Connect with Us

Tërmeti në Turqi/ Konfirmohen 6 viktima, 202 të plagosur

Bota

Tërmeti në Turqi/ Konfirmohen 6 viktima, 202 të plagosur

Publikuar

-

Tërmeti në Turqi/ Konfirmohen 6 viktima, 202 të plagosur

Rritet numri i viktimave nga tërmeti që godtiti fuqishëm mesditëne sotme Turqinë.

Nga informacionet e para zyrtare, konfirmohen deri më tani 6 viktima dhe 202 të plagosur. Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.

Agjencia e kërkim-shpëtimit i bën thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosova vendos masa të reja/ Hyjnë në fuqi që nga e premtja

Publikuar

-

Nga

Kosova vendos masa të reja/ Hyjnë në fuqi që nga e premtja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e premtja, më 20 nëntor 2020, do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.

Lëvizja e qytetarëve, është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë janë 18 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Në komunat që gjenden në zonën e kuqe, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna , si dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, që kanë prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zona janë 14 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e verdhë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

LEXO EDHE:  Turqi/Importet e gazit arrijnë rekord historik

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese nga Covid/ Katër viktima në 24 orë, mes tyre një i ri nga Korça

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna: Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike – (IKSHPK) ka njoftuar të premtën se gjatë 24 orëve të fundit,11 pacientë me koronavirus kanë vdekur, ndërsa janë regjistruar 855 raste të reja infektimit./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza nga pandemia/ Aviokompanitë kanë nevojë për 70-80 miliardë ndihmë shtesë

Publikuar

-

Nga

Kriza nga pandemia/ Aviokompanitë kanë nevojë për 70-80 miliardë ndihmë shtesë

Aviokompanitë do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën ndërmjet 70 – 80 miliardë dollarësh nga qeveritë, për t’i mbijetuar krizës për shkak të pandemisë COVID-19, e cila po i shterron arkat e tyre, tha Alexander de Juinak, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Ky sektor, tashmë ka marrë ndihmë 160 miliardë dollarë nga qeveritë, por në muajt e ardhshëm, nevojat e industrisë për ndihmë shtesë do të duhej të jenë 70 deri në miliardë dollarë dhe në qoftë se nuk e marrin këtë ndihmë, ato nuk do të mbijetojnë, ka vlerësuar De Juinak në një bisedë për gazetën La Tribune, me rastin e tubimit kushtuar transportit ajror “Paris Air Forum”.

“Sa më shumë që zgjat kriza, aq më të mëdha janë rreziqet nga bankrotimi. Afër 40 kompani janë në vështirësi shumë të mëdha në procedurat e ruajtjes ose falimentimit”, tha ai.

Që nga fillimi i krizës për shkak të pandemisë së koronavirusit, i cili gjatë pranverës e ka ateruar gati se gjithë flotën botërore për disa javë, qeveritë u kanë ofruar ndihmë kompanive në forma të ndryshme, hua, ndihmë të drejtpërdrejtë, ndihmë për mbajtjen e punonjësve, etj.

LEXO EDHE:  98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese nga Covid/ Katër viktima në 24 orë, mes tyre një i ri nga Korça

Me valën e dytë të koronavirusit, trafiku ajror ka vështirësi të rinisë operimin dhe aviokompanitë do të vazhdojnë të regjistrojnë humbje. Me siguri që ata do të kenë humbje prej 100 miliardë dollarë këtë vit, dhe jo 87 miliardë siç është vlerësuar më herët, tha de Juinak./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pandemia e Covid-19/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës

Publikuar

-

Nga

Pandemia e covid-19/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli pak më parë gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për mbrojtjen e shëndetit publik nga pandemia Covid-19.

Vendimi u mor gjatë seancës së 23-të, ku u diskutua situata nga Covid-19. Shpalljen e gjendjes së krizës e rekomandoi një ditë më parë Këshilli i Sigurisë Nacionale nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski.

Ky vendim përfshin të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim trajtimin efektiv të pasojave të krizës së shkaktuar nga Kovid-19.

LEXO EDHE:  Lëkundje të forta tërmeti në Francë/ Disa të plagosur

LEXO EDHE:  98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Periudha e krizës është 30 ditë duke filluar nga data 20 nëntor 2020, dhe për këtë vendim qeveria e shtetit fqinj do të informojë Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE