Connect with Us

“Rama nuk zhgënjeu edhe sot”/ Bardhi rendit faktet: Propaganda e egër nuk i fshin dot

Politikë

“Rama nuk zhgënjeu edhe sot”/ Bardhi rendit faktet: Propaganda e egër nuk i fshin dot

Publikuar

-

“Sa bosh mund ta ketë shpirtin një kryeministër”/ Bardhi: Rama mos të harxhojë kohë me video të pavlera

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas i doli në mbrojtje ministres së Shëndetësisë, për deklaratën e seleksionimit të pacientëve.

Sipas Bardhit, Rama përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë.

“Edi Rama nuk zhgënjeu edhe sot! Është gjithmonë gati për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin. Sa më shumë përkeqësohet situata e pandemisë, aq më jashtë realitetit shfaqet Edi Rama dhe aq më i zellshëm është në mashtrime dhe videomontazhe. Përpiqet të mashtrojë shqiptarët se nuk panë atë që panë dhe nuk dëgjuan atë që dëgjuan nga Ministrja e tij e Shëndetësisë: “Nëse kemi mbingarkesë në spitale, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari”.

Ajo çfarë ka thënë Ministrja e Shëndetësisë është reflektim i situatës ku e ke zhytur Edi Rama vendin. Vetëm për të mos hequr dorë nga vjedhja me inceneratorët, koncesionet e tenderat Edi Rama i ka lënë shqiptarët të vetëm përballë krizës shendetësore dhe asaj ekonomike.

LEXO EDHE:  Pak lëng rrushi për Lulzim Bashën

Propaganda e egër e Edi Ramës nuk fshin dot faktet:
• Sot në sistemin shëndetësor publik mungojnë tamponët për testim.
• ISHP vonon deri në 10 ditë përgjigjet e tamponëve.
• ISHP nuk ndjek zinxhirin e infektimeve për të ndaluar përhapjen e tij.
• Njerëzit nuk marrin kurim derisa shtrohen në gjendje kritike.
• Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në Europë, numrin më të ulët të mjekëve dhe kapaciteteve spitalore.
Të gjitha këto janë përgjegjësi direkte e dështimit të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, që paguhen me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Me propagandën dhe videomontazhet e Edi Ramës humbasin njerëzit e zakonshëm”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qeveria hap tenderin/ 8 miliardë lekë karburant për fermerët

Publikuar

-

Nga

Qeveria hap tenderin/ 8 miliardë lekë karburant për fermerët

Qeveria ka kapur tenderin për blerjen e karburantit për përdorim nga fermerët në sektorin e bujqësisë.

Fondi limit për këtë tender është 791,666,666.7 pra afro 8 miliardë lekë.

Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj që nga momenti i nënshkrimit. Kryeministri Edi Rama bëri me dije mëngjesin e sotëm se tashmë kanë nisur procedurat ligjore për të bërë të mundur që fermerët shqiptarë të mund ta marrin naftën pa taksa.

Lajmi për fermerët u dha nga kryeministri Rama në 13 tetor në një konferencë për mediat për zhvillimin ekonomik në vend.

Sipas këtij vendimi duke nisur nga viti që vjen fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët.

“Mbi 47 mijë fermerë të pajisur me NIPT deri tani, nga 1 janari 2021 do të marrin karburantin 50% më lirë nga sa e kanë blerë këtë vit 1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Emri Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Adresa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.2, Tiranë Tel/Fax 00355 22 667 545 E-mail [email protected]ësia .gov.al Për dijeni [email protected]ësia.gov.al Faqja e Internetit www.bujqësia.gov.al 2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedurë e Hapur, mbi kufirin e larte monetar. 3. Objekti i kontratës: Blerje karburant për përdorim nga fermerët në sektorin e bujqësisë. 4. Numri i referencës së procedurës: REF-80139-11-26-2020. 5. Fondi limit: 791,666,666.7 (shtatëqind e nëntëdhjetë e një million e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtë dhjetë e gjashtë pikë shtatë) lekë pa TVSH.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i FMN/ Tabaku: Ekonomia po vuan nga rritja e taksave

Publikuar

-

Nga

Raporti i FMN/ Tabaku: Ekonomia po vuan nga rritja e taksave

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit që u publikua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Tabaku shkruan se ekonomia sot po vuan nga rritja e taksave, duke theksuar se borxhi pyblik është jashtë çdo kontorlli.

Sipas ish deputetes shteti duhet të ndalojë menjëherë çdo shpenzim të panevojshëm, ku shton se buxheti ka nevojë për rishikim.

Postimi i plotë:

FMN: Borxhi jashtë konttrolli, buxheti i shtetit të ndalojë çdo shpenzim të panevojshëm!

Sot, ekonomia Shqiptare po vuan si rezultat i rritjes 8 vjeçare të taksave, i abuzumit dhe mungesës së vizionit.

Raporti i fundit i FMN ngriti të njëjtat shqetësime që opozita ka kohë që i ngre:

–        Qeveria duhet t’i hapë rrugën mbështetjes vetëm të aktiviteteve esenciale në buxhet dhe të ndihmojë më vulnerabël, përfshirë edhe mos harxhimin e parave për shpenzime jo prioritare duke përmisuar eficencën e shpenzimeve. Kjo është urgjente shpenzimet e buxhetit kanë nevojë për një rishikim dhe përmbajtje të shpenzimeve për të manaxhuar situatën.

–        Ndryshimet e vazhdueshme dhe pa bazë të politikave fiskale duhet të shmangen, sepse kanë dobësuar sistemin fiskal.

–        Autoritetet duhet të përgatiten në rastin e masave të kontigjencës në rast të një ashpërsimi të situatës nga pandemia.

FMN konstaton se Shqipëri ka pasur një rënie ekonomike që në 4 mujorin e fundit të 2019 dhe arriti në -10.4% në tremujorin e dytë të 2020, ndërkohë që të gjithë treguesit e ekonomisë janë në përkeqësim:

Deficiti buxhetor u zgjerua në gjysmën e dytë të 2020 duke reflektuar rënien e turistëve, eksporteve dhe remitancave, të ardhurat nga taksat gjatë periudhës Janar-Shtator ranë me 10.6% nga viti i shkuar dhe goditjen më të madhe e dhanë taksat e të ardhurave dhe fitim që u prek rëndë (rënie me 29%).

Të gjitha këto lidhen me mungesën e strategjisë së Ramës gjatë pandemisë, me korrupsionin galopant që ka shoqëruar cdo vendim të qeverisë dhe ato në kohë fatkeqësie dhe me mungesën e paketa për ndihmën.

Sot, Shqipëria rendit ndër vendet me borxhin më të lartë i cili rrezikon të shkojë në 88%, dhe ishte pikërisht ky borxh që e pengoi atë të jepte ndihmë në kohën e pandemisë, duke rezultuar në ndihmën kmë të vogël në Ballkanin Perëndimor.

Per vitin e ardhshëm vlera e kontratave të PPP pritet të shkojë në 50% të produktit të brendshëm bruto edhe pse FMN vazhdon të këshillojë alokimin e fondeve për njerëzit në nevojë.

Ndërkohë që në lidhje me fondet e rimëkëmbjes ku ka një korrpsion të lartë thuhet që është e domosdoshme që të sigurohet një prokurim i duhur publik, një mbikqyrje strikte, një monitorim adeguat dhe një raportim i saktë (përfshirë edhe publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit) dhe një audit i pavarur i fondeve që të jetë i jashtëm.

Shqiptarët nuk duan një kryeministër që e kalon kohen ne FB dhe Instagram, por që lufton vërtet epideminë dhe mbështet ekonominë. Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit.

Na duhet një duhet nje qeveri që punon për të rindërtuar vendin dhe për të shëruar plagët e ekonomisë të hapura këto 8 vite./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk ka koalicion me klasën e vjetër”/ Hajdari: Partitë e reja do sjellin ndryshimin në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka koalicion me klasën e vjetër”/ Hajdari: Partitë e reja do sjellin ndryshimin në Shqipëri

Deputetja Rudina Hajdari e cila është bërë pjesë e partisë “Nisma Thurrje” u shpreh se forca e saj politike përjashton koalicionet me atë që ajo e cilëson si “klasë të vjetër”.

Sipas Hajdarit, është rritur numri i personave të zhgënjyer të cilët nuk votojnë më dhe i quajnë politikanët si të ngjashëm me njëri-tjetrin.

Por deputetja thekson se kjo klasë e vjetër kuhet të marrë dënimin e meritur dhe të përballet me drejtësinë për të gjithë korrupsionin që ka bërë, e cila sipas saj ka sjellë edhe bllokimin e rrugës drejt BE.

Koalicionet nuk ekzistojnë me një klasë të vjetër politike sepse nuk mund të bëhesh i besueshëm.  Në momentin që i bëjmë premtime qytetarëve t’i mbajmë dhe shumë qytetarë të përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze. Hapësira është se ka shumë njerëz që nuk votojnë sot dhe i quajnë aktorët politikë shumë të ngjashëm. E rëndësishme është që në Shqipëri të ngrihet një klasë e re politike. Kjo klasë e vjetër politike duhet të marrë ndëshkimin e duhur për korrupsionin dhe faktin që e ka mbajtur peng Shqipërinë, e cila nuk po avancon në rrugën drejt Bashkimit Evropian“, u shpreh Hajdari.

LEXO EDHE:  “Nuk e rrëzojmë dot vetëm”/ Opozita e pafuqishme ndaj Ramës?

LEXO EDHE:  Rama ka frikë nga e shtuna

Për Rudina Hajdarin akuzat se forcat e reja politike ndihmojnë Ramën janë të bëra nga forca politike që duan të mbajnë statukuonë.

Ajo parti që i shërben Qeverisë Rama është ajo parti që braktisi betejën politike. Nuk mund të jetë kurrë një shërbyes i qeverisë kur përballësh me të, siç unë i kam pasur me Kryeministrin Rama. Shpesh kam denoncuar dhe kam luftuar fort në betejën për ndryshimin e pushtetit. Partitë e reja janë një gjë pozitive. Paritë e vjetra kanë dashur ta ndajnë bakllavanë mes veti. Partitë e reja politike sjellin diçka të re në Shqipëri.  Kjo është një betejë edhe pas 25 prillit për të treguar devotshmërinë për të pasur një Shqipëri me një klasë tjetër politike”, tha Hajdari për “Report Tv”. /CNA.al.

LEXO TE PLOTE