Connect with Us

Quajti Ramën qen bir qeni dhe këlysh blloku/ Metën e merr menjëherë vajza në telefon

Quajti Ramën qen bir qeni dhe këlysh blloku/ Metën e merr menjëherë vajza në telefon

Publikuar

-

Quajti Ramën qen bir qeni dhe këlysh blloku/ Metën e merr menjëherë vajza në telefon

Kreu i Shtetit Ilir Meta nuk është përmbajtua aspka ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti në emission qen bir qeni dhe këlysh blloku.

Mirëpo duket se shpërthimi i Presidentit ka shqetësuar familjen e tij, pasi menjëherë sapo moderator Arian Çani kaloi në reklamë, Metës i erdhi një telefonatë nga vajza.

Sapo rifilloi emisioni, Kreu i Shtetit u shfaq më i qetë emocionalisht, ndërsa i tregoi Çanit se e mori në telefon vajza e vogël.

LEXO EDHE:  Rama i del në ëndërr/ Rrëfehet gazetarja seksi: Qamë hallet bashkë

Më mori dhe Era në telefon se po më shohin dhe ata”, deklaroi Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL ndalet në tre qytete/ Ultimatum për pasurinë “të fortëve” të radhës

Publikuar

-

Nga

OFL "hedh grepat" sërish/ Ultimatum për pasurinë shtatë të dënuarve

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. N., banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

N. J., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

I. P., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Kryemadhi hap rrugët e dialogut me Ramën?

LEXO EDHE:  Kërkesat e ndërkombëtarëve/ Ndoka: “Ka filluar “çmontimi” i Ramës

E. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mushengladbah-Inter, ja formacinet e mundshme

Publikuar

-

Nga

Interi nuk ka më alternativa, nuk mund të bëjë llogari. Me vetëm 2 pikë të fituara në 4 ndeshje, mundet vetëm të mposhtë Borusia Mynshengladbahun dhe Shahtjorin mes ditës së sotme dhe të mërkurës 8 dhjetor për të ecur përpara në Ligën e Kampioneve.

Për momentin klasifikimi është ky: Borusia 8 pikë, Reali i Madridit 7, Shahtjori 4 dhe Interi 2. Skuadra e Kontes nuk do të kishte më shanse të shikonte 1/8-at nëse nuk mposht gjermanët sot.

Dhe zikaltrit do të ishin matematikisht të katërtit (ose më saktë jashtë edhe nga Liga e Europës) nëse nuk mposhtin gjermanët dhe Shahtjori fiton kundër Realit. Siç shihet, rreziku i një dështimi në Europë është real. Vetëm një reagim “në grup” si ai që u pa të shtunën në kampionat kundër Sasuolos mund të ndryshojë situatën në mënyrë radikale.

FORMACIONET E MUNDSHME

LEXO EDHE:  Rama, Meta në mes e Basha anash dhe kurrë mos thuaj kurrë!

LEXO EDHE:  Rama, Meta në mes e Basha anash dhe kurrë mos thuaj kurrë!

B.MYNSHENGLADBAH (4-2-3-1): Zomer; Lainer, Ginter, Jantshke, Vendt; Neuhaus, Zakaria; Hermann, Stindl, Thuram; Plea. Trajner: Marko Roze.

INTER (3-5-2): Handanoviç; Shkriniar, De Vraj, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Galjardini, Jang; Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Erion Dasho/ Vetëvrasjet në spitalet Covid dhe siguria e pacientëve

Publikuar

-

Nga

Nga Erion Dasho/ Vetëvrasjet në spitalet Covid dhe siguria e pacientëve

Siguria e pacientit është një nga treguesit më të rëndësishëm të mirëfunksionimit të një sistemi shëndetësor. Dëmtimi i shëndetit në institucionet shëndetësore, humbja e funksioneve, humbja e jetës, etj, analizohen kudo në botë me përgjegjshmërinë më lartë me qëllimin kryesor përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e sigurisë në spitale.

Vetëvrasja e një pacienti në kohën kur merr kujdes shëndetësor përbën një nga kulmet e cënimit të sigurisë. Në SHBA-të me 328 milion banorë ndodhin në spitale rreth 50 vetëvrasje në vit, gati të gjitha në spitale psikiatrikë. Rreziku i një pacienti jashtë këtyre spitaleve për të vrarë veten gjatë kohës që merr kujdes shëndetësor, vlerësohet në më pak se 1 vetëvrasje për çdo 3 milion shtrime në spital!

5 vetëvrasje vetëm midis 5 mijë pacientëve të prekur nga COVID që janë shtruar në spitalet shqiptare është një shifër jashtëzakonisht e lartë dhe e pajustifikueshme. Aq më pak nga kryeministri, i cili pasi zbuloi talentin e fshehur në epidemiologji, tashmë shfaqet edhe si njohës i sigurisë në spitale duke ngatërruar ndoshta qëllimisht, ndoshta nga injoranca (mosnjohja e çështjeve shëndetësore), pacientët që vrasin veten në shtëpi me ata që vrasin veten në spital.

Ndërkohë që shumë kolegë kanë bërë propozime të shumta dhe të drejta për korrigjimin e kësaj situate unë do të shtoja tre propozimet e mëposhtme:

Strategjikisht, duhet riaktivizuar Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Sigurisë, e cila u krijua si një risi në vitin 2006. Sigurisht, informaticienët dhe kimistët e dështuar që kanë drejtuar shëndetësinë tetë vitet e fundit e kanë lënë në hije këtë institucion kaq të rëndësishëm, duke mos qënë të aftë as edhe të kuptojnë rolin e saj. Kjo qendër i ka gati vlerësimet dhe planet për përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë në institucionet shëndetësore shqiptare.

LEXO EDHE:  Rama, Meta në mes e Basha anash dhe kurrë mos thuaj kurrë!

LEXO EDHE:  Rama nis mbledhjen e rëndësishme/E gjithë PS zbarkon te "Xibraku'

Nga ana e shërbimit, duhet futur menjëherë në përdorim pyetësori depistues për vlerësimin e rrezikut të vetëvrasjes dhe të plotësohet ai për çdo pacient të shtruar në spitalet COVID. Pacientët që rezultojnë të kenë një shkallë të lartë të rrezikut duhen trajtuar me kujdesin maksimal sipas protokolleve të sigurisë.

Së fundi, nga ana e marrëdhënieve njerëzore, të lejohen vizitat e familjarëve në spitalet COVID, sikundër kemi dëgjuar e parë nga miqtë që kurohen në spitalet e Turqisë. Sot nuk jemi në shkurt apo mars dhe nuk ka asnjë arsye që pacientëve të shtruar me COVID t’u mohohen vizitat nga familjarët. Patjetër, me masa sigurie e pajisje mbrojtëse, por duhen lejuar. Bunkerizimi i panevojshëm i spitaleve COVID duhet të marrë fund.

Shpesh kam përmendur se epidemia e COVID-it nxori zbuluar gjendjen ku është katandisur sistemi shëndetësor shqiptar.

Siguria e pacientit, një nga shtyllat e ofrimit të kujdesit shëndetësor bashkëkohor, duhet të marrë urgjent rëndësinë e saj.

Sot, si një urgjencë dhe domosdoshmëri për të shmangur situata të tjera si 5 vetëvrasjet fatkeqe dhe nesër si një përafrim strategjik të cilin shqiptarët e meritojnë!

 

LEXO TE PLOTE