Connect with Us

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Politikë

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Publikuar

-

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta është pyetur për skandalin e nënshtetësive.

Meta pretendon se lajmet për nënshtetësinë janë krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve.

“Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e incineratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi”, tha Meta.

Ndërkohë, teksa u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” për futbollistin me precedentë penalë, Kreu i Shtetit deklaroi: “Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bamir Topi flet pa dorashka/ PD është dëmtuar nga vetë e djathta, janë shpartalluar figurat intelektuale

Publikuar

-

Nga

Bamir Topi flet pa dorashka/ PD është dëmtuar nga vetë e djathta, janë shpartalluar figurat intelektuale

Ish-presidenti Bamir Topi, ka folur mbrëmjen e sotme pqër krijimin e disa partive politike nga e djathta.

Topi deklaroi se dëmtimi i Partisë Demokratike është shkaktuar nga vetë të djathtës dhe jo nga e majta.

Ai fajësoi Lulzim Bashën se ka shpartalluar figurat intelektuale dhe të gjithë interesat e grupimeve që besonin të PD-ja.

Dëmtimi i së djathtës është shkaktuar nga vetë të djathtës, nuk është bërë nga e majta. Kur e majta ka sulmuar, ka pasur momente kompaktësimi.

Virusi i shpartallimit të së djathtës është vetë brenda së djathtës. Ligji 7501 e shpartalloi të djathtën, ligji i pronave, shpartalloi gjithë interesat e grupimeve që besonin të PD-ja.

Po ashtu është turp që të përndjekurit politik nuk kanë marrë këstin e tretë. Kjo është më shumë se sa një tragjedi që po konsumohet si një komedi. Janë shpartalluar edhe figurat intelektuale”, theksoi ish-presidenti në Ora News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të hetohen peshqit e mëdhenj”/ Hysi: SPAK nuk ka nevojë për ndryshim, por për zbatim

Publikuar

-

Nga

“Të hetohen peshqit e mëdhenj”/ Hysi: SPAK nuk ka nevojë për ndryshim, por për zbatim

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi kërkon nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion të godasë “peshqit e mëdhenj”. Teksa ende nuk ka një dënim të SPAK në nivele të larta, Hysi tha se ky nuk mund të quhet dështim.

Ajo që unë do të doja të theksoja, duke shprehur mendimin si një ish anëtare e komisionit në drejtësi është që ky organ i specializuar u krijua për një kategori të caktuar veprash penale me veprimtari për rastet e korrusionit ku subjektet janë subjekte të posacme, janë ish-kryeministra, kryeministër, president, ish-president, deputetë ish-deputetë, ministra, ish-ministra, funksionarët më të lartë dhe përcaktimi për funsionarin e lartë është në ligjin përkatës.

Në këtë mënyrë fokusohet e gjithë puna e SPAK te çështjet që kanë peshë dhe sensibilitet dhe te njerëzit që kanë një funksion të caktuar ne shoqëri dhe rrezikshmëria e veprimeve të tyre është më e lartë sesa të tjerët.”, tha Hysi.

Për Hysin, ligji për goditjet nga SPAK nuk ka nevojë për ndryshim, por për zbatim.

Nuk ka nevojë për ndryshim ligji sesa ka nevojë për një kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit. Unë nuk jam dakord që të fillojnë të bëjmë ndryshimet e ligjit kur ende ligji është në hapat e para të zbatimit të tij, pasi problemet që kanë lindur në praktikë, lidhen me një ligj që është miratuar. Por elementi i dytë shumë i rëndësishëm është kuptimi dhe zbatimi i drejtë i ligjit dhe e treta ëhstë krijimi i praktikave. Një ligj mund të ketë probleme, mund të ketë mangësi, pasi me ligj nuk mund të rregullohet gjithcka, por ështa praktika ajo që adreson dhe orienton të gjithë politikën penale që duhet të kenë këto institucione.

Pra fokusi kryesor i këtyre organeve duhet të jetë te nivelet e larta të korrupsionit, tek ai që themi korrusion vertikal, por nuk mund të merremi në këtë moment për cështje të cilat janë të një rrezikshmërie më të vogël shoqërore. Pra kërkohet një kuptim dhe një zbatim më i drejtë i tyre”, tha ajo për “Quo Vadis”./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta nuk përmbahet ndaj Nazarkos/ S’jam persekutuar si ti zotëri, kam qenë student i shkëlqyer

Publikuar

-

Nga

Meta nuk përmbahet ndaj Nazarkos/ S’jam persekutuar si ti zotëri, kam qenë student i shkëlqyer

Presidenti Ilir Meta është përplasur mbërmjen e sotme me analistin Mentor Nazarko, i cili e pyeti se çfarë quan referendum.

Çfarë quani ju referendum, se duket sikur ju favorizoni rrëzimin e kësaj qeverie”, ishte pyetja që shkaktoi irritim te Meta.

Kreu i Shtetit i tha analistit se nuk ka qenë i persekutuar si ai, ndërsa pretendon se ka qenë student i shkëlqyer.

LEXO EDHE:  Pse Ilir Meta nuk ka Facebook dhe Twitter?

LEXO EDHE:  “Parlamenti i përbërë nga kriminelë, injorantë dhe idiotë”/ Kabo: Ndryshimi mund të vijë pas 30 vitesh

Unë favorizoj rrëzimin e çdo tiranie. Unë nuk kam qenë i persekutuar siç ke qenë ti zotëri. Kam qenë student i shkëlqyer edhe kam pasur se çfarë të humbisja nga regjimi komunist dhe kam dalë e kam shkruar të Ramiz Alia. Dhe të dalë tani pas 30 vjetësh e të pranoj këtë situatë të turpshme”, deklaroi presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE