Connect with Us

Trump dhe Biden, fushatë në 4 shtete vendimtare

Bota

Trump dhe Biden, fushatë në 4 shtete vendimtare

Publikuar

-

Trump dhe Biden, fushatë në 4 shtete vendimtare

Kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara, po i përqendrojnë përpjekjet e tyre të fushatës të premten në katër shtete me rëndësi vendimtare, ndërsa kanë mbetur vetëm katër ditë derisa amerikanët të hedhin votat e fundit në zgjedhjet e përgjithshme.

Presidenti Donald Trump do të bëjë fushatë në Miçigan, Minesota dhe Uiskonsin, ndërsa ish-nënpresidenti Joe Biden do të bëjë fushatë në Minesota, Uiskonsin dhe Ajova.

Miçigani ka 16 vota elektorale, Minesota dhe Uiskonsin kanë nga 10, dhe Iova 6.

Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden i përqendruan përpjekjet e tyre të fushatës të enjten në shtetin juglindor të Floridas, të cilin presidenti e fitoi në vitin 2016.

“Nëse Florida voton blu, fitorja është e jona”, tha zoti Biden në një tubim ku mbështetësit morën pjesë duke mos dalë nga makinat para kolegjit Broward, duke iu referuar ngjyrës së Partisë Demokrate.

Zoti Biden kritikoi Presidentin Trump për mbajtjen e tubimeve plot me njerëz mes pandemisë së koronavirusit ku shumica e të pranishmëve nuk mbajnë maska, duke i quajtur ato “aktivitete super përhapëse”.

Presidenti “nuk po përhap vetëm koronavirusin. Ai po përhap përçarje dhe mosmarrëveshje”, tha Biden në një tubim të dytë me makina gjatë ditës në Tampa që u ndërpre nga një shi i dendur.

Presidenti Trump, duke iu drejtuar një turme të madhe në një stadium në Tampa, përsëri parashikoi pjesëmarrje të madhe të votuesve republikanë – “një valë e madhe e kuqe” – më 3 nëntor, duke iu referuar ngjyrës së republikanëve.

“Ne do të kemi një fitore dërrmuese. Do ta shikoni”, parashikoi presidenti.

Zoti Trump ishte planifikuar të zhvillonte një tjetër tubim të enjten më vonë në Karolinën e Veriut, por për shkak të “motit shumë të keq”, përfshirë erërat e forta, aktiviteti u shty për të hënën, u tha ai gazetarëve.

Në fjalimin e tij në Tampa, presidenti tha gjithashtu se vendi do të kishte një vaksinë për COVID-19 “brenda disa javësh”, duke premtuar se “të moshuarit do të jenë të parët që ta merrnin atë”. Në Florida, njerëzit mbi moshën 65 vjeç këtë vit mund të përbëjnë rreth një të tretën e atyre që votojnë për president.

LEXO EDHE:  Pyetja e “Turit” në provimin e letërsisë/ Evis Kushi: Ishte logjike, shumica u përgjigjën saktë

Në çdo zgjedhje që nga viti 1996, kandidati që ka fituar Floridën ka fituar presidencën. Fituesi atje merr 29 nga 270 votat elektorale të nevojshme për të siguruar fitoren e zgjedhjeve.

Sipas një mesatareje të sondazheve kryesore të përpiluara nga faqja Real Clear Politics, kandidatët Biden dhe Trump kanë praktikisht të njëjtën mbështetje në Florida dhe Karolinën e Veriut, ndërsa presidenti është pas ish-nënpresidentit në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Sipas sondazheve kombëtare, zoti Biden ka një epërsi prej 7 ose 8 përqind ndaj zotit Trump, edhe pse në disa shtete vendimtare që ka të ngjarë të përcaktojnë rezultatin në Kolegjin Zgjedhor, diferenca është sa një e dyta e diferencës kombëtare.

Amerikanët po votojnë herët për zgjedhjet presidenciale të së martës në shifra të pashembullta, si rezultat i bindjeve të forta pro ose kundër dy kandidatëve kryesorë dhe për t’iu shmangur turmave të mëdha të Ditës së Zgjedhjeve në qendrat e votimit gjatë pandemisë.

Më shumë se 80 milion njerëz kishin votuar tashmë deri të enjten, shumë më tepër se gjysma e numrit të përgjithshëm të atyre që votuan herët në vitin 2016, që ishte 138.8 milion.

Rreth dy të tretat e votuesve të hershëm të Amerikës kanë postuar ose hedhur fletëvotimet e tyre në kuti të posaçme, dhe pjesa tjetër votuan personalisht në vendet e votimit në të gjithë vendin.

Zoti Biden votoi të mërkurën në Uilmington, Delauer, ndërsa zoti Trump e hodhi votën e tij të shtunën në një bibliotekë në West Palm Beach, Florida, pranë vendpushimit të tij Mar-a-Lago.

Ekspertët thonë se pjesëmarrja e votuesve për garën midis republikanit Trump dhe rivalit të tij demokrat Biden mund të jetë përqindja më e lartë e elektoratit që nga viti 1908, kur ajo ishte 65%./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Makina përplas këmbësorët në Gjermani/ Dy të vdekur, dhe 15 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorët në Gjermani/ Dy të vdekur, dhe 15 të plagosur

Disa persona kanë humbur jetën në Trier, qytet në perëndim të Gjermanisë, pasi një makinë ka hyrë në një zonë pedonale dhe ka marrë përpara këmbësorët.

Nga aksidenti raportohet edhe për persona të lënduar, shkruan policia në Twitter.

Media gjermane DPA konfirmoi se autoritetet kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.

Policia deklaroi se i dyshuari është një 51-vjeçar nga zona e Saarburg në Trier.

“Disa persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë hyri në një zonë pedonale në Trier. Ju lutem shmangni zonën, policia është në vendngjarje së bashku me shërbimet e emergjencës”.

LEXO EDHE:  Pyetja e “Turit” në provimin e letërsisë/ Evis Kushi: Ishte logjike, shumica u përgjigjën saktë

LEXO EDHE:  “Duhet qeverisje krejtësisht ndryshe”/ Mark Marku leksion Bashës: Riformato PD-në

Autoritetet gjithashtu i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit.

“Për shkak të një operacioni në qendër të Trier, ju bëjmë thirrje të shmangni me çdo kusht qarkullimin në qendër të qytetit. Zjarrfikëset dhe forcat e rendit ndodhen në vendngjarje. Do ju informojmë së shpejti”, shkruan këshilli i qytetit të Trierit.

Trier është një qytet me rreth 110 mijë banor në jugperëndim të Gjermanisë, në kufi me Luksemburgun – 190 kilometra në perëndim të Frankfurtit, 50 kilometra larg Luksemburgut./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Pandemia e koronavirusit/ Kreu i Institutit për Shëndetësi në Itali: Do zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë

Publikuar

-

Nga

Pandemia e koronavirusit/ Kreu i Institutit për Shëndetësi në Itali: Do zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë

Pandemia e COVID-19 do të zgjasë për të paktën edhe një vit e gjysmë. Kështu është shprehur presidenti italian i Institutit për Shëndetësi, Silvio Brusaferro, raporton Ansa.

“Në dallim nga fatkeqësitë natyrore që mund të jenë dramatike por edhe afatshkurtëra siç është për shembull tërmeti, pandemia shkakton stres që zgjat më shumë. Dhe, sistemi shëndetësor po punon në zhvillimin e strategjisë që do të na ndihmojë të adaptohemi në një situatë të tillë, e disa prej atyre masave do të jenë sigurisht afatgjata”, shton Brusaferro.

Ai theksoi se deri më sot nga pandemia kemi mësuar shumë që masat parandaluese janë thelbësore, sepse na ndihmojnë në shmangien e një krize shëndetësore.

LEXO EDHE:  I shpërtheu makina në flakë/ Flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët

LEXO EDHE:  Pyetja e “Turit” në provimin e letërsisë/ Evis Kushi: Ishte logjike, shumica u përgjigjën saktë

Sipas tij, masat parandaluese janë shumë të dukshme nëse ato funksionojnë siç duhet. Instituti për Shëndetësi është autoritet më i lartë shëndetësor në Itali./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid në Kosovë/ 10 viktima dhe 521 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid në Kosovë/ 10 viktima dhe 521 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 10 viktima nga koronavirusi i ri.

Sipas IKSHPK-së, nga 1.375 mostra të testuara janë konfirmuar edhe 521 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Në bazë të raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 585 pacientë ndërsa raste aktive janë 13.505.

Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 40.117, prej të cilëve 1.026 kanë vdekur ndërsa 25.586 janë shëruar.

LEXO EDHE:  “Jeta e gazetarëve në rrezik”/ UGSH bën thirrje: Shumfishoni masat e vetëruajtjes nga pandemia

LEXO EDHE:  “Duhet qeverisje krejtësisht ndryshe”/ Mark Marku leksion Bashës: Riformato PD-në

Rastet e para me koronavirus janë shënuar në mes të muajit mars./rel

LEXO TE PLOTE