Connect with Us

Shpërthim me tritol pranë shtëpisë së gazetarit në Lezhë/ Filmohet një automjet

Kronika

Shpërthim me tritol pranë shtëpisë së gazetarit në Lezhë/ Filmohet një automjet

Publikuar

-

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë shtëpisë së një gazetari me inicialiet E.N. në qytetin e Lezhës. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 00:30 në fshatin Ballder të Lezhës në pjesën e jashtme të shtëpisë ka shpërthyer një sasi e vogël tritol, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

“Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale”, thotë policia.

LEXO EDHE:  Mori peng një person në mjetin e tij/ Arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë një automjet është filmuar nga një kamer sigurie, nga i cili ka zbritur një person dhe ka vënë lëndën plasese dhe më pas është larguar.

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Digjet një banesë në mes të Korçës/ Tre zjarrfikëse në luftë me flakët

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët vila 3-katëshe në Fier

Një shtëpi private në Korçë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët.

Mësohet se banesa dy-katëshe ndodhet në afërsi të Muzeut Arkeologjik, pas Katedrales së qytetit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se flakët kanë mbuluar banesën, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Dyshohet se banesa ka shpërthyer në flakë për shkak të pakujdesisë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse, të cilat po luftojnë me flakët.

LEXO EDHE:  Aksidentohet motoçikleta/ Dy të plagosur në gjendje të rëndë

LEXO EDHE:  Vlorë/ Arrestohen tre “skifterë”

Sakaq, pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Mbyllet një shkollë 9-vjeçare në Sarandë/ Një pjesë e stafit e infektuar me Covid-19

Covid-19 është përhapur masivisht edhe në shkolla, duke bërë që disa prej tyre të mbyllen.

Mësohet se sot është vendosur të mbyllet edhe shkolla 9-vjeçare ‘9 Tetori’ në Sarandë.

Raportohet se mbyllja e shkollës ka ardhur pas rasteve të shumta me COVID-19.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se deri tani në këtë shkollë janë infektuar 5 mësues, një sanitare dhe një roje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë në Vlorë/ Ngrihet policia në këmbë

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë në Vlorë/ Ngrihet policia në këmbë

Disa të shtëna me armë janë regjistruar rreth 30 minuta më parë tek ‘Ura e Mifolit’ në Vlorë.

Nga informacionet paraprake, raportohet se të shtënat janë dëgjuar në Vlorë dhe në Fier.

Policitë e dy qyteteve kanë ngritur pika kontrolli në disa vende dhe po krehin zonën përreth.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e këtyre të shtënave që kanë alarmuar policinë dhe e kanë ngritur atë në këmbë.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 31 vjeçari në Fier

LEXO EDHE:  “Ju bëri zbor një plak 71-vjeçar”/ Ish-ministri i Brendshëm akuza policisë: E turpshme për shtetin!

Blutë raportojnë se akomka nuk e kanë identifikuar me saktësi se nga kanë ardhur këto të shtëna, që dyshohet të kenë qenë tek ‘Ura e Bifolit’. Ndërkaq, pritet që policia të hedhë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE