Connect with Us

“Fieri pa tamponë”/ Baçi ngre alarmin: Timoni është lënë pa duar, situata po përkeqësohet

Politikë

“Fieri pa tamponë”/ Baçi ngre alarmin: Timoni është lënë pa duar, situata po përkeqësohet

Publikuar

-

Fieri pa tamponë/ Baçi ngre alarmin: Timoni është lënë pa duar, situata po përkeqësohet

Ish-deputeti Luan Baçi, ka denoncuar situatën shëndetësore në qytetin e Fierit, ku pretendon se po përkeqësohet çdo ditë e më tepër.

Baçi ngriti akuzat se qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit, pa u dhënë një zgjidhje, pa u siguruar testim dhe mjekim.

Sipas tij, në Fier mungojnë tamponet për të bërë testin dhe pavarësisht se në repartin e urgjencës  konstatohen pacientë me simptomat Covid, nuk u bëhet tamponi.

Në kulmin e pandemisë, mungesa e tamponëve nuk është vetëm keqmemaxhim, por është kriminale.  Mungesa e tamponëve vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe përhapjen e shpejtë të sëmundjes.

Skaneri konfirmon se gjendja në Fier është alarmante. Dy ditë më parë, 35 pacientë që kanë bërë skanerin, kanë rezultuar pothuajse të gjithë të prekur me COVID dhe në fazë të avancuar. Nëse këtyre qytetarëve do t’u bëhej tamponi në kohë, do ta kishin më të lehtë të kuronin sëmundjen.

Por Qeveria e Edi Ramës nuk i ka prioritet as qytetarët e Fierit, as qytearët e tjerë të Shqipërisë, që vuajnë po njësoj papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe hajdutërinë e kësaj qeverie.

Në Fier, timoni është lënë pa duar dhe situata është në rënie të lirë. Edhe ata pak qytetarë që mund të bëjnë tampon në shtet nuk marrin përgjigjen në kohë. Vonesat në kthimin e përgjigjevë variojnë nga 1 javë deri në 10 ditë. Sipas informacioneve nga spitali i Fierit, përgjigjet e disa tamponëve të bërë nuk kanë ardhur prej datës 21 Tetor”, u shpreh ai gjatë një deklarate për mediat.

LEXO EDHE:  Makina del nga rruga/ Humb jetën 27-vjeçari

Demokrati tha se të gjitha këto vonesa nxjerrin të pavlefshme dhe ato pak testime që bëhen, sepse sëmundja përparon dhe trajtimi mjekësor mungon.

Baçi thekson se qeveria do të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë sjellje kriminale, që vendos të parin interesin e pushtetit dhe jo interesin e qytetarëve të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi të pasur por të vjedhur”/ Rudina Hajdari iu “shtrin” dorën qytetarëve: Na u bashkoni!

Publikuar

-

Nga

“Jemi të pasur por të vjedhur”/ Rudina Hajdari iu “shtrin” dorën qytetarëve: Na u bashkoni!

Nisma Thurje është prezantuar zyrtarisht si parti pasditen e 28 nëntorit.

Nga takimin e zhvilluar online me mbështetësit, Rudina Hajdari është shprehur se shqiptarët janë të pasur por të vjedhur.

Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi.

“Më në fund pas këtyre 30 viteve të gjata sot ka shpresë sepse shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Shqipëria sështë aspak një vend i varfër siç kanë dashur ta bëjnë gjatë këtyre viteve. A mund të themi se ne jemi një vend i varfër, kur ne krahasohemi me Norvegjinë. Ka dy bregdete për tu pasur zili. Ka fushën e naftës më të madhe, ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuara.

Jemi të pasur por të vjedhur, por shpresën tonë nuk na e vjedhin dot. Ata janë pasuruar dhe kanë avancur me jetën e tyre. Por Shqiptari ka mbetur në vend numëro. Shpresa është në këtë sallë sot.

Shpresa është te bashkimi unë sot.  Na duhet bashkimi, lajmi i mirë është se bashkimi ka nisur. Naj po iu shtrij dorën. Ka shpresë dhe shpresën nuk na e vjedhin dot“, tha Hajdari.

LEXO EDHE:  Berisha i rikthehet vrasjes së Azem Hajdarit/ Dëshminë ia kam dhënë ambasadorit të SHBA-ve 

LEXO EDHE:  Fier/ Përfshihen nga flakët dy automjete

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nderon heroin e luftës së Kosovës/ Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit

Publikuar

-

Nga

Basha nderon heroin e luftës së Kosovës/ Shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë për t’i shtrirë dorën njëri-tjetrit

Kreu PD-së Lulzim Basha, ka takuar sot heroin e luftës së Kosovës, Skerdilajd Llagami.

Basha kujton gjithashtu 23-vjetorin e shfaqjes për herë të parë të UÇK-së, duke thënë se shqiptarët nuk i kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit.

 “Sot, 23 vite më parë u shfaq publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Më 28 nëntor të vitit 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, ishin të parët që dolën para opinionit publik, në varrimin e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci.

Për të gjithë ata që ende nuk e dinin krijimin e UÇK-së, ky ishte një lajm i madh dhe i shumëpritur. Sot ne nderojmë dhe përulemi para sakrificës se luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Ne shqiptarëve, nuk na kanë penguar kufijtë e ngritur padrejtësisht mes nesh për të shtrirë dorën e ndihmës drejt njëri-tjetrit. Të shumtë ishin djemtë e Shqipërisë që iu bashkuan kësaj lufte, ndër të cilët dëshmorët e kombit Indrit Cara – ushtar Kavaja dhe Skerdilajd Llagami-Komandant Shpendi.

Në një vizitë në familjen Llagami, kujtuam me mall dhe nderim të veçantë heroin e luftës për pavarësinë e Kosovës, Skerdilajd Llagamin – Komandant Shpendin – si dëshmi e pavdekshme e lidhjes së pakëputur mes shqiptarëve. Ai e blatoi jetën e tij në altarin e kësaj të vërtete mbarëkombëtare.

Me Bardhylin, babain e Skerdilajdit, folëm dhe për detyrën tonë sot, që sakrificën e djalit të tij dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të mos e lejojmë të cënohet nga shpifjet dhe balta e atyre që rreken ta barazojnë agresorin dhe xhelatët me viktimat e agresionit.

Dëshmori i UÇK-së, Skerdilajd Llagami e shkroi emrin e tij me gjak në panteonin e lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Familjes së tij, qytetit të Tiranës, Shqipërisë dhe Kosovës, ai u la trashëgim krenarinë dhe amanetin e patjetërsueshëm të mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare me çdo çmim.

Lavdi përjetë sakrificës dhe gjakut të dëshmorëve tanë!”, shkruan Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Publikuar

-

Nga

U zgjodh zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Mimi Kodheli: Kam raporte të mira majtas e djathtas

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur pasditen e sotme në neës 24, për detyrën e re, atë të zv.presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Si e para shqiptare që zgjidhet në një post të tillë të tillë, Kodheli tegoi impresionet e kësaj detyre të rëndësishme, si dhe faktin se kishte marrë urime si nga të majtët dhe të djathtët.

“Falënderoj ata që më propozuan dhe më zgjodhën. Ishte një surprizë dhe për mua. Diku në vitet 80-90 zonja Pelozi ka qenë nënkryetare e delegacionit amerikan dhe presidentit të Asamblesë. Ajo personalisht, i dërgoi një letër të vendeve anëtarë të NATO-s ku propozonte kolegun e saj.

Është nder për mua dyfish, për këtë pozicion që një shqiptare mban. Asambleja e NATO-s është një parlament i madh që përbehet nga deputetë që janë pjesë e parlamentarëve, pjesë respektive e vendeve aleate.

Nuk kisha ndonjë surprize të them të drejtën për urimet. Unë në përgjithësi kam raporte të mira humane me njerëzit e politikës, si majtas dhe djathtas. Ka disa njerëz me të cilët ndaj opinione dhe debatoj dhe kam kontakte më të shpeshta. Skam pasur surpriza. Pa fund njerëz më uruan djathtas. Njerëz që sot janë brenda në parlament dhe ata që janë jashtë. Njerëz të PD dhe shumë të tjerë.”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE