Connect with Us

Situata e rënduar prej COVID-19/ Fqinjët pezullojnë futbollin

Sport

Situata e rënduar prej COVID-19/ Fqinjët pezullojnë futbollin

Publikuar

-

Mbyllet përkohësisht futbolli në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje për këtë fundjavë.

Është ky vendimi më i ri i Federatës në vendin fqinj, i cili vjen për shkak të ndryshimeve të protokollit për zbatimin e masave për tu mbrojtur nga Koronavirusi dhe hyrjes në fuqi të protokollit të përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve.

Në këtë situatë, ndeshjet e kampionatit në Maq3edoni, të planifikuara për këtë fundjavë, nuk do të zhvillohen. Është vendosur që ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë të zhvillohen një javë më vonë, sigurisht, nëse situata nuk shkon drejt përkeqësimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Balaj: Goli ishte një çlirim, nuk largohem në janar

Publikuar

-

Nga

Bekim Balaj i ka dhënë fund një makthi që zgjaste prej thuajse 9 muajsh. Sulmuesi i përfaqësueses nuk po arrinte të shënonte me Shturm Grac dhe për herë të fundit kishte tundur rrjetën me të në kampionat në fillimin e muajit mars.

“Ky gol ishte një çlirim, e gjithë trsynia iku dhe ndjej një lehtëssm të madh. Me të vërtetë më mungonte ndjesia pas golit, Gjëja më e mirë për golin tim ishte që na siguroi tre pikët”, tha futbollisti për golin që i dha fitoren Shturm Grac ndaj Tirolit.

“Kalova një periudhë të vështirë, por nuk u dorëzova kurrë”, tha lojtari për këtë periudhë të gjatë ku nuk kishte shënuar dhe ku ishin vënë në dyshim aftësitë e tij. Tashmë kanë rinisur diskutimet nëse Balaj do të largohet në janar, apo në verë kur i përfundon kontrata, por sulmuesi nuk dorëzohet.

“Unë do të përmbush kontratën time dhe me siguri nuk do të largohem në merkaton e dimrit. Ne kemi një skuadër të fortë dhe po bëjmë mirë në kampionat. Unë dua të fitoj diçka me Shturm Grac”, ishte deklarata e tij.

LEXO TE PLOTE

Sport

Strakosha dhe Uzuni titullarë sonte në Champions League

Publikuar

-

Nga

Liga e Kampioneve do të sjellë sot 8 sfidat e radhës për ndalesën e pestë të kompeticionit më të fortë të klubeve në botë. Juventus, Barcelona, PSG-ja dhe Mançester Junajtid zbresin sot për të zgjidhur secili llogaritë e veta.

Një mbrëmje e madhe do të jetë kjo e sotmja për sulmuesin e Shqipërisë Myrto Uzuni, i cili do të përballet me katalanasit në Hungari. Edhe gardiani kuqezi Tomas Strakosha ka për detyrë të mbrojë portën e Lacios në kërkim të fitores ndaj Borusia Dortmundit, ç’ka do të ndihmonte në katapultimin në vendin e parë.

Më poshtë ju sjellim formacionet e mundshme të 5 sfidave më të rëndësishme të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampioneve:

BORUSIA DORTMUND-LACIO
BORUSIA DORTMUND (4-2-3-1): Byrki; Munie, Akanzhi, Humels, Paslak; Vitsel, Xhan; Brand, Rojs, Sanço; Haland. Trajner: Lusien Favre.
LACIO (3-5-2): Strakosha; Felipe, Hoedt, Açerbi; Marusiç, Milinkoviç, Leiva, Luis Alberto, Fares; Korrea, Imobile. Trajner: Simone Inzagi.

MANÇESTER JUNAJTID-PSG
MAN. JUNAJTID (4-2-3-1): De Gea; Uan-Bisaka, Tuanzebe, Meguajër, Tejes; Van de Bek, Fred; Rashford, Fernandesh, Marsial; Kavani Trajner: Ole Gunar Solskjaer.
PSG (4-3-3): Navas; Florenci, Markinjosÿþ, Kimpembe, Baker; Herrera, Danilo, Verrati; Di Maria, Mbape, Nejmar. Trajner: Tomas Tuhel.

SEVILJA-ÇELSI
SEVIJA (4-3-3): Vaclik; Navas, Kunde, Diego Karlos, Rekik; Xhordan, Fernando, Rakitiç; Okampos, De Jong, Munir. Trajner: Hulen Lopetegui
ÇELSI (4-3-3): Mendi; Azpilikueta, Rydiger, Zuma, Emerson; Zhorzhinjo, Kovaçiç, Haverc; Hadson-Odoi, Zhiru, Pulisiç. Trajner: Frenk Lampard.

FERENCVAROSH-BARCELONA
FERENCVAROSH (5-4-1): Dibuzh, Lovrenksiks, Blaziç, Frimpong, Dvali, Hejshter, Zubkov, Siger, Somalia, Uzuni, Nguen. Trajner: Juri Rebrov.
BARCELONA (4-2-3-1): Neto, Dest, Mingueza, De Jong, Xhunior Firpo, Buskets, Pjaniç, Trinkao, Pedri, Riki Puxh, Breithueit. Trajner: Ronald Kuman.

JUVENTUS-DINAMO KIEV
JUVENTUS (3-5-2): Shezni, Bonuçi, De Ligt, Sandro, Kieza, Bentakur, Bernadeski, Rabio, Ramsej, Morata, Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.
DINAMO KIEV (4-2-3-1): Bushçan, Kedziora, Zabarnji, Mykolenko, Karaev, Shepelev, Garmash, Shaparenko, Bujalski, De Pena, Verbiç. Trajner: Mirçea Luçesku.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohen prapaskenat te Gjermania/ Joakim Lëv refuzoi të jepte dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Joakim Lëv do të vazhdojë të jetë trajneri i përfaqësueses gjermane dhe në vitet në vijim, të paktën deri pas përfundimit të Botërorit 2022. Ky është vendimi që nxori mbledhja e fundit në Federatën Gjermane ku u diskutua e ardhmja e trajnerit pas rezultateve që nuk kishin bindur tifozët, sidomos humbja turpëruese 6-0 ndaj Spanjës.

Mediat gjermane kanë zbuluar se në fakt presidenti u Federatës, Fritz Keller, i kishte kërkuar trajnerit largimin nga detyra në mënyrë indirekte. Ai kishte pyetur trajnerin nëse e mendonte të mundshëm largimin nga detyra pas Europianit të vitit të ardhshëm, për t’i lënë rrugë një trajneri tjetër. Në këtë mënyrë, ai dëshirotne që të jepte që tani lajmin për largimin e Lëv dhe të qetësonte tifozët.

Por sipas “Bild”, trajneri ka refuzuar këtë opsion duke insistuar që e sheh veten në detyrë edhe gjatë Botërorit 2022 pasi kërkonte të linte pas dështimin e 2018. Keller provoi edhe gjatë mbeldhjes me bordin drejtues të Federatës që të ngrente këtë opsion për të larguar Lëv pas Euroipianit të vitit të ardhshëm, por edhe këtu nuk gjeti mbështetje nga ndihmësit e tij, të cilët nuk shihnin alternativa cilësore të cilave mund t’u besonin drejtimin e ekipit.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
VIDEO/ 10 gola në 2 ndeshje! Partizani shkërmoq Skënderbeun, Kukësi “leksion” Vllaznisë. Ja rezultatet

10 gola në 2 ndeshjet e mbrëmjes në Kategorinë Superiore. Partizani shkërmoqi Skënderbeun me rezultatin 4-0 në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Dominim i...

Bylisi dhe Teuta bëjnë “paqe”

Bylisi dhe Teuta duket se janë “abonuar” golin këtë sezon, teksa edhe ditën e sotme në përballjen mes tyre nuk kanë shkuar më shumë se...