Connect with Us

Rikthehet kaosi në futbollin francez, pezullohehen ligat e ulta dhe Kupa

Seria A

Rikthehet kaosi në futbollin francez, pezullohehen ligat e ulta dhe Kupa

Publikuar

-

Megjithëse dëshirat janë për vazhdimin e kampionateve të futbollit, realiteti është padyshim i ndryshëm, që futbolli të funksionojë normalisht, si në vendet e zhvilluara, po ashtu dhe në tjerat.

Franca është vendi i parë që ka vendosur për pezullimin e garave duke filluar nën ligat e treta, ndeshjet e kupave dhe ligat e femrave.

Franca ka hyrë në një karantinë të re një mujore, një “bllokim” të ri, megjithëse vendi nuk do të ndalet plotësisht, si në pranverë, me sportet profesionale që do të vazhdojnë të luhen deri më 1 dhjetor.

“Të gjitha ndeshjet nën ligën e tretë në garat e meshkujve, si dhe të gjitha nën ligën e parë të femrave, ndeshjet e kupave të në gjitha kategoritë, ligat e të rinjve shtyhen të paktën deri më 1 dhjetor”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Francës.

Tani për tani, në Francë do të vazhdohet vetëm me nivelin elitar, por që ka frikë se edhe ai mund të ndalet, nëse situata me COVID-19 ashpërsohet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

U mund nga Verona, ja si e vlerëson Eurosporti Berat Gjimshitin

Publikuar

-

Nga

Atalanta surprizoi disi në mbrëmjen e djeshme të Serisë A teksa u mposht në shtëpi nga Hellas Verona, me rezultatin 0-2. Një humbje që ndoshta vjen si pasojë e sforcimit në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpul, duke qenë se lojtarët bergamaskë nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë.

Ndërkohë, pjesë e kësaj ndeshje ishte edhe Berat Gjimshiti. Mirëpo, për mbrojtësin e kombëtares nuk ka komente negative, të paktën nga Eurosport, teksa theksohet se ai nuk gaboi në detyrat që i ishin ngarkuara.

Gjimshiti, 6- “Edhe Gjimshiti, ashtu si Palomino, nuk ka faj të theksuar për disfatën. Gjithsesi, ai nuk kryen gabime të veçanta”, ishin fjalët e Eurosport për paraqitjen e mbrojtjes së kombëtares.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Juventusi zhgënjen në kampionat përballë Beneventos

Publikuar

-

Nga

Juventusi i Andrea Pirlos nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Beneventos, në sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A. Ky ishte barazimi i katërt për bardhezinjtë, të cilët nuk po bindin në këto javë të para.

Pa Kristiano Ronaldon në fushë, skuadra e Pirlos, duket se e ka të vështirë të shënojë. Alvaro Morata ishte ai që realizoi në minutën 21-të, ndërkohë që vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë me Letician.

Pavarësisht përpjekjeve, Juventusi nuk arriti të realizonte golin e fitores në fragmentin e dytë të lojës, duke u “kënaqur” me vetëm 1 pikë, përballë Beneventos së Filipo Inzagit.

FT: BENEVENTO – JUVENTUS 1-1
Leticia 45+4′ / Morata 22′

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi bind në kampionat, fitore spektakolare ndaj Sasuolos

Publikuar

-

Nga

Interi i Antonio Konte arriti një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Sasuolos, duke triumfuar me rezultatin 0-3. Fitorja e 5-të, në kampionat për zikaltërit, të cilët janë ngjitur momentalisht në vendin e dytë me 18 pikë në 9 ndeshje.

Aleksi Sançez hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Çirishes, shënoi në portën e tij në minutën e 14-të, duke ngritur shifrat në 0-2.

Për të vulosur këtë fitore bindëse të zikaltërve mendoi mesfushori Galjardini, i cili në minutën e 60-të, pas një aksioni model, mposhti për herë të tretë portierin Konsili. Sfidën e radhës Interi do e luajë në shtëpi ndaj Bolonjës, ndërkohë që Sasuolo do të jetë mysafire në kryeqytet përballë Romës.

FT: SASUOLO – INTER 0-3

Sançez 4′, Çirishes 14′ (autogol), Galjardini 60′

 

LEXO TE PLOTE