Connect with Us

Studimi/ 8 në 10 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D

Blog

Studimi/ 8 në 10 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D

Publikuar

-

Studimi/ 8 në 10 pacientë të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D

Studiuesit në Spanjë, kanë zbuluar së fundmi se 82 për qind e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19, kishin mungesë të vitaminës D. Në studimin e fundit, ata studiuan nivelet e vitaminës D tek 216 pacientë të shtruar në spital në mars të këtij viti për t’u trajtuar për shkak të prekjes nga Covid-19.

Dhe u zbulua se të paktën 8 në 10 pacientë, kishin mungesa të qarta të vitaminës D në gjakun t tyre. Studimi i botuar të martën në “The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism”, përdori  gjithashtu një grup kontrolli prej 197 personash që jetonin në të njëjtën zonë gjeografike, dhe që ishin të ngjashëm me grupin e pacientëve Covid-19 në moshë dhe gjini.

Midis këtyre njerëzve, 47 për qind kishin mungesë të vitaminës D. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se përfundimet e këtij studimi janë korrelative, dhe jo shkakësore. Kjo do të thotë se nuk mund të arrihet në përfundimin shterues se mungesa e vitaminës D, ishte drejtpërsëdrejti përgjegjëse për një shans më të lartë për t’u shtruar në spital me Covid-19.

Megjithatë ka prova të tjera që sugjerojnë se vitamina D, mund të jetë e dobishme në mbrojtjen e individëve të shtruar në spital nga simptomat më të rrezikshme për jetën e tyre. Vitamina D, është thelbësore për shëndetin e kockave.

Por ajo gjithashtu mendohet të ketë efekte shumë të dobishme edhe në sistemin imunitar. Disa prova tregojnë se pasja e vitaminës D në nivele të mjaftueshme në gjak, mund të mbrojë një njeri nga infeksionet e traktit respirator.

Por nga ana tjetër është fakt që mungesa e vitaminës D është më se e zakonshme në mesin e popullatës. Kështu një studimi i vitit 2011, vlerëson e se rreth 41.6 për qind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë mangësi me këtë vitaminë.

LEXO EDHE:  Kryemadhi mosbesuese për Covid-19/ Patozi: Është temë shumë serioze, s’mund të bëhet gallatë

Sidoqoftë, ky numër ndryshon shumë në varësi të racës. 82.1 për qind e afro-amerikanëve kanë mangësi në këtë vitaminë, ashtu si edhe 69.2 për qind të hispanikëve po në SHBA. Vitamina D, mund të prodhohet natyrshëm nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

Por ajo mund të gjendet edhe në disa ushqime, përfshirë vajin e peshkut, vezët, qumështi, dhe zëvendësuesit e qumështit me bazë bimore. Muajin e kaluar, një studim i bërë nga studiuesit në Boston, zbuloi se pacientët mbi 40 vjeç kishin mbi 50 për qind më pak të ngjarë të vdisnin nga infeksioni ,nëse kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D.

Gjithsesi, studimi më i fundit nga Spanja, nuk ishte në gjendje të gjente ndonjë lidhje të qartë midis mungesës së vitaminës D dhe ashpërsisë së sëmundjes. Pra, informacioni në lidhje me ndonjë përfitim mbrojtës nga vitamina D në raport me koronavirusin e ri, është akoma jo përfundimtar.

Në pjesë të caktuara të botës, sidomos aty ku orët me diell janë shumë të kufizuara gjatë stinës së dimrit, mjekët rekomandojnë rregullisht marrjen e suplementeve me vitaminën D. Pra, a duhet që të nisin tani të gjithë të marrin vitaminë, D, edhe nëse nuk është e qartë nëse ajo mund të ndihmojë në përballjen më mirë të Covid-19?

Jo domosdoshmërisht. Por është e rëndësishme të theksohet se një sasi e madh e vitaminës D mund të jetë toksike, dhe gjithashtu ajo mund të ndërveprojë me ilaçe të caktuara. Pra, nëse keni ndonjë dyshim, flisni me mjekun tuaj nëse është e rekomandueshme në rastin tuaj, dhe a është e sigurt të merrni suplemente të vitaminës D./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kur dështojnë ekspertët, koston e paguajmë të gjithë

Publikuar

-

Nga

Kur dështojnë ekspertët, koston e paguajmë të gjithë

Nga David Mamet “The Wall Street Journal”

Të pasurit dhe të fuqishmit, duhet të zgjerojnë vazhdimisht operacionet e tyre. Por edhe nëse e lënë kapitalin e tyre të flejë, ata do të kenë nevojë për llogaritarë, agjentë të aksioneve dhe këshilltarë. E si do t’i zgjedhin këta vartës? Sipas mendimit që japin këshilltarët e tjerë.

Ata që janë më pranë shefit do të kenë më shumë ndikim. Ky është rasti edhe për pushtetin qeveritar. Në një lloj kuptimi ne të gjithë jemi budallenj, pasi askush nuk mund të dijë gjithçka. Atëherë të gjithë duhet t’u besojmë të tjerëve për ekspertizën që zotërojnë, dhe që të gjithë bëjmë gabime.

Tmerri i një ekonomie të komanduar, nuk është se zyrtarët do të bëjnë gabime, por që ato gabime nuk do të pranohen apo korrigjohen ndonjëherë. Po në lidhje me ekonominë tonë të tregut? Kush do të mbajë përgjegjësi për shkatërrimin e saj? Pa dyshim që shkatërrimi i saj u bë për arsye madhore si jeta e njeriut, por karantina nuk arriti atë që duhej të përmbushte.

Dhe ne e kemi edhe më herët këtë lloj paaftësie të paturpshme. Kujtoni pak profesor Frederik Lindeman, një këshilltar i ngushtë i Uiston Çërçillit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte një akses të veçantë tek kryeministri. Ekspertët e tjerë, nuk mund t’i afroheshin Çërçillit, nëse nuk kalonin përmes Lindemanit.

Ai u grind me të gjithë ata që i konsideronte si një kërcënim. Pozicioni i tij u kërcënua veçanërisht nga Sër Henri Tizard, shkencëtari që ndihmoi në zhvillimin e radarit, një nga shpikjet më të dobishme gjatë luftës. Natyrisht Lindeman e tallte atë.

Më vonë, Lindeman hodhi poshtë mundësinë që gjermanët të zhvillonin një raketë me karburant të lëngshëm, të aftë për të bombarduar Londrën, raketat V-2. Lindeman u nderua deri në fund të jetës së tij. Ose kujtoni pak këshilltarin shkencor të Josif Stalinit, Trofim Lisenkon.

Edhe ai kishte një qasje të privilegjuar tek shefi i madh. Lisenko besonte se bimët, ashtu si komunistët e mirë, mund të “edukoheshin”. Kështu sipas tij bizelet dhe gruri mund të “stërviteshin”që të rriteshin edhe në dimër. Duke vepruar sipas teorive të çmendura të  Lisenkos, Ministria sovjetike e Bujqësisë, shkatërroi të mbjellat në gjithë Euroazinë, duke shkaktuar vdekjen nga uria të10 milion njerëzve.

Më vonë idetë e tij ndikuan në politikat bujqësore në Kinën e Maos, dhe vranë disa miliona njerëz të tjerë. Por Lisenko ishte një lajkatar i talentuar. Ai i  mbijetoi sundimi tëStalinit dhe Nikita Hrushovit, duke vdekur në paqe në vitin 1976. Tani kemi ndryshimin e klimës, dhe alarmuesit e tij.

Në vitin 2001, një raport nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin e Klimës,iu referua një studimi të kohëve të fundit, duke pretenduar se temperatura e Tokës ishte rritur në mënyrë dramatike gjatë periudhës që përkon me futjen në përdorim të lëndëve djegëse fosile. Media e mbështetur nga ato pjesë të “komunitetit shkencor” që ajo zgjodhi të vlerësonte, e paraqiti këtë analizë si të ishte një fakt i padiskutueshëm. Në fakt, ajo ishte e mbushur plot me probleme. Tani së fundmi kemi pandeminë e Covid-19.

LEXO EDHE:  Sa njerëz ka vrarë realisht deri tani koronavirusi?

LEXO EDHE:  “U bëra shumë keq”/ Blero tregon si e kuptoi se ishte infektuar me Covid-19

“The Neë England Journal of Medicine”,raporton se maskat janë të padobishme jashtë mjediseve spitalore, dhe ka shumë pak gjasa që dikush të preket nga koronavirusi, si pasojë e një “ndërveprimi ​social ​në një ambient publik”. Lajm i lumtur, me përjashtim të faktit se të njëjtët ekspertë u tërhoqën një javë më vonë.

E çfarë dëmesh mund të shkaktojë mbyllja? Një pandemi u lejua ta shkatërronte ekonominë amerikane. Dhjetëra miliona janë pushuar nga puna, dhe mbulojnë fytyrat me maska kur ecin rrugëve nga frika e fqinjëve të tyre.

Një miku im ka një restorant. Ai po shkon drejt falimentit. Ai kishte disa tavolina jashtë, por dimri po afrohet, ndaj po porosit ngrohëse të reja deri në pranverën e ardhshme. Për momentin por reziston. Dikush “lejohet“ të ulet në tryezat e restorantit të tij dhe të hajë pa maskë. Në fakt, si do të hante dikush duke mbajtur një maskë?

A e di virusi se dikush është ulur aty?Ai përshëndeti dy klientë të rregullt mbrëmjen e shkuar,dhe u ul në tryezën e tyre për të biseduar. E hoqi maskën. Klienti e informoi atë se rregullorja thotë që punonjësve të një restoranti u kërkohet me ligj që të mbajnë maskë ​​në çdo kohë.

Pronari e vuri maskën në fytyrë dhe u ngrit. Por a e di virusi se ai është punonjës i restorantit? Me kë do të zihej ai, duke qenë vetë punonjës dhe pronar? Me virusin?Virusi këtu është qeveria – ose të paktën të paaftët që këshillojnë sundimtarët tanë, dhe që nuk mund të pranojnë legjitimitetin e mendimit kundër. Në mungesë të ndërhyrjes, ky virus mund të vrasë në fund organizmin pritës./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Dita Botërore e HIV-AIDS/ Sa janë viktimat, rastet e reja, dhe pse nuk ka ende një vaksinë

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e HIV-AIDS: Sa janë viktimat, rastet e reja, dhe pse nuk ka ende një vaksinë

Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësishme. Por deri tani kjo sëmundje ka marrë 33 milion jetë njerëzish, ndërsa 38 milion njerëz ishin pozitivë me HIV deri në fund të 2019.

Nëse 30 vjet më parë, në SHBA, AIDS ishte shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë, sot, falë fushatave parandaluese, diagnozës së hershme, terapive antiretrovirale dhe trajtimit të infeksioneve të lidhura me të, njerëzit me këtë sëmundje kanë mundësi ta menaxhojnë gjendjen e tyre si një sëmundje kronike dhe nëse diagnoza dhe më pas terapia nis në kohë, jetëgjatësia e të sëmurit është gati e krahasueshme me atë të individëve që nuk e kanë këtë sëmundje.

Në vitin 2019, 68 për qind e të rriturve dhe 53 për qind e fëmijëve me HIV-AIDS, kishin qasje në terapi antiretrovirale (RTSH), një kombinim i barnave të afta që ta pengojnë virusin të shumohet në trup, dhe të zvogëlojnë rrezikun e transmetimit, si midis dy partnerëve seksualë, por edhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes dhe ushqyerjes me gji.

Gjithsesi, në disa pjesë të botës, stigma shoqërore që e rrethon këtë sëmundje, si dhe varfëria e shtojnë ekspozimin ndaj situatave të rrezikshme, dhe e bëjnë të vështirë qasjen në testime dhe kurime të vazhdueshme, efektive dhe të përballueshme. Kjo nënkupton që shumë njerëz nuk mund të përfitojnë nga përparimet mjekësore.

Vitin e shkuar 690.000 njerëz vdiqën nga shkaqe të lidhura me HIV-in, dhe 1.7 milionë ishin të infektuarit e rinj. Dy të tretat e njerëzve me këtë sëmundje (25.7 milion) jetojnë në Afrikë. Në rajonin nën-Saharian, 4.500 vajza dhe gra të reja midis moshës 15-24 vjeçe, preken çdo javë nga ky infeksion.

Mungesa e qasjes në shërbimet shëndetësore për shkak të Covid-19, mund të ketë efekte shkatërruese për pacientët me HIV pozitiv. Ndërsa në Afrikën Jugore dhe Lindore infeksionet e reja kanë rënë me 38 për qind që nga viti 2010, në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore ka pasur një rritje prej 72 për qind të rasteve gjatë së njëjtës periudhë.

LEXO EDHE:   Doni një jetë më të gjatë e më të shëndetshme?/ Kjo është ajo çfarë duhet të bëni   

LEXO EDHE:  “U bëra shumë keq”/ Blero tregon si e kuptoi se ishte infektuar me Covid-19

Një rritje prej 22 për qind u vërejt gjithashtu në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe një rritje prej 21 për qind ka në Amerikën Latine. Në të gjithë botën, çdo 100 sekonda  një fëmijë ose i ri nën moshën 20-vjeçare, preket nga HIV-AIDS.

Sipas OBSH, popullatat më të prekshme janë burra që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë, njerëz që përdorin drogën me shiringa, të burgosurit, prostitutat dhe klientët e tyre, gra të reja nga disa zona afrikane, dhe disa komunitete autoktone.

Për të mposhtur plotësisht HIV-in, do të duhej një vaksinë, e cila për fat të keq, pavarësisht dekadave të hulumtimit, nuk është gjetur ende. Kjo kryesisht për shkak të aftësisë së virusit HIV për ta kamufluar shumë mirë antigjenin, proteinën që duhet të shkaktojnë mbrojtjen imunitare. Megjithatë, aktualisht ka disa teste klinike dhe terapi të reja që po studiohen./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, është shumë i dyshimtë

Publikuar

-

Nga

Pse rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, është shumë i dyshimtë

Nga Patrick Basham “The Spectator”

Të thuash me zë të lartë se si t’u duken rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të këtij vit, rrezikon të tallesh nga të tjerët. Ata mund të thonë se jeni i fiksuar apo një teoricien konspiracioni. Atëherë më klasifikoni si të fiksuar.

Unë jam anketues në profesion, dhe mendoj se këto zgjedhje ishin shumë të çuditshme. Gjithashtu mendoj se Trump është ende brenda të drejtës së tij për të kundërshtuar rezultatin e procesit. Diçka shumë e çuditshme ndodhi me demokracinë amerikane në orët e para të së mërkurës të4 nëntorit dhe në ditët që pasuan.

Dhe është  e arsyeshme që shumë amerikanë dëshirojnë të zbulojnë saktësisht se çfarë ndodhi.Së pari, merrni parasysh disa fakte. Presidenti Donald Trump mori më shumë vota se çdo presidenti i mëparshëm që ka synuar rizgjedhjen. Ai mori 11 milion vota më shumë sesa në vitin 2016, rritja e tretë më e madhe e mbështetjes e parë ndonjëherë për një president në detyrë.

Sa për krahasim, presidenti Obama u rizgjodh me lehtësi në vitin 2012 me 3.5 milion vota më pak sesa mori në vitin 2008. Vota për Trumpin u rrit aq shumë, sepse sipas rezultateve të sondazheve, ai doli shumë më mirë tek shumë grupime sociale të mëdha në SHBA.

95 për qind e republikanëve votuan për të. Ai pati një mbështetje të jashtëzakonshme nga të bardhët meshkuj të klasës punëtore që jetojnë në zonat rurale. Ai mori përqindjen më të lartë të votave që ka arritur ndonjë republikan nga pakicat që nga viti 1960.

Gjithashtu, Trump e rriti me 50 për qind mbështetjen e tij tek votuesit zezakë,në krahasim me vitin 2016. Në shkallë kombëtare, mbështetja ndaj Xho Bajdenit ra shumë poshtë 90 përqindëshit, niveli nën të cilin zakonisht humbin kandidatët presidencialë demokratë.

Trump e rriti pjesën e tij të votave nga hispanikët me 35 për qind. Me 60 për qind ose më pak të votave hispanike, është aritmetikisht e pamundur që një kandidat demokrat presidencial të fitojë Florida, Arizona, Nevada dhe Nju Meksiko.

Florida, Ohajo dhe Ajoua sfiduan secilin nga sondazhet e mediave kryesore amerikane, me fitore të mëdha për Trump. Shtetet e Miçiganit, Pensilvanisë dhe Uiskonisnit,  lëkunden gjithmonë në të njëjtin drejtim me Ohajon dhe Ajouan.

E megjithatë, Bajden kryeson zyrtarisht në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin për shkak të një orteku të dukshëm votash nga zezakët nëDetroit, Filadelfia dhe Milluoki. Diferenca “fituese” e Bajdenit arrit thuajse tërësisht nga votues të tillë në këto qytete, pasi rastësisht vota e tij nga zezakët u rrit pikërisht në vendet e nevojshme për t’i siguruar fitoren.

Bajden nuk pati një nivel të krahasueshëm mbështetje midis grupeve të krahasueshme demografike në shtete të krahasueshme, gjë që është jashtëzakonisht e pazakontë për fituesin presidencial. Na thuhet se Bajden fitoi më shumë vota në shkallë vendi sesa çdo kandidat presidencial në histori.

Por ai fitoi vetëm 524 qarqe, në krahasim me 873 qarqet që fitoi Obama në vitin 2008. Megjithatë, Bajden e tejkaloi shumë Obamën në votat që mori në total. Republikanët arritën të mbajnë kontrollin e Senatit. Partia e Trump nuk humbi në asnjë legjislaturë në nivel shtetëror.

LEXO EDHE:  Sa njerëz ka vrarë realisht deri tani koronavirusi?

LEXO EDHE:   Doni një jetë më të gjatë e më të shëndetshme?/ Kjo është ajo çfarë duhet të bëni   

Një tjetër anomali është zbuluar tek krahasimi midis sondazheve dhe metrikave të tjera. Këto të fundit përfshijnë:tendencat e anëtarësimeve në parti; votat kryesore përkatëse të kandidatëve; entuziazmin që nxit kandidati; ndjekja e mediave sociale; transmetimet dhe vlerësimet e mediave dixhitale; kërkimet në internet; numri i donatorëve (sidomos atyre të vegjël); dhe numrin e individëve që vënë bast për fitoren e secilit kandidat.

Pavarësisht performancave të dobëta të kohëve të fundit, sondazhet mediatike dhe ato akademike kanë një rekord mbresëlënës prej 80 për qind të rasteve kur kanë parashikuar saktë fituesin. Por, kur sondazhet gabojnë, kjo nuk ndodh me metrikat e tjera.

Këto të fundit kanë një rekord 100 për qind. Dhe çdo metrikë e tillë parashikonte rizgjedhjen e Trumpit. Që Trumpi t`i humbiste këto zgjedhje, duhej që sondazhet kryesore të ishin sakta, gjë që nuk ndodhi. Për më tepër, që presidenti të humbiste, do të duhej të ishin gabim jo vetëm apo më shumë prej këtyre metrikave, por secila prej tyre dhe në të njëjtën kohë.

Ky është një skenar jo i pamundur, por gjithsesi shumë i vështirë që të ndodhë. Edhe elementët e mëposhtëm të spikatur, nuk kanë gjithashtu asnjë shpjegim bindës:

1.Natën e Zgjedhjeve, kur Trump po kryesonte ndjeshëm, shumë shtete të lëkundura ndaluan numërimin e votave. Në shumicën e rasteve, vëzhguesit u nxorën jashtë mjediseve të numërimit. Dhe numërimi vazhdoi pa vëzhguesit.

2.Numërimi anormal i votave nga ana statistikore, ishte ‘normaliteti’ i ri kur rifilloi numërimi. Numri i votave ishte shumë më i madh sesa parashikohej (disa qindra mijëra), dhe ishin një raport jashtëzakonisht të lartë (90 për qind dhe më lart) në favor të Bajden dhe jo të Trump.

3.U numëruan dhe fletëvotimet e mbërritura me vonesë. Në Pensilvani, 23.000 fletë votimi nuk e kanë datën se kur janë dorëzuar, dhe 86.000 të tjera kanë data të çuditshme që ngrenë pikëpyetje serioze.

4.Mos-krahasimi i firmave në fletëvotimet postare. U asgjësuan të dhënat që gjendeshin në zarfet e fletëvotimeve.

5.Nivele historikisht të ulëta të refuzimit të votave në mungesë, pavarësisht zgjerimit masiv të votimit me postë.

6.Vota të munguara. Në qarkun Delauerit, Pensilvani, mungojnë 50.000 vota që ishin në 47 karta USB-je

7.Votuesit jo-rezidentë. Projekti i Integritetit të Votuesve i Met Brejnard vlerëson se 20.312 njerëz që nuk plotësonin më kriteret e rezidentit,votuan vetëm në Xhorxhia. Në këtë shtet diferenca e Bajden ndaj Trump është vetëm 12.670 vota.

8.Adresa rezidenciale të pavlefshme. Një numër rekord njerëzish të vdekur që “votojnë”. Pati shumë fletëvotimet në gjendje të pacenuar, pa asnjë rrudhë, pra që nuk ishin postuar në zarfe siç kërkohet nga ligji.

9.Anomali statistikore. Në Xhorxhia, Bajden e kaloi Trumpin me 89 për qind të votave të numëruara. Gjatë53 grupeve të votave të numëruara, Bajden udhëhoqi ndaj Trump me të njëjtën normë 50.05 deri në 49.95 për qind diferencë, në çdo grup të tyre. Shqetësues është fakti që të gjitha anomalitë statistikore ishin në favor të Bajdenit.

Shënim:Patrick Basham, është drejtor i Institutit për Demokraci./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE