LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mbani mend Dani Ager? Ish-mbrojtësi i Liverpulit i futet industrisë së...

31 Tetor 2020, 11:03, Sport CNA
E mbani mend Dani Ager? Ish-mbrojtësi i Liverpulit i futet industrisë

Dani Ager është një nga futbollistët më besnikë të Liverpulit gjatë dy dekadave të shkuara. Mbrojtësi danez erdhi në vitin 2006 te ?The Reds? dhe u largua në vitin 2014, pasi kishte dhënë gjithçka për Liverpulin dhe kishte mbërritur në trajektoren në rënie të karrierës së tij si futbollist. Liverpulin e pasuan dy vite të klubi ku u rrit dhe u formua si futbollist, Brondbi e më pas në vitin 2016 mbylli karrierën në moshën 31-vjeçare.

Paratë e fituara si lojtar futbolli Ager i ka shfrytëzuar për hapjen e disa bizneseve me vëllain e tij, ndërkohë që së fundmi i është futur industrisë së tatuazheve. Ager, përveç aftësive të tij në difensivën e Liverpulit, është njohur edhe si një prej lojtarëve me më shumë tatuazhe në trup dhe gjithmonë binte në sy sa herë hiqtë uniformën e tij.

Të pikturuarit e trupit është padyshim një pasion i madh i 35-vjeçarit dhe së fundmi ai ka vendosur të ndërtojë një biznes të tijin, që po rritet çdo ditë e më shumë. Ai së bashku me pronarin e firmës ?Hummel? dhe një tjetër artist të njohur tatuazhes në Danimarkë ka vendosur të hapë kompaninë e tij. Kompani quhet ?KloAgger? dhe prej vitesh operon me shumë sukses në tregun europian të tatuve. Ager padyshim merr edhe vetë pjesë ne vizatimin e tatuazheve te klientët e tij.

Lajmet e fundit nga