LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi Al-Hol/ Gurra: S’duhet të përsëritet historia

30 Tetor 2020, 21:08, Aktualitet CNA
Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi Al-Hol/ Gurra: S’duhet të

Pesë shqiptarët e riatdhesuar nga kampi Al Hol provuan njëherë e përgjithmonë mashtrimet që i janë bërë besimtarëve myslimanë për të shkuar në Siri se atje ekziston një luftë për hir të Zotit. Në këtë përfundim ka arritur ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gurra shprehet se u deshën gati një dekadë që një pjesë e besimtarëve shqiptarë të bindeshin për një luftë të pa qenë dhe një besimi që nuk ekziston.

?Për fatin e keq ata që u gjendjen në Siri, u desh afro një dekadë për të mësuar një të vërtetë, pra për një luftë të paqenë dhe një luftë të padrejtë, por më shumë se kaq, të një nëpërkëmbje të shqiptarëve në emër të një besimi që nuk ishte?, tha ai.

Për Gurrën  një pjesë e fatkeqve dhe të indoktrinuarve që prej vitesh janë bllokuar në kampin e ferrit dolën nga disa xhami jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman dhe sipas tij duhet një reagim i menjëhershëm nga ky institucion që mos të përsëritet një fenomen i tillë.

?Nuk mund të mendohet sot 2020 në këtë shekull, një vend europian të ketë xhami, të ketë imamllarë, të cilët prodhojnë mbështetje mbi radikalizmin dhe ekstremizmin, dhe indoktrinojnë nga të dyja gjinitë për t?i çuar njerëzit në Siri apo diku gjetkë, por duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të përçojmë paqen tek individët?, tha ai.

Vetëm pak ditë më parë nga kampi Al-Hol i Sirisë u evakuuan 5 shqiptarë mes tyre 4 fëmijë të mitur ndërkohë që dhjetëra të tjerë pritet të riatdhesohen përmes një operacioni tjetër që do ndërmerret në javët e ardhshme.

Lajmet e fundit nga