Connect with Us

Ardi Veliu inspektim në zonën e ish-Bllokut/ Policia në terren për të mos lejuar festime për Halloween

Aktualitet

Ardi Veliu inspektim në zonën e ish-Bllokut/ Policia në terren për të mos lejuar festime për Halloween

Publikuar

-

Gjatë mbrëmjes se djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, inspektoi disa zona të kryëqytetit ,për te parë nga afër zbatimin e masave Anti-covid dhe punën e Policisë. Përmes një njoftimi Policia bën me dije se nuk do të lejohet asnjë llojë festimi dhe grumbullimi për festën e Halloween-it.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, mbrëmjen e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.

Drejtor Veliu gjatë inspektimit në “Ish-Bllok” dhe zona të tjera të Tiranës, u ka kërkuar drejtuesve të DVP Tiranë, masa më të shtuara në fundjavë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.  Nisur nga shtimi i rasteve, Drejtor Veliu ka theksuar gjatë komunikimeve me punonjësit e Policisë në terren se duhet një impenjim më i madh i Policisë në fundjavë, duhet të ushtrohen kontrolle të herëpashershme në lokale dhe kontrolle të pandërprera në sheshe, bulevarde, parqe e në çdo ambient publik dhe duhet ndëshkuar me gjobë cilindo që nuk respekton masat dhe protokollet e sigurisë. Duke marrë parasysh festën e Halloween-it, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar të gjitha strukturat në të gjitha qarqet që të marrin masa për të mos lejuar organizime e festime, pasi janë burim potencial për të përhapur virusin COVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ndërkohë që Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe 2, si dhe forca e posaçme “Shqiponjat”, gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë vendosur 85 masa me vlerën 3.000 lekë secila për të rinjtë që qarkullonin pa respektuar distancimin social dhe pa vendosur maskë.

LEXO EDHE:  Asgjësohen 6555 bimë të dyshuara narkotike cannabis sattiva në proçes tharje

Ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vendosën 3 gjoba me vlerë 1.000.000 lekë secila, për tre administratorë të lokaleve që gjatë kontrolleve pas orës 20:00, shërbimet e Policisë i kanë konstatuar me muzikë dhe pa respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Shtetit apelon për respektim të masave anticovid dhe u bën thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët e tyre të grumbullohen në festime në lokale, në kundërshtim me këto masa.

Njëkohësisht, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19. CNA.al/

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Masat ndaj koronavirusit/ Greqia zgjat sërish izolimin mbarëkombëtar

Publikuar

-

Nga

Masat ndaj koronavirusit/ Greqia zgjat sërish izolimin mbarëkombëtar

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri më 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rriten, thanë zyrtarët qeveritarë.

Rritja e rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Greqi po ndodh që prej muajit tetor, që ka detyruar qeverinë që të shpallë izolim mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, transmeton Reuters.

Greqia deri më tani ka regjistruar 97,288 raste me koronavirus dhe 1,902 viktima. Pjesa veriore e vendit është goditur më së keqi, ku edhe spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Pavarësisht “indikacioneve të para” se numri i rasteve ditore po ulet, Greqia do të jetë në gjendje të planifikojë rikthimin në normalitet kur sistemi i saj shëndetësor të mos ketë fluks të madh të pacientëve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas.

LEXO EDHE:  Ja si mund të nisin luftërat botërore të shekullit XXI

LEXO EDHE:  Koicidenca e frikshme/Ku duhet të ishte Ervin Dalipaj në të njëjtën orë që u vra sot në Durrës

“Tash për tash, ne do t’i zgjasim masat kufizuese që janë vendosur kundër pandemisë, deri të hënën e 7 dhjetorit”, tha ai./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Rekord ditor infeksionesh me koronavirus

Publikuar

-

Nga

SHBA/ Rekord ditor infeksionesh me koronavirus

Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit që nga muaji maj. Rritje rekord pësoi dhe numri i infeksioneve të shënuara brenda një dite, rreth 200 mijë raste, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë më shumë se 89 mijë persona janë shtruar në spital prej ditës së mërkurë, një tjetër shifër rekord që vjen mes shqetësimesh se dita e Falenderimeve do të çojë në rritje të infeksione ndërsa shumë njerëz nuk i kanë shmangur grumbullimet familjare me rastin e festës.

Zyrtarët në shumë shtete kanë vendosur kufizime për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Gjykata e Lartë lëshoi një urdhër të përkohshëm që bllokon shtetin e Nju Jorkut të vendosë kufizime pjesëmarrjeje në objektet e kultit në ato zona ku është shënuar një rritje e rasteve me koronavirus. Në një votim 5 me 4, gjykata mbështeti Dioqezën Katolike të Bruklinit dhe dy kongregacione Hebreje Ortodokse që sfiduan urdhrin e guvernatorit Andrew Cuomo. Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts ishte i vetmi gjykatës konservator që nuk iu bashkua vendimit të shumicës.

Koreja e Jugut, një nga pikat e hershme të nxehta të pandemisë ndodhet gjithashtu në mesin e një rritjeje të re të rasteve, duke raportuar më shumë se 500 infeksione në ditë, për herë të parë që nga fillimi i marsit. Rritja vjen pas një muaji që qeveria vendosi të lehtësojë kufizimet e rrepta për distancim fizik në Seul dhe në rajonet përreth.

Të enjten Rusia njoftoi një rritje rekord rastesh të shënuara brenda një dite me mbi 25 mijë infeksione, duke e çuar totalin e përgjithshëm në rreth 2.2 milionë. Numri i vdekjeve gjithashtu shënoi një shifër rekord, 524 vdekje brenda 24-orësh. Në Gjermani u shënuan 400 viktima të reja duke e çuar numrin në më shumë se 15 mijë që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:  “Spitalet janë në kolaps”/ Berisha: Neglizhenca e qeverisë po kushton çdo ditë jetë njerëzish

LEXO EDHE:  Sekuestrohet 7 kg drogë në formë çokollate/ Në pranga një person

Qeveria gjermane vendosi në fillim të nëntorit të mbyllë restorantet, baret dhe objektet sportive për të luftuar një rritje rekord të numrit të infeksioneve. Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e shteteve ranë dakord të mërkurën vonë në mbrëmje të zgjasin kufizimet deri më 20 dhjetor.

Në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë janë shënuar më shumë se 60.4 milionë të infektuar nga COVID-19 dhe 1.4 milionë viktima. Shtetet e Bashkuara kanë nurmin më të lartë të viktimave, pasuar nga Brazili me 170 mijë, India me 135 mijë dhe Meksika me 103 mijë të vdekur./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga Covid në Kosovë/ 755 raste të reja dhe 15 humbje jete

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur për shëndetësinë/ Humb jetën mjeku nga Lushnja

Vazhdon situata alarmante në Kosovë për sa i përket COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 755 persona sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik ndërsa janë shënuar 15 viktima. Shifrat e sotme në Kosovë kanë një rritje të ndjeshme në krahasim me ditën e djeshme, ku janë shënuar 704 raste të reja dhe 9 viktima.

Një lajm pozitiv është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 553 pacientë. Megjithatë rastet e infektimeve me koronavirus dhe numri i viktimave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues, pavarësisht masave të marra nga qeveria./CNA.al

LEXO TE PLOTE