LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti i fuqishëm “shkrin akujt” mes Greqisë dhe Turqisë

30 Tetor 2020, 18:14, Kosova & Bota CNA

Pas telefonatës me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, edhe presidenti turk Regep Taip Erdogan i ka shprehur Greqisë dhe Mitsotakis, ngushëllimet për viktimat që la pas tërmeti që shkundi dy vendet fqinje, paraditen e kësaj të premteje.

?Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra të tjera në jetë?, shkruan Erdogan në tëitter.

Mesazhi i ngushëllimit i Erdogan, erdhi menjëherë pas telefonatës së kryeministrit Mitsotakis me presidentin turk, ku të dy palët shprehën ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe treguan gatishmërinë për të ndihmuar njëri tjetrin, në këto kohë të vështira./CNA.al

Lajmet e fundit nga