LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja e Arbitrazhit/ Meta shkresë Avokates së Popullit

31 Tetor 2020, 10:43, Aktualitet CNA
Çështja e Arbitrazhit/ Meta shkresë Avokates së Popullit

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Avokates së Popullit, ku i ka kërkaur informacione mbi Arbitrazhin. Meta tha se nga ana e Avokaturës nuk ka pasur asnjë përgjigje, ndonëse sipas tij kanë kaluar plot 1 muaj e 15 ditë .

?Zonja Avokate e Përgjithshme e Shtetit,  Me shkresën me nr. prot. 2391, datë 13.07.2020, të Institucionit të Presidentit të Republikës,ju është kërkuarinformacion mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë. Asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Avokaturës së Shtetit mbi këtë kërkesë. Janë bërë plot 3-muaj e 15 ditëpa asnjëpërgjigje! Me shkresën me nr. prot. 2391/1, datë14.09.2020, Ju është kërkuar për herë të dytë përcjellja e informacionittë kërkuar 3 muaj më parë, mbi çështjet në proces dhe vendimet e gjykatave të arbitrazhit ku shteti shqiptar është palë. Në këtë shkresë të dytë ju ështëlënë një afat 4-ditë pune për ta përcjellë informacionin e kërkuar. Sot bëhet plot 1 muaj e 15-ditë, pa asnjëpërgjigje edhe për këtë shkresë të dytë?, thuhet në shkresën e Metës.

Presidenti ka parashtuar edhe çështjet për të cilat ka 3 muaj që po kërkon informacion nga ana e Avokatisë së Shtetit.

?Presidenti i Republikës,në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe mbetet ende në pritje të të dhënave të kërkuara për 3 muaj rresht, informacion ky mbi:
– Numrin e çështjeve në proces pranëGjykatave tëArbitrazhit, ku Republika e Shqipërisëështë palë dhe të dhënat rreth tyre, përfshirë strukturën që ndjek këto çështje;- Nëse për çështjet në proces nëGjykatat e Arbitrazhit janë kontraktuar shërbime të përfaqësimit dhe të konsulencës, përfshirë të dhënat mbi mënyrën e përzgjedhjes, kontraktimit, shpenzimet dhe pagesat e kryera për to, apo në pritje për t`u kryer;
– Numrin e çështjeve të fituara nga shtetit Shqiptar në Gjykatat e Arbitrazhit;
– Numrin e çështjeve të humbura në Gjykatat e Arbitrazhit, me të dhëna mbi:
i. Efektin financiar (detyrimin) për shtetin shqiptar sipas vendimit;
ii. Shpenzimet administrative për mbulimin e kostove të procesit, përfshirë shpenzimet për kontraktimin e shërbimeve të përfaqësimit dhe të konsulencës, si dhe mënyrën e përzgjedhjes dhe kontraktimit të tyre.
– Bazuar mbi çështjet e humbura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, a ka referuar Avokatura e Shtetit deri më tani çështjet në organet përkatëse për nxjerrjen e përgjegjësive individuale administrative, civile dhe/ose penale për dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të shtetit shqiptar, apo jo.
– Informacion të veçantë mbi lindjen dhe ecurinë e çështjes së Arbitrazhit ICSID nr. ARB/15/28 ?Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë?, duke përfshirë edhe kopje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, në gjuhën që është dhënë dhe përkthimin e tij zyrtar në gjuhën shqipe?, thuhet në shkresën e Metës.

Presidenca kërkon kthimin e përgjigjes brenda datës 02.1.2020, në të kundërt Meta do të ndërmarrëtë gjitha hapat ligjorë për referimin e rastit të shpëdorimit të detyrës në organet ligjzbatuese, për secilin prej personave që me veprime apo mosveprime, është bërë pengesë për dhënien e këtij informacioni, dhe që po krijon edhe më shumë bindjen e arsyeshme të bazuar në prova dhe ligj se po bëhen përpjekjepër të mbuluar veprime tëtjera të dënueshme që kanë shkaktuar dëmetë konsiderueshme financiare për shtetin shqiptar. CNA.al/

Lajmet e fundit nga