Connect with Us

Rritja e rasteve me Covid-19/ KPK zhvendos punën online

Aktualitet

Rritja e rasteve me Covid-19/ KPK zhvendos punën online

Publikuar

-

prokurori mbyll dosjen

Me rritjen e rasteve me Covid, KPK ka marrë vendim që nga sot të zhvendosë punën online për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Përjashtim do të bëjë vetëm zyra e arkivës. Lajmin e ka bërë me dije vetë KPK me anë të një njoftimi.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) njofton se duke filluar nga data 30.10.2020 deri në datën 6.11.2020, do te kufizoje kryerjen së veprimtarisë dhe vijimin e punës vetëm në distancë (online) nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë – prokotokollit. Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike”, thuhet në njoftimin e KPK. CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunonte fizikisht babanë/ Arrstohet në flagrancë 21 vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Nga

Dhunonte fizikisht babanë/ Arrstohet në flagrancë 21 vjeçari në Durrës

Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçar në Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”. Bie në prangat e Policisë 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Rr., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale R. V., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Përfaqësuesit e KPK hedhin shortin për prokurorë/ Përzgjedhin 5 dosje

LEXO EDHE:  Laze i bindur për pastërtinë e tij dhe “kërcënon”: KPK të bëjë kujdes

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndryshojnë rregullat e karantinës/ Sa ditë do duhet të izolohet një i infektuar dhe kontaktet e tij të ngushta

Publikuar

-

Nga

Ndryshojnë rregullat e karantinës, sa ditë do duhet të izolohet një i infektuar dhe kontaktet e tij të ngushta

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shkurtojnë kohëzgjatjen e rekomanduar të karantinës pas ekspozimit ndaj një personi pozitiv për COVID-19n.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës, udhëzimet e reja do të lejojnë njerëzit që kanë rënë në kontakt me dikë të infektuar me virusin të rifillojnë aktivitetin normal pas 10 ditësh, ose pas 7 ditësh nëse janë testuar negativisht. Kjo është shumë më pak se sa periudha 14-ditore e rekomanduar që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtari tha se ndryshimi i politikës është diskutuar prej disa kohe, pas studimit që shkencëtarët i kanë bërë periudhës së inkubacionit për virusin. Politika e re do të përshpejtojë kthimin në aktivitetet normale të atyre personave që vlerësohen të kenë qenë në “kontakt të ngushtë” me njerëz të infektuar.

CDC kishte thënë se periudha e inkubacionit për virusin mendohej të ishte 14 ditë, shumica e individëve u infektuan dhe shfaqën simptoma midis 4 dhe 5 ditëve pas ekspozimit.

LEXO EDHE:  Laze i bindur për pastërtinë e tij dhe “kërcënon”: KPK të bëjë kujdes

LEXO EDHE:  Me dyshime për pasurinë/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Sokol Ibi

Nuk është hera e parë që CDC u bën ndryshime udhëzimeve për koronavirusin. Në korrik, agjencia shkurtoi, nga 14 në 10 ditë, udhëzimin e saj se për sa kohë një person duhet të qëndrojë në izolim që nga momenti kur ka përjetuar simptoma të COVID-it, nëse nuk është më i sëmurë.

Udhëzimi i ri u prezantua të martën në një takim të grupit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin./VOA

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi 36 vjeçaren/ Arrestohet shoferi i kamionit në Gramsh

Publikuar

-

Nga

Aksidentoi 36 vjeçaren/ Arrestohet shoferi i kamionit në Gramsh

Një 30-vjeçar nga Gramshi është arrestuar pasi ka aksidentuar një grua në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat.

Mësohet se shtetasi me inicialet E. Sh., e ka aksidentuar 36-vjeçaren me iniciale F. S., ndërsa drejtonte një kamion. Kjo e fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën./CNA.al.

LEXO TE PLOTE