Connect with Us

Tronditet kombëtarja, Keidi Bare humbet ndeshjet e nëntorit

Kombëtare

Tronditet kombëtarja, Keidi Bare humbet ndeshjet e nëntorit

Publikuar

-

Kombëtarja shqiptare ka humbur së fundmi, për ndeshjet e muajit nëntor, një nga futbollistët më të rëndësishëm të momentit. Bëhet fjalë për mesfushorin Keidi Bare, i cili ishte shndërruar në një lider të mesfushës kuqezi.

Futbollisti fierak u aktivizua në minutën e 65-të në ndeshjen e ditës së mërkurë kundër Poferdinës.

23-vjeçari kishte pësuar një tërheqje gjatë kohës kur luajti me Shqipërinë, teksa ka ndjerë sërish shqetësime, teksa do t’i duhet të qëndrojë sërish jashtë fushave të blera edhe për të paktën 1 muaj, duke humbur kështu ndeshjet më të rëndësishme të Ligës së Kombeve me ekipin Kombëtar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Duka flet për finalen e sjellë në Shqipëri: ja kur do rikthehen tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Një arritje e madhe ka ardhur për Shqipërinë në aspektin e sportit teksa finalja e parë e Conference League do të zhvillohet në Tiranë. Për këtë sukses ka folur edhe presidenti i FSHF, Armand Duka, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve mbi vendimin që dha UEFA.

“Arritja për sjelljen e finales së Conference League është një fitore jo vetëm për futbollin shqiptar, por për gjithë Shqipërinë. Ne kemi treguar se dimë ta organizojmë dhe do ia dalim më së miri. Shqiptarët ndihen të lumtur kur kanë miq dhe do i presim si duhet.

Shqipëria ka shkuar në Europë me futbollin. Kemi aplikuar për disa finale, kemi aplikuar për Superkupën e Europës, por nuk ia kam dalë dot. E fituam këtë herë, kur shkuam me një dosje voluminoze dhe i bindëm. A erdhi për shkakun se jam pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s? Jo, nuk ka lidhje.

Ka ardhur në këtë moment pasi UEFA ka vlerësuar punën e madhe të Federatës dhe njëkohësisht infrastrukturën në rritje të futbollit tonë. Sa i përket pjesës së bojkotit të futbollit, për t’iu kthyer, nuk kam qenë “pro” kësaj. Isha kundër bojkotit dhe nuk dua të besoj se kjo ishte lojë.

Presim reagimin e Qeverisë deri në 31 dhjetor. Kryeministri Rama më ka thënë se kërkesat janë të nevojshme të realizohen. Ndërkohë edhe jeta normale do të rifillojë dhe tifozët priten në muajin mars, pasi edhe vaksinat kanë dalë. Objektivi ynë i radhës është të shijojmë edhe një tjetër Europian dhe njëkohësisht më shumë arritje të ekipeve shqiptare në Europë. Ekipet duan një shtysë nga Qeveria”, tha Duka.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Zyrtarizohet gjithçka/ “Air Albania Stadium” do mirëpresë finalen e kompeticionit të madh europian

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF ka bërë publike një vendim historik për Shqipërinë. “Air Albania Stadium” do të mirëpresë finalen e “Conference League” në vitin 2022.

NJOFTIMI I FSHF-së:

FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe europiane! “Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë! Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022!

Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave. Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.

Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.

Gjatë mbledhjes Presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar. Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e zhvilluar sot në lidhje me finalet e kompeticioneve të UEFA-s.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Dëmtimi e la jashtë Kombëtares, mbrojtësi kthehet në fushë

Publikuar

-

Nga

Kastriot Dermaku ka kaluar dëmtimin e pësuar rreth një muaj më parë dhe tani është gati për të zbritur në fushën e lojës. Mbrojtësi kuqezi bëri një start fantastik të aventurës me Leçen.

Në debutim, mbrojtësi bëri një gol prej “bomberi” duke i hapur udhë barazimit 2-2 ndaj Kremonezes rreth një muaj më parë. Në 25 tetor, Dermaku pësoi një dëmtim muskulor dhe kjo e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave të blerta.

Në këtë situatë, mbrojtësi e kishte të pamundur të grumbullohej me Shqipërinë për ndeshjet e nëntorit, duke i ndjekur ato nga televizori.

Megjithatë, tashmë gjithçka ka kaluar dhe Dermaku ka nisur stërvitjen normalisht, duke e lënë dëmtimin pas krahëve. Dermaku zgjodhi që të huazohej në Serinë B italiane, ku ndihet i rëndësishëm në ekip dhe pritet që të marrë minuta vazhdimisht.

LEXO TE PLOTE