Connect with Us

Që në fëmijëri simpatizante e PD/ 22 vjeçarja krah Topallit, së shpejti edhe anëtare e një partie në Itali

Politikë

Që në fëmijëri simpatizante e PD/ 22 vjeçarja krah Topallit, së shpejti edhe anëtare e një partie në Itali

Publikuar

-

Që në fëmijëri simpatizante e PD/ 22 vjeçarja krah Topallit së shpejti edhe anëtare e një partie në Itali

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prezantoi tre ditë më parë “Lëvizjen për Ndryshim”, ndërsa ra në sy një numër i madh mbështetësish për këtë parti të re.
Një ndër të rinjt e parë që i është bashkuar kësaj lëvizje është dhe Melisa Braci. Melisa është 22 vjeçe dhe ka studiuar për Drejtësi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në një intervistë për CNA.al ajo ka treguar se është çertifikuar në disa kurse në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga universitetet më prestigjioze të botës, ndërsa momentalisht, ndjek studimet magjistrale në Torino për Shkenca Ndërkombëtare.

Më tej Braci ka rrëfyer se që kur filloi të kuptoj realitetin dhe aktualitetin shqiptar, është angazhuar politikisht në Shqipëri e jo vetëm. Ajo thotë se ka qenë simpatizante e Partisë Demokratike që fëmijë.

LEXO EDHE:  Patozi lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PD, por me disa kushte

22 vjeçarja tregon se së shpejti, do jetë edhe anëtare e partisë “Forza Italia” në Itali.

“Kam qenë simpatizante e Partisë Demokratike që fëmijë, jam përfshirë aktivisht në disa kauza që sipas bindjeve të mia qëndronin e duheshin mbështetur, sidomos në kohën e Çadrës. Pastaj, jam anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare të djathta si Heritage Foundation në SHBA dhe jam mbështetëse e Partisë Republikane atje. Së shpejti, do jem dhe anëtare e partisë “Forza Italia” në Itali”, u shpreh Braci./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi është shah, jo boks

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin Open, me Eni Vasilin, Rama është shprehur se situata duhet të ç’tensionohet, duke tërhequr forcat speciale dhe barrikdat.



Kryeministri u shpreh se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është shah, jo boks.

“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah,  janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën”, ka thënë Rama. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashës i ka mbetur vetëm vula e 4-5 veta”/ Gazetari: Berisha me program e vizion

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Bledian Koka, duke komentuar zhvillimet brenda PD, u shpreh se Lulzim Bashës sot i ka mbetuar vetëm vula dhe 4-5 funksionarë të cilët besojnë te ai.

Sipas tij, programi dhe vizioni i liderit historik të PD, Sali Berisha është ajo që po gjen terren dhe po tërheq demokratët aktualisht.



“Lulzim Basha e adresoi fushatën në mënyrë të gabuar, por të gjithë kishim bindjen se kundërshti edhe pse jo ende zyrtar, nuk ishte Basha, por Edi Rama. Dhe për të gjithë këtë, ne që besojmë te opozita dhe duam PD funksionale, u fokusuam te kjo. Pak a shumë ne biem të gjithë dakord për të pabërat e Bashës.

LEXO EDHE:  Leksioni i Sokol Olldashit shtatë vite më parë/ Arritjet e PD-së, dhe mesazhi për Rilindjen

LEXO EDHE:  Debati për koncesionet/ PD “ultimatum” qeverisë

Por ajo që është rebusi i momentit, programi i z.Berisha, vizioni, programi dhe pikat e z.Basha, është që në fund fare sot ne kemi një kryetar i cili ka një vulë dhe te vula e tij besojnë 4-5 veta që në fund fare përbëjnë institucionin e PD. Dhe pyetja është, si do të zgjidhet ky ngërç? A është kaq i fortë z.Basha me vulë në xhep?”, tha Koka ne Syri tv.. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nëse ke shitur më pro-amerikanin ke një parti-bandë pazaresh”/ Strazimiri ia numëron një më një Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku rendit një sërë arsyesh se nëse Basha i ka bërë këto gjatë tetë viteve opozitë, atëherë drejton një parti- bandë pazaresh.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Strazimiti thekson se ‘nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA.

“Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron kundër korrupsionit, nuk e shet luftëtarin më të paepur anti-korrupsion në 30 vjet pluralizëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron në krah të njerëzve të ndershëm, nuk e shet njeriun e ndershëm, madje i vetëdijshëm që është njeri i ndershëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një shtet të moralshëm, të drejtë, rregullash, ligjesh e jo njerëzish, nuk shkel me vetëdije çdo rregull të shkruar e të pashkruar, moral e politik…



LEXO EDHE:  Patozi lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PD, por me disa kushte

LEXO EDHE:  “Rindërtimi i shkollës në Pezë Helmës”/ PD nxjerr zbuluar Veliajn: “EU4Schools” nuk e ka në listë

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një Shqipëri siç e donin martirët antikomunistë, nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” …

* Nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA….

Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!

Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt…

Por edhe në u bëfshin 2, e dyta s’ka për të qenë kurrë Partia Demokratike!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE