LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spahia flet me shifra/ Afro 100% e personave të intubuar me koronavirus humbin jetën

30 Tetor 2020, 19:58, Lifestyle CNA
Spahia flet me shifra/ Afro 100% e personave të intubuar me koronavirus

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, deklaroi se vdekshmëria te personat e intubuar si pasojë e koronavirusit është afro 100%.

Duke folur për këtë bilanc, Spahia ngriti akuzat se fajin e ka qeveria që nuk ka ribursuar përballimin e shpenzimeve të personave që marrin trajtim në banesë.

Sipas tij, pacientët paraqiten me shumë vonesë dhe kushte të agravuara, gjë që reflektohet te pamundësia e ekipeve mjekësore për të ndryshuar rrjedhën e sëmundjes.

?Kemi denoncime për pamundësi të qytetarëve për përballimin e shpenzimeve ekonomike në trajtimin në kohë me preparatet e duhura dhe kjo reflektohet te paraqitja tepër vonë, shpesh herë në dyert e spitaleve. Çka reflektohet te numri i lartë i personave të intubuar dhe vdekshmëria e lartë e personave të intubuar që kemi ne. Vdekshmëria te personat e intubuar. Kjo shifër të bën të mendosh për arsyen. Kemi shifrën afro 100% te personat e intubuar dhe kjo është tragjike.

Veriu i Italisë në pikun e vet me një mesatare të jetës së pacientëve me të lartë se e jona, arriti te 50% e vdekshmërisë te personat e intubuar, ne e kemi afër 100%. Unë di personalisht 2-3 që kanë dalë nga intubimi me sukses, të tjerë nuk di. Pacientët në Shqipëri paraqiten me shumë vonesë dhe kushte të agravuara, gjë që reflektohet te pamundësia e ekipeve mjekësore për të ndryshuar rrjedhën e sëmundjes së fatkeqësisht përfundon me vdekjen e tyre?, tha demokrati në Abc News./ CNA.al

Lajmet e fundit nga