LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia aksin në Shkodër/ Arrestohen 3 persona për vepra të ndryshme penale

30 Tetor 2020, 11:50, Politikë CNA
Policia aksin në Shkodër/ Arrestohen 3 persona për vepra të

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje. Po ashtu, policia ka arrestuar edhe një 29-vjeçar me iniciale N.P. i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?.

?Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për dhunë në familje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve?.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 14.09.2020, ku Policia ishte vënë në ndjekje të tre automjeteve që dyshohej se transportonin emigrantë të paligjshëm, por pasi shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, mjetet janë larguar me shpejtësi.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. L. 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme?, thuhet në njoftimi e Policisë. CNA.al/

Lajmet e fundit nga