16-vjeçare, ajo bëri operacionin e parë për këtë problem dhe një vit më vonë iu nënshtrua një operacioni tjetër, i cili zgjati 14 orë. Por rezultati përfundimtar e shkatërroi Charlie-n, sepse rezultati ishte shumë i keq dhe i shkaktoi asaj humbje drastike të peshës. Dhe kështu, ajo vendosi të shndërrohej në gruan më të bukur që mund të mendonte: Barbi.

Në total, Charlie vlerëson se ‘përmirësimet’ e saj i kanë kushtuar 16.000- 17.000 paund. Të gjitha operacionet u paguan nga burri i saj, Ross, i cili ia pëlqen tiparet e reja si kukull Ajo gjithashtu ka bërë tatuazh buzët dhe vetullat.

Padyshim që më pëlqen pamja si barbi dhe do të thoja që ajo është frymëzimi im. Më pëlqen beli i vogël, gjoksi i madh, buzë të mëdha dhe flokë të gjatë biondë. Thjesht ndihem më tërheqëse dhe më e sigurt kur kam flokë të gjatë biondë, dhe mbushës,“- u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Floriana Garo shijon mbrëmjen me…

LEXO EDHE:  “Më rreh zemra fort”/ Dojna Mema flet për herë të parë për lidhjen e dashurisë

Tani kam rezervuar në dhjetor për një operacion në hundë. Burri im do të paguajë për të. Unë akoma nuk jam 100 për qind e kënaqur me pamjen time dhe shpresoj, operacioni i ri i hundës që po planifikoj për momentin do të më ndihmojë shumë që të jem përfundimisht e lumtur. Unë gjithashtu do të bëj mjekrën, faqet dhe buzët sapo të bëj hundën. Dhëmbët dhe gjoksi më kanë bërë shumë më të sigurt. Më parë nuk mund të buzëqeshja ose urreja të vishja bikini dhe tani ndihem si një person i ri,“- tha ajo.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Balerina e njohur shqiptare: Femrat pëlqejnë meshkujt më të mëdhenj, me eksperiencë

Publikuar

-

Nga

Balerina e njohur shqiptare: Femrat pëlqejnë meshkujt më të mëdhenj, me eksperiencë

Balerina e njohur Adela Lami është shprehur se meshkujt në moshë më të madhe janë më tërheqës se djemtë e rinj për femrat.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Adela është shprehur se një djalë i ri nuk mund ta trajtojë një femër ashtu siç e trajton një mashkull me eksperiencë.

Ndërkohë, mendimin e saj e ka mbështetur edhe mjekja, Lida Hoxha e cila thotë se meshkujt më të moshuar janë më  atraktiv.

“Po është atraktiv sepse ai është i realizuar, është i pëlqyer, jep siguri, ajo mendon që ai do ta mbrojë, janë shumë faktorë aty, nuk mendoj llogarinë bankare, por siguria që i ka dhënë jeta, eksperienca”, shprehet mjekja Lida Hoxha

LEXO EDHE:  U kap e veshur keq në mes të Tiranës/ E pëson keq këngëtarja shqiptare

LEXO EDHE:  Foto/ Kush është moderatorja shqiptare që ka një ngjashmëri të frikshme me Lori Hoxhën?

“Mund të takosh njerëz të ndryshëm ëshë një djalë i ri dhe një djalë në moshë më të madhe ose burrë, mund të kenë të njëjtën formë dashurie për ty, por një djalë i ri nuk ka të njëjtën mënyrë trajtimi që mund të të bëjë ky burrë që ka krijuar këtë lloj ekperience.  Pra në një farë moshe, mashkulli di ta trajtojë femrën shumë më ndryshe, shumë më mirë dhe kjo është e vërtetë”, është shprehur Adela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE