LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Ambasadori Robo jep detaje: Në Izmir ka shumë shqiptarë, dyshohet për viktima

30 Tetor 2020, 13:38, Aktualitet CNA
Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Ambasadori Robo jep detaje: Në

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo ka dhënë detaje pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin mesditën e sotme. Robo ka thënë se në Izmir ka shumë shqiptarë, por deri në këto momente nuk kanë ndonjë informacion për të lënduar.

Në një prononcim për “News 24”, Robo është shprehur se tërmeti ishte shkatërrues dhe dyshohet se nën rrënoja ka viktima.

?Tërmeti ishte shumë i fortë, 6,6 ballë sipas minsitrit të jashtëm turk. Deri më tani 6 godina janë shembur, është krijuar një situatë paniku në Izmir. Është një tërmet me të vërtetë shkatërrues.Unë kam bërë dy komunikime me banorë në Izmir, ka hamendësime që nën rrënoja mund të ketë viktima. Me saktësi nuk e dimë, por është një qytet ku ka shumë shqiptarë, ka edhe shtetas shqiptarë të ardhur rishtazi, sëfundmi.
Jam në kontakte të vazhdueshme me ta, nuk kam një informacion të qartë. Mbani parasysh që situata është kritike. Po bëhet e pamundura që situata të përballohet”,- ka thënë ambasadori./CNA.al

Lajmet e fundit nga