Connect with Us

Gjermani: Rreziku i humbjes së kontrollit mbi Covid-19

Aktualitet

Gjermani: Rreziku i humbjes së kontrollit mbi Covid-19

Publikuar

-

Gjermania ka qenë model deri tani për menaxhimin e pandemisë. Çfarë nuk funksionon si më parë në këtë valë të dytë të Covid-19, pyet Auron Dodi.

Kemi një mbyllje më të lehtë të Gjermanisë se në valën e parë të pandemisë në pranverë. Kancelarja Angela Merkel tha në Bundestag (29.09.) se synimi i masave është “kufizimi sistematik i kontakteve”. Ajo kërkoi që të hiqet dorë nga “çdo kontakt jo detyrimisht i nevojshëm”. Takimet duhet të kufizohen “masivisht dhe më e mira me 75%”, tha ajo.

Në deklaratën qeveritare para Bundestagut, Merkeli mbrojti atë për të cilën federata dhe rajonet, 16 landet federale gjermane, kishin rënë dakord të mërkurën (28.10.). Brenda 90 minutash ra dakord kancelarja këtë herë me kryeministrat e landeve – përballë shtimit me 70-75% të numrit të infektimeve krahasuar me një javë më parë.

Masat përfshijnë reduktimin për katër javë, deri në fund të nëntorit, të kontakteve sociale: në publik do të lejohet të takohen jo më shumë se 10 vetë nga 2 familje të ndryshme. Sipas disa studimeve, të cituara javën e kaluar në revistën “Science”, 46-66 përqind e infektimeve me Sars-Cov-2 ndodhin në ambjente private, në familje. Por vendimtare që virusi të përhapet, pra që epidemia të vazhdojë nuk është banimi bashkë, por takimi me persona jashtë familjes.

Më tej, që nga e hëna (02.11.) do të mbyllen edhe restorantet, baret, palestrat dhe do të ndalohen pjesa më e madhe e aktiviteteve të argëtimit publik. Hotelet nuk do të pranojnë më turistë. Ndeshjet sportive profesioniste do të zhvillohen pa spektatorë. Por: do të mbeten hapur shkollat, kopshtet, dyqanet e shitjes me pakicë.

Probleme me sjelljen dhe me zinxhirin e kontakteve

Kufizimi i infektimeve në këtë pandemi varet qartësisht nga dy faktorë: Së pari nga sjellja e njerëzve. Së dyti nga aftësia e shtetit për të testuar dhe ndjekur zinxhirin e personave të infektuar, të cilët pastaj izolohen. Përsa i përket sjelljes së njerëzve: Kufizimet në valën e parë të pandemisë u respektuan me disiplinë në Gjermani sepse virusi qe më i panjohur. Dhe njerëzit këtu kishin më shumë frikë. Por në verë, pas mbylljes, numri i të infektuarve ra. Virusi është dobësuar, konstatuan disa ekspertë. Të tjerë filluan ta vënë në dyshim faktin se a do të kemi një valë të dytë infektimesh, tipike për pandemitë. Kjo solli shkujdesje në sjellje. Njerëzit filluan udhëtimet për pushime, edhe jashtë Gjermanisë. Pasoja qe rritja e menjëhershme e numrit të të infektuarve. Festat, dasmat, aktivitetet e dëfrimit me shumë vetë, koret u kthyen në vatra të rritjes së infektimeve. Në këto „superspreading-events” persona të infektuar pa simptoma infektojnë shumë të tjerë.

Kështu, në Gjermani, nga 300 infektime të reja (në disa ditë) në fillim të korrikut, aktualisht po ecim drejt 19.000 infektimeve të reja, në ditë (18.681 më 30.10.).

Përsa i përket reagimit të shtetit: sistemi shëndetësor gjerman ende i përballon të infektuarit. Por po lëkundet vija e parë e mbrojtjes nga infektimet në Gjermani: Zyrat e Shëndetit Publik. Janë ato që ndjekin zinxhirin e kontakteve, të personave të infektuar.

Deutschland Bundestag Bundeshaushalt
Kancelarja Merkel flet para Bundestagut

Sa rrezikohet funksionimi i Zyrave të Shëndetit Publik?

LEXO EDHE:  ‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet dhe numri i viktimave

 

Zyrat e Shëndetit Publik kanë nisur të humbasin kontrollin mbi gjendjen. Vetëm për 75% të rasteve arrijnë ato të gjejnë tani shkakun e infektimit dhe personat që ka kontaktuar një i infektuar. 400 Zyra të Shëndetit Publik ka në Gjermani. Në shumë rajone ato po ndihmohen edhe nga ushtria gjermane, nga Bundeswehri, për ndjekjen e kontakteve. Por megjithëkëtë, shtimi masiv i numrit të të infektuarve i ka çuar ato në limit të kapaciteteve.

Kjo megjithëse sistemi gjerman i ndjekjes së zinxhirit të infektimeve, përmes Zyrave të Shëndetit Publik, konsiderohet më i miri në Evropë. Ai është ngritur shumë vite më parë, si sistem i mbrojtjes nga epidemi të tjera. Gjermania përfitoi nga kjo, në valën e parë të Covid-19, kur pas testimeve masive që në krye, të infektuarit dhe personat e kontaktit të tyre i kalonin në karantinë.

Ngarkesë mesatare e spitaleve gjermane

Aktualisht në spitale detyrohen të shtrohen gjashtë përqind e personave të testuar pozitivë. Por me këtë ritëm të shtimit të infektimeve, edhe në Gjermani, pavionet e reanimacionit do të ndodhen shpejt para problemeve. Kjo jo sepse në Gjermani mungojnë aparaturat. Por mungon kryesisht personeli i kualifikuar për to. Një fenomen i ri është edhe shtimi i infektimeve tek të moshuarit. Në Gjermani megjithatë ende ka shtretër intensivë bosh, në dallim nga shtetet fqinje. Të premten e kaluar në Gjermani erdhën nga Holanda pacientët e parë, të valës së dytë të Covid-19. Në Holandë shtretërit intensivë po mbushen.

Shteti kompenson treçerekun e humbjes ekonomike

Në situatën aktuale qeveria gjermane po bën më të mirën e mundshme për të zbutur pasojat. Përballë ndërhyrjes me këto masa në liritë e qytetarëve, qeveria dha siguri se efekti i kufizimeve do të verifikohet që pas dy javësh. Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier i tha DW se qeveria nuk kishte pasur alternativë tjetër. Të gjithë ekspertët i thanë qeverisë që “të merrte një vendim për kufizimin e intensitetit e dendurisë së kontakteve sociale”. Dhe qeveria vendosi “të mos mbyllë shkollat e kopshtet”. Por të mbyllë pjesërisht fronte të tjera, vërtet me pasoja, por ku ajo mund të kompensojë financiarisht. Ndihma financiare për kompanitë e prekura “është rruga më me pak dëme, si mund të veprojmë,” tha Altmeier.

Mbyllja prek më fort degët turistike, gastronominë dhe hotelerinë. Ministrja e Shtetit për Kulturën, Monika Gruetters kërkoi në një intervistë me Bild-Zeitung një paketë emergjente të re edhe për kulturën. “Bëhet fjalë për jetë a vdekje” në këtë degë, tha ajo, përballë mbylljes së teatrove, operave e sallave të koncerteve.

Deutschland Mitarbeiter zur Ermittlung von Coronavirus-Kontaktpersonen

Në këtë situatë, qeveria do t’u kompensojë bizneseve të vogla deri në 75 përqind të qarkullimit të humbur nga mbyllja. Bizneseve më të mëdha do t’u kompensohet deri në 70 përqind. Si masë orientimi do të shërbejë qarkullimi i tyre i të njëjtit muaj, në vitin 2019. Kjo pritet t’i kushtojë 7 deri në 10 miliardë euro qeverisë gjermane.

 

Kancelarja Merkel paralajmëroi (29.09.) në Bundestag se “Dimri do të jetë i vështirë – katër muaj të gjatë dhe të vështirë” „Por do të përfundojë”, kujtoi ajo me optimizëm. DW/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tritan Shehu ja shtron me të ngrënë e me të pirë/ Falenderon udhërrëfyesit e tij në fushatën elektorale

Publikuar

-

Nga

Tritan Shehu, i cili fitoi mandatin e dpeutetit nën logon e PD në Gjirokastër ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD në këtë qark.

Në disa foto të publikuara nga vetë ai, duket se Shehu ja ka shtruar me të ngrënë e me të pirë së bashku me të rinjtë. Ai ka shprehur falenderim ndaj të rinjvë për të cilët thotë se u bënë udhërrëfyes në fushatën elektorale.

“Mbreme ne Gjirokaster me FRPD e deges dhe te Qarkut. Nje falenderim i pakufishem per keta te rinj e te reja te talentar, plot vizion e energji, dashuri e perkushtim te thelle per zhvillimin e te nesermen, me nje shpirt europian e Perendimor, qe shpesh u bene per mua udherefyes ne ate fushate elektorale.
Realisht kam ngelur i mahnitur nga vlerat e tyre, qartesia e mendimit, guximi e trasparenca, qe manifestonin ne cdo veprim te tyre. Me te rinj te tille Shqiperia nuk do te humbe kurre!”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jeruzalemi/ Çfarë po luhet pas valës së fundit të dhunës në Qytetin e Shenjtë

Publikuar

-

Nga

Nga Carlo Aldrovandi “The Conversation”

Dhuna në xhaminë Al-Aksa apo Zonën e Tempullit të Malit dhe në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, ka degraduar në diçka më të madhe dhe më të rrezikshme. Përleshjet midis forcave izraelite të sigurisë dhe protestuesve palestinezë gjatë fundjavës që lamë pas kanë lënë qindra të plagosur.

Tensionet u rritën më tej të hënën në mbrëmje, kur sulmet ajrore izraelite të ndërmarra
në shenjë hakmarrje për sulmet me raketa nga ana e Hamasit, shkaktuar vdekjen e 25 palestinezëve në qytetin e Gazës. Episodi i fundit i dhunës, nuk mund t’i atribuohet një shkaku të vetëm.

Ai duhet të lidhet me një peizazh më të gjerë faktorësh destabilizues, pesha kumulative e të cilave ka çuar në krizën aktuale pas disa muajsh vlimi në vetvete. Gjithsesi, pati një reagim zinxhir nga përpjekjet e vazhdueshme për të dëbuar nga shtëpitë e tyre familjet palestineze që jetonin për breza të tërë në lagjen lindore të Jeruzalemit, Sheik Jarrah.

Aktualisht po zhvillohet një betejë ligjore midis banorëve palestinezë dhe Nahalat Shimon – një organizatë që mbështet lëvizjen sioniste në Izrael, dhe që po përpiqet të ndryshojë demografinë e Jeruzalemit Lindor në favor të një popullsie hebreje. Mbështetja ndaj familjeve në Sheikh Jarrah erdhi menjëherë nga banorët e zonave të tjera palestineze, përfshirë një numër të madh qytetarësh arabo-izraelitë nga lagjia Umm al-Fahm dhe Xhafa. Njëkohësisht, mijëra njerëz nisën që të protestonin para Portës së Damaskut, vend që javët e fundit është bërë “Sheshi Tahrir” i Jeruzalemit Lindor.

Shumë nga protestuesit ishin besimtarë myslimanë, të cilët iu bashkuan protestës pasi kishin marrë pjesë në lutjet në Xhaminë Al-Aksa. Vlen të përmendet se kriza ndodhi gjatë ditëve të fundit në muajin e shenjtë të Ramazanit:kulmi i kalendarit islamik, por edhe koha më e paqëndrueshme e vitit në Jeruzalem.

Vetëm të premten e datës 7 maj, rreth 200 palestinezë u plagosën rëndë, dhe shumë të
tjerë u arrestuan pas përleshjeve të ashpra me policinë izraelite. Policia izraelite ishte tepër agresive në përpjekjet e saj për të frenuar protestat, të cilat u zgjeruan shumë shpejt në të gjithë Jeruzalemin, Bregun Perëndimor dhe shumë fshatra arabe në Izraelin Qendror dhe atë Verior. Pamundësia për ta frenuar dhunën në Jeruzalem dhe territoret e tjera të pushtuara, është pjesërisht rezultat i mosmarrëveshjeve të brendshme në udhëheqjen palestineze dhe qeverinë izraelite. Në kampin palestineze, po zhvillohet një luftë për pushtet midis Hamasit dhe presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz.

Hamasi e rriti qëllimisht tensionin me Izraelin, duke e qëlluar me raketa nga Gaza, si një strategji propagandistike për të ndërtuar kapital politik në kurriz të Abaz. Ndërkohë ky i fundit i ka shtyrë zgjedhjet për Këshillin Legjislativ Palestinez, nga frika e humbjes së terrenit në favor të rivalëve të tij radikalë islamikë.

Politika izraelite është futur prej disa vitesh në një ngërç, pasi 4 palë zgjedhje parlamentare të njëpasnjëshme kanë dështuar që të prodhojnë një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale. Kjo ka pasur pasoja të rënda për trajtimin e krizës.

Ndërkaq, është e rëndësishme të mos nënvlerësohen edhe pasojat katastrofike që ka shkaktuar Covid-19 në Jeruzalemin lindor, duke lënë të papunë shumë të rinj palestinezë, teksa më të pashpresët janë distancuar nga udhëheqjet e tyre politike përkatëse. Palestinezët e rinj që protestojnë në shkallët e Portës së Damaskut, apo në rrugët e Qytetit të Vjetër dhe para Xhamisë Al-Aksa, nuk janë të frymëzuar nga ideologjitë e prindërve të tyre, por kryesisht nga një ndjenjë e madhe zemërimi, neverie dhe zhgënjimi nga politikanët e tyre.

LEXO EDHE:  Hapja e spitalit Covid 3/ Erion Dasho ngre shqetësimin: Mos është ky një tjetër eksperiment?

LEXO EDHE:  “Green covid pass”/ Rreziqet e pasaportave të imunitetit

Me tensione kaq të larta dhe me një ngërç politik në të dyja kampet, u duk sikur situata do të dilte jashtë kontrollit gjatë marshimit të flamurit të planifikuar në Ditën e Jeruzalemit. Kjo ngjarje zhvillohet çdo vit, për të kremtuar ribashkimin e Jeruzalemit nga Izraeli pas luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967.
Kohët e fundit, për shkak të rritjes së ndikimit të lëvizjes nacionaliste brenda qeverisë së Netanjahut, kjo paradë është shndërruat në një gur themeli në ndërgjegjen kombëtare të shumë sionistëve fetarë. Çdo vit, para festimeve në Sheshin e Murit Perëndimor, qindra të rinj izraelitë marshojnë nga Sheik Jarrah, ndalojnë në Portën e Damaskut dhe më pas vazhdojnë përgjatë rrugës Al-Uad – arteria kryesore në Lagjen Myslimane në Qytetin e Vjetër.

Gjatë marshimit, izraelitët valëvisin në mënyrë sfiduese flamujt e tyre kombëtar, dhe këndojnë këngë patriotike. Ndërkohë, palestinezët e shohin aktivitetin nga prapa gardheve të sigurisë që vendosin enkas forcat e policisë izraelite për këtë festë.

Mënyra se si kjo festë prek hapësirat e tyre të përditshme, perceptohet nga shumica e palestinezëve si një provokim i qartë, dhe si një kujtesë e dhimbshme e poshtërimit që Izraeli u bëri aspiratave të tyre kombëtare më qershor të vitit 1967. Lufta Gjashtë Ditore nënkupton jo vetëm zhvendosjen në shkallë të gjerë të palestinezëve nga banesat e tyre, por ajo solli vendosjen e kontrolli të Izraelit mbi Al-Kuds (emri arab i Jeruzalemit) dhe xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë i besimit Islam, dhe një simbol kryesor i identitetit palestinez.

Të dielën në mbrëmje mijëra palestinezë e rrethuan xhaminë me gurë dhe kokteje Molotov në pritje të Paradës së Ditës së Jeruzalemit. Sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, përplasjet midis forcave të policisë Izraelite dhe demonstruesve, shkaktuan 300 palestinezë të plagosur.

Kjo ngjarje e detyroi Izraelin t’i pengonte hebrenjtë të hynin në zonën e xhamisë Al-Aksa gjatë kremtimit të Ditës së Jeruzalemit. Ndërkohë edhe Gjykata e Lartë e Izraelit,i shtyu seancat mbi dëbimet e planifikuara të familjeve palestineze në Sheik Jarrah, që ishin caktuar për të hënën.

Por këto përpjekje për ta de-përshkallëzuar situatën, duket se kanë qenë të pamjaftueshme dhe shumë të vonuara. Siç e dimë, Hamasi mori vendimin për të qëlluar me raketa Jeruzalemin Perëndimor dhe Izraelin Jugor, ndërsa Forca e Mbrojtjes së Izraelit u kundërpërgjigj me sulme ajrore, duke vrarë 25 palestinezë. Sërish tensionet në Jeruzalem janë në kulmin e tyre, dhe kjo mund të ketë pasoja potencialisht të tmerrshme për stabilitetin e të gjithë rajonit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://theconversation.com/jerusalem-the-politics-behind-the-latest-explosion-of-violence-in-the-holy-city-160647

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vranësira, reshje dhe ulje temperaturash/ Parashkimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 24°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE