Connect with Us

Polic ke qenë, polic do mbetesh/ Gazetari “dush të ftohtë” Lleshajt

Politikë

Polic ke qenë, polic do mbetesh/ Gazetari “dush të ftohtë” Lleshajt

Publikuar

-

Polic ke qenë , polic do mbetesh/ Gazetari “dush të ftohtë” Lleshajt

Gazetari Dashamir Biçaku ka reaguar lidhur me deklaratën ofenduese të ministrit Sandër Lleshaj, ndaj policëve.

Biçaku ka shprehur keqardhje për Lleshajn ndërsa thotë se mendoi sa policë, ish- policë, drejtues e ish- drejtues të Policisë, ministra dhe ish- ministra kishte përçmuar me deklaratën e tij ministri i Brendshëm.

Mes të tjerash gazetari thekson se Lleshaj nuk i njeh dhe nuk mund t’i dijë sakrificat e një polici sado “polic” qoftë.

Unë sot jam polic ! Akti terrorist i të enjtes në Nisë, i ndërthurur me motiv fetar e poltik me prapavijë të kush e di se të kujt, për një moment zhduku nga vëmëndja e opionionit publik ngjarjet të rëndsishme në secilin prej shteteve së paku në Europë. Kështu edhe në Shqipërinë time të cilën e shoh së largu. Sigurisht pandemia e COVID- 19 po merr vëmëndjen kryesore çdo ditë, por pa u shuar lebetia e llahtarisë së të enjtes tek shfletoja lajmet e fundit mbi Nisën, një video e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë më më bëri të rrudh buzët, të vrenjt sytë e të ndjej pak dhimbje koke.

Fyeu dhe përbuzi trupën e Policisë së Shtetit/ Lleshaj censuron videon skandaloze

“Polic ke qenë e polic ke mbetur”- i drejtohej deputetit Myslim Murrizi. Ky i fundit shquhet për batuta të papërmbajtura por që rasti duket se e gjeti të papërgatitur. Më tej një qëndrim në rrjetin social i koleges Anila Hoxha, më shtoi me tej rrudhjen e buzëve e vrenjten në ballë. Pasi bëra një koment ku shprehja indinjatën për për vlerësimin e ministrit ndaj vartësve të tij dhe uniformën që kanë mbajtur veshur së paku 266 dëshmorë të kësaj uniforme në luftë me banditët, ndjeva keqardhje për të. Sakaq po ashtu mendova sa policë, ish- policë, drejtues e ish- drejtues të Policisë, ministra dhe ish- ministra kishte përçmuar me deklaratën e tij ministri i Brendshëm, madje edhe veten e tij duke qenë drejtues politik i atyre që kishte përçmuar.

Nuk vonoi dhe në disa oficerë dhe ish- oficerë, drejtues dhe ish- drejtues policie nisën të më shprehnin indinjatën për deklaratën krejt të pamend të Sandrit që nuk ka arritur t’a kuptojë mbase se është vërtetë ministër i atyre policëve që përçmonte. Kam punuar 18 vite si gazetar terreni dhe drejtues në gazetë dhe televizion kurrë nuk kam përçmuar një polic, apo edhe një person sado e rëndomtë qoftë puna që bënte. Shumë prej policëve mund të bëjnë gabime, mund të jenë apo kenë qenë arrogantë apo të dhunshëm, por kurrë nuk i kam lejuar vetes të përçmoj ata mbi personalitetin e tyre.

Gjithmonë jam përpjekur të pasqyroj korrekt faktet. Ja ç’më shprehte një oficer policie, i indinjuar sa s’pushonte së shkruari: Se mos e ke provuar ndonjehere atë që ka provuar polici në trazirat e ’97- 98 e me radhe sa e sa përplasje me armë në rrugë e banesa kriminelesh, nga më të rrezikshmit. Gjaku i shumë dëshmorëve yjet e të cilëve qëndrojnë poshtë zyrës së ministrit ende shkëlqen në rrugët ku ata kanë dhënë jetën. Këta janë ata policët që përçmon Sandri. Një tjetër oficer më skruante me ironi dhe mllef: Po ku di ministri ç’është polici. Në jetën e tij nuk ka rrezikuar as vetëm të kapë minutazhin e duhur për t’u futur në vendstrehim pas një sirene alarmi të një lufte imagjinare. E aq më pak mund t’i kenë zënë sytë ndonjëherë me sy një luftë të vërtetë që bën polici për ditë me lloj lloj krimineli, duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes. Ai nuk i njeh dhe nuk mund t’i dijë sakrificat e një polici sado “polic” qoftë. Një tjetër ish- oficer nuk arriti të përmbahej: Nuk ka parë dhe nuk ka provuar kurrë. Me atë lloj burrerie që ai ka po të ishte në një përplasje të vërtetë me arme si polici kush e di sa çfarë dobkishte ndodhur? Ndaj unë sot jam polic për hir të gjakut të atyre 266 policëve policë eshtrat e të cilëve prehen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, por yjet dhe shpirti i të cilëve ndriçojnë oborrin e Ministrisë së Brendshme.

Jam polic për hir të të gjithë atyre policëve që furtunat e politikës i kanë lënë fëmijët e tyre shpesh herë pa bukë. Për hir të atyre policëve që fëmijët e tyre i shohin vetëm në gjumë, se ashtu i lënë e ashtu i gjejnë. Jam polic për hir të atyre policëve të sakrificës që mbeten në këmbë z. Ministër pasi nuk munden të shkojnë në shtëpi pas mbarimit të turnit, dhe shpeshherë bëjnë autostop rrugëve, me shpresën që shoferi i ardhshëm të mos jetë ndonjë vrasës që një ditë më parë mund ta kenë arrestuar. Jam polic për hir të atyre policëve që marrin bukën me vete nga shtëpia se shpesh herë nuk iu garantohet nga punëdhënësi, të cilët shpesh herë punojnë me orë të tëra jashtë orarit me shpresën që edhe mund t’i marrin ato para. Janë ata policë të cilët qëndrojnë përballë në çdo protestë të partive politike dhe sa herë ndërrohen qeveritë ata shahen, pështyhen, fyhen ofendohen e goditen pse mbajnë atë uniformë veshur. Unë jam polic për hir të atyre fëmijëve që nuk munden të thërrasin emrat e prindërve të tyre se tashmë ata kanë një yll pranë zyrës tënde zoti ministër. Ata ndriçojnë me gjakun e tyre errësirën ku je zhytur. Po ti a ndriçon dot si ata ? Jo z. ministër nuk mundesh. Ndaj do të qe e hirshme për ty që të ndalësh përçmimin tënd, të zbresësh në oborrin e ministrisë t’iu kërkosh falje yjeve që të ndricojnë, fëmijëve të tyre, nënave baballarëve të afërmve të tyre dhe të gjithë komunitetit që ata i kanë shërbyer. Kanë ikur me nder. Për të mos e çuar më tej dëm kohën, ngjitu sërish në zyrë shkruaj dy gisht letër për pasardhësin tënd dhe këshilloje të mos bëjë gabimin tënd. Bëhu edhe ti polic si unë dhe si shumë të tjerë që tashmë ti i drejton dhe i përçmon”, shkruan Biçaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Publikuar

-

Nga

Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike

Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.

Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.

Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.

Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.

LEXO EDHE:  Sekuestrimi i pasurive të manjatit të mediave/ Gazetari masakron Carlo Bolinon

LEXO EDHE:  Video- Lleshaj arreston një familje/ Nuk kursen as të miturit

Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kisha pritshmëri më të lartë për ty”/ Përplasje mes Telitit dhe Xhafajt

Publikuar

-

Nga

Mbrëmja e sotme në “Real Story” ka gjeneruar dsa debate e fërkime të vogla mes shefit të kabinetit të Lulzim Bshës në PD dhe zv.Ministrit Etjen Xhafaj.

Gjatë bisedës në studio në shumë raste Xhafaj ka ndërhyrë për të ndërprerë Telitin dhe e kundërta.

Në një rast u dëgjua Teliti ndërsa i drejtohej Xhafajt: Kisha pritshmëri më të lartë për ty, por më zhgënjeve sot!

Ndërhyrje të Oketës dhe Telitit pati edhe gjatë fjalës së deputetes Ekonomi teksa ajo fliste për punën e qeverisë për rindërtimin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Publikuar

-

Nga

Basha akuza të forta Ramës/ I ka ofruar para ish-komandantit të UÇK që të tërheqë fjalët e mira që ka thënë për mua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Rama, ku tha se ky I fundit ka dërguar sot emisar tek një ish-komandat i UÇK-së që t’i ofrojë tendera dhe para.

Kjo sipas Bashës, për të tërhequr fjalët e mira që ky ish-komandat ka thënë për kryedemorkatin sa I përket çështjes së hetimit të ish-drejtuesve të UÇK-së.

Jo vetëm që skam fshehu asgjë po jam krenar për çdo sekondë të jetës sime dhe në veçanti për rolin që kam luajtur në ato vite.

Dhe kjo pikërisht ma bëri fare të thjeshtë, madje do të thoja që ishte një bomerang përpjekja e Edi Ramës për të kapitalizuar në një moment të tillë, të vështirë për Kosovën mbi një histori që e ka përdorur 3 herë më parë. Sa herë vijnë zgjedhjet, këtë histori nxjerr.

Sot ka çuar një personazh të Tiranës tek një nga komandantët e UCK-së dhe i ka thënë Ed Rama të ka thënë hap gojën tender apo lekë, tërhiq disa fjalë që ke thënë të mira për Lul Bashën që të vazhdojmë fushatën ndaj tij.

Pra kjo është siç e kuptoni dhe ju me induktim, s’ka nevojë. E di shumë mirë personin që ka shkuar dhe personi që i ka kthyer fjalën dhe i ka thënë, se disa prej tyre nuk i njohin këta. Kujtojnë se janë të gjithë siç trajtojnë inceneratorët, oligarkët e inceneratorëve ashtu mund të trajtojnë edhe tjerët.”, tha Basha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE