Connect with Us

Rëndohet bilanci në Turqi/ 12 viktima dhe qindra të plagosur nga tërmeti

Bota

Rëndohet bilanci në Turqi/ 12 viktima dhe qindra të plagosur nga tërmeti

Publikuar

-

Tërmeti në Turqi/ Shënohen 51 viktima dhe mbi 896 të plagosur

Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit.

Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi.

Kryebashkiaku i Izmirit, Tunxh Sojer tha se rreth 20 ndërtesa ishin shembur. Guvernatori i Izmirit tha se 70 njerëz ishin shpëtuar nga rrënojat.

Dëme pati edhe në ishullin grek, Samos. Drejtori i spitalit në Samos tha se katër persona u trajtuan atje për dëmtime të lehta.

Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se epiqendra ishte në një thellësi prej 16,5 kilometra në Egje, me një magnitudë 6.6. Ekipe kërkimi dhe shpëtimi kanë shkuar në Izmir.

Udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë të mbërthyer në një mosmarrëveshje të ashpër mbi të drejtat e eksplorimit të burimeve natyrore në Mesdheun lindor, patën sot një bisedë telefonike.

LEXO EDHE:  Erdogan “nuk trembet” nga tërmeti/ “Vendi ynë nuk ka nevojë për ndihmë”

Sipas presidencës së Turqisë, ata shfaqën shpresën se dy vendet do t’i kapërcejnë shpejt pasojat e tërmetit.

Presidenti Tajip Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ndihmojë Greqinë nëse është e nevojshme, sipas zyrës së presidentit.

Më herët, ministrat e jashtëm të dy vendeve biseduan në telefon dhe u shprehën se ishin të gatshëm të ndihmonin njëri-tjetrin, tha Ankaraja./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Votime nën masat anit-Covid/ Podujeva dhe Mitrovica e Veriut zgjedhin sot kryekomunarët e rinj

Publikuar

-

Nga

Votime nën masat anit-Covid/ Podujeva dhe Mitrovica e Veriut zgjedhin sot kryekomunarët e rinj

Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut zgjedhin kryetarët e rinj.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në të dyja komunat janë hapur me kohë.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime.

Në garë për të parin e Podujevës, për një mandat njëvjeçar, janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u pamundësua.

Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.

Në këtë komunë do të jetë të hapura shtatë qendra të votimit me 27 vendvotime, derisa të drejtë vote kanë 23 mijë e 313 qytetarë.

Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.

LEXO EDHE:  Rudina Magjistari leksion nga pushimet/ “Nuk po shoh askënd pa maskë, mbajeni edhe ju”

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme/ Katër viktima dhe rreth 400 të infektuar me Covid në 24 orë

Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.

Kjo është hera e parë që misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në veri të Kosovës nuk do të sigurojë mbështetje teknike, siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë zgjedhjet për parlamentin serb, të cilat u mbajtën në komunat me shumicë serbe në Kosovë në qershor të këtij viti.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për miratimin e një udhëzimi administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit për votuesit dhe stafin e zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve.

“Qëllimi i këtij udhëzimi është të përcaktojë masat mbrojtëse për të parandaluar infektimin me COVID-19 të votuesve dhe stafit zgjedhor në qendrat e votimit; përcaktimin e masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në qendrat e votimit; si dhe masat mbrojtëse gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor”, thuhet në udhëzimin e KQZ-së.

Sipas udhëzimit të miratuar nga KQZ, votuesit duhet të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbulojnë hundën dhe gojën, dhe pas verifikimit me një llambë UV, të dezinfektojnë duart e tyre me alkool.

Gjithashtu, pasi të tregojnë dokumentin e identifikimit, duhet të heqin maskën, në mënyrë që votuesi të identifikohet nga një anëtar i qendrës së votimit, dhe pastaj maska duhet të vendoset përsëri, thuhet në udhëzimin e KQZ-së./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme në shtetin fqinj/ Rekord viktimash dhe mbi 1000 të infektuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me COVID-19.

Raportohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.022 raste të reja infektimesh nga 3.127 teste të kryera dhe 41 viktima.

Viktimat janë: 17 në Shkup, nga katër në Ohër dhe Gostivar, nga tre në Manastir dhe Strumicë, nga dy në Veles dhe Prilep dhe nga një në Kavadar, Radovish, Koçan, Probishtip, Kërçovë dhe Vallandovë.

Sa u përket të infektuarve, numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup, gjithsej 463 raste të reja. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë njofton edhe për 680 persona të shëruar. Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 60,723 persona, prej tyre 37,505 janë shëruar ndërsa raste aktive janë 21.519.

Aktualisht në spitalet e vendit janë rreth 1,300 persona që po trajtohen nga sëmundja COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të premten deklaroi se gjendja në këtë vend me pandeminë, ka nisur të stabilizohet./CNA.al

LEXO EDHE:  Video- Katastrofë në Rusi/ Përmbytet jugu i vendit, raportohet për viktima

LEXO EDHE:  Indonezia nuk gjen paqe/ Regjistrohet një tërmet 5.5 ballë

LEXO TE PLOTE

Bota

Protesta kundër kufizimeve në Evropë/ Polakët bashkohen me marshimin në Gjermani, londinezët pa maska

Publikuar

-

Nga

Protesta kundër kufizimeve në Evropë/ Polakët bashkohen me marshimin në Gjermani, londinezët pa maska

Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19 periudha e izolimit mund të zgjasë deri në pranverë. Megjithatë në vend vijojnë protestat kundër masave kufizuese.

Ndërkohë, demonstrues polakë kanë kaluar urën nga Polonia në Gjermani për t’iu bashkuar protestës kundër kufizimeve. Protestuesit polakë dhe gjermane janë shfaqur duke mbajtur në duar jo vetëm flamujt kombëtarë, por edhe pankarta me mesazhe anti-Covid.

Kjo ka ardhur pasi Lëvizja gjermane “Kuerdenken” u kishte bërë thirrje protestuesve që të bashkoheshin dhe “të dërgonin një sinjal për paqe dhe liri”. Grupi argumenton se kufizimet e koronavirusit po rrezikojnë liritë themelore.

Shumë prej protestuesve nuk kanë mbajtur as maska dhe as distance fizike, ashtu sikurse kërkohet nga rregullat aktuale që ka vendosur Gjermania për të mbajtur nën kontroll dhe për të parandaluar situatën e pandemisë së COVID-19.

Mes një pranie të madhe policie, një grup i vogël organizoi një kundër-demonstratë, duke mbajtur pankarta me parulla antifashiste dhe thirrje për solidaritet në mes të pandemisë.

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme/ Katër viktima dhe rreth 400 të infektuar me Covid në 24 orë

LEXO EDHE:  Shifrat nga koronavirusi/ Mbi 10 mijë viktima dhe 12 mijë të shëruar në Itali

Nga ana tjetër, edhe në Londër janë organizuar protesta kundër masave të vendosura për të parandaluar pandeminë, si dhe kundër vaksinës. Ashtu sikurse në Gjermani edhe në Angli demonstruesit nuk kanë respektuar masat e mbajtjes së maskës dhe ruajtjes së distancimit social. Sipas protestuesve, pandemia nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Protestat në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkaktuar përplasje me policinë, si dhe janë raportuar të paktën 60 të arrestuar./euronews

LEXO TE PLOTE