Connect with Us

“Covid ka dalë nga kontrolli”/ Erion Dasho tregon si mund të zbulohen rastet e reja

Aktualitet

“Covid ka dalë nga kontrolli”/ Erion Dasho tregon si mund të zbulohen rastet e reja

Publikuar

-

“O bëni ndonjë lek punë, o ikni!”/ Dasho “shkund” ministrinë: Po kalon çdo cak...

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka reaguar ashpër sa i përket situatës aktuale të shkaktuar nga Covid-19 dhe gjendjes së shëndetësisë në vend. Përmes një postimi në rrjetin social ai tha se qeveria duhet të importojë një prej testeve më të shpejta që përdoren në Europë dhe shitja e tyre të bëhet në farmaci.

Në kushtet kur COVID ka dalë plotësisht nga kontrolli dhe po kërcënon jetën e qytetarëve, është kriminale që qytetarit shqiptar të mos i ofrohet MINIMUMI një test i shpejtë antigjenik me çmim të përballueshëm.  Më pak se 10 EURO kushton testi i shpejtë antigjenik në Europë! Në një status që publikova dje, u komentua se disa klinika në Tiranë e ofrojnë këtë test me çmimin spekulativ 10 mijë deri 15 mijë lekë të rinj!!! Me një normë fitimi një mijë përqind!!!

Më e pakta që mund të bëhet sot është autorizimi i importit të një prej testeve të shpejta që përdoren në Europë dhe lejimi i shitjes së tyre në farmaci.

Çdo qytetar mund t’a blejë privatisht testin dhe të paraqitet pranë mjekut të familjes për ta kryer atë! Kështu kursehen disa qindra Euro në rastin kur nevojitet testimi i gjithë familjes. Një thirrje për qeverinë shqiptare! Lehtësoni sado pak barrën financiare të epidemisë që u keni lënë në kurriz familjeve shqiptare! Kujtohuni se keni ardhur në pushtet me premtimin për një shëndetësi falas”, shkruan Erion Dasho. CNA.al/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jam për mbylljen e shkollave”/ Kryemadhi leksion Ramës: Të marrë nga një ambient në çdo pallat…

Publikuar

-

Nga

“Jam për mbylljen e shkollave”/ Kryemadhi leksion Ramës: Të marrë nga një ambient në çdo pallat…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme mbi mundësinë e mbylljes së vendit në një karantinë të dytë.

Ajo tha në emisionin “Real Story” se është kundër mbylljes së vendit por pro mbylljes së shkollave.

Kryemadhi deklaroi se shkollat duhet të mbyllen dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

Unë jam për e shkollave. Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike.

Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve. Çdo pallat ka ambiente, qeveria të marrë nga një ambient në çdo pallat. Një pallat ka 4 nxënës të klasës së parë dhe një mësuese me 4 nxënës bën mësim shumë mirë. Realizohet se SHBA e kanë propozuar anglishten në komunitet. Nëse SHBA do të bëjë anglisht në komunitet, pse të mos bëjnë dhe ne arsim në komunitet për klasat e para, dyta, treta e katërta. Lëndët sociale mund të bëhen online, por matematike, bukurshkrimi mund të bëhen në komunitet. Komunitetin e realizojnë të gjithë. Çdo pallat e ka një ambient bosh që mund të ja vejë në dispozicion për arsimin në komunitet”, theksoi kryetarja e LSI-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i FMN/ Kryemadhi: Ekonomia në krizë, qeveria kapet pas fijes së barit

Publikuar

-

Nga

Raporti i FMN/ Kryemadhi: Ekonomia në krizë, qeveria kapet pas fijes së barit

Duke folur mbi raportin e FMN, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është në krizë para pandemisë dhe tërmetit.

Ajo deklaroi se koncesionet i dhanë goditjen në palcë ekonomisë shqiptare dhe tërmeti dhe pandemia e rënduan më tej performancën e institucioneve tatimore dhe qeverisë.

Kriza ekonomike te ne ka filluar që përpara se të fillonte pandemia apo tërmeti, sepse koncesionet ishin ato që i dhanë goditjen në palcë ekonomisë shqiptare. Shkatërroi biznesin e vogël dhe atë të mesëm dhe pasuroi tre-katër veta. Rama ka shkatërruar edhe shtresën e mesme. Shkatërrimi i skemës së pensioneve dhe sigurimeve ka ardhur si pasojë e largimit të qytetarëve 25-45 vjeç, të cilët janë forca më e madhe intelektuale dhe që paguan taksat dhe sigurimet, por edhe mban bizneset gjallë.

Rrënimi i ekonomisë, mbyllja e ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e krijimit të vendeve të punës, mungesa e krijimit të një sistemi arsimor në mënyrë që të kemi një punë të mirëpaguar, duke bërë që të mos kemi profesionistë që do të drejtojnë në administratën shtetërore. Sot në administratë kemi punonjës të nivelit ZH.

Sepse një mësues Matematike nuk të rri ty sot me 480 mijë lek në muaj, sepse do të ushqejë familjen, do paguajë dritat ujin, do vishet, a do studiojë diçka më shumë për veten e tij, kjo nuk i del dhe kështu një matematicien normalisht do të largohet. Ndërkohë, një Facebook-ist që vetëm rri shkruan komente, like dhe share e merr dyfishin e pagës së një mësuesi”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Katër viktima, mbi 400 raste të reja me Covid-19

LEXO EDHE:  Vasili konfirmon lajmin e CNA/ Pranon që ka qenë i infektuar me koronavirus

Teksa u pyet se çfarë ka ndodhur me ekonominë, kryetarja e LSI-së theksoi se ajo është dëmtuar pavarësisht se qeveria po kërkon të tërheqë vëmendjen

Ka ndodhur që dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës dhe kapja ‘pas fijes së barit’ për të hequr vëmendjen nga problematikat kryesore sot në Shqipëri, që është mungesa e vendeve të punës dhe shpopullimi në masë i të rinjve ngas Shqipëria, është një nga problemet kryesore ku edhe ne dashje pa dashje fokusohemi ndonjëherë me deklarata shumë kalimtare, që janë tangente, dhe nuk merremi me thelbin e problemeve”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ofendoi Grida Dumën/ Gjekmarkaj i kthehet keq Frrok Çupit: Të kap pas studios, meriton të të pështyj

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2020/12/01/po-fshin-menderen-me-pd-ne-degjeneron-debati-mes-grida-dumes-dhe-frrok-cupit-o-kategori-llumi/

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes ish-deputetes Grida Duma dhe analistit Frrok Çupi, i cili ka degjeneruar në ofendime dhe përplasje banale.

Çupi i tha Dumës se po tall menderen me PD-në dhe e quajti idiote, ndërsa kjo e fundit e quajti këllirë dhe kategori llumi.

Në debat ka ndërhyrë edhe analisti Agron Gjekmarkaj, i cili ka mbrojtur ish-deputeten dhe i ka thënë se po ia kërkoi Duma do ta kapë pas studios dhe do ta lidhë, ndërsa deklaroi se meriton që Çupin ta përshtyjë.

Por në debat ka ndërhyrë moderatorja Eni Vasili, e cila ka kaluar në publicitet dhe pas disa minutash është rikthyer dhe mbylli emisonin.

LEXO EDHE:  Vasili konfirmon lajmin e CNA/ Pranon që ka qenë i infektuar me koronavirus

LEXO EDHE:  Pandemia ua vë "drynin" mbi 750 bizneseve

Pjesë nga debati në “Open”:

Gjekmarkaj: Kam gjithë këto vite në televizion dhe nuk jam ndjerë asnjëherë kaq keq sa sot. Vjen nga një zonë e kanunit, që e ka kult gruan. Të të vijë turp. Grida po të ketë një vëlla jashtë të kap dhe të lidh. Po ma kërkoi edhe unë do ta bëj.

Çupi: Çfarë bën ti Agron?

Gjekmarkaj: Ti meriton të të pështyj aty jashtë./ CNA.al

“Po fshin menderen me PD-në”/ Degjeneron debati mes Grida Dumës dhe Frrok Çupit: O kategori llumi

LEXO TE PLOTE