LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pas spitaleve COVID, hapim rajonalët”/ Tomini tregon çfarë do ndodhë me lokalet në bllok

30 Tetor 2020, 17:42, Sociale CNA
“Pas spitaleve COVID, hapim rajonalët”/ Tomini tregon

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka detyruar autoritetet vendase që të ndërmarrë hapa të tjerë drejt parandalimit të përhapjes së saj. Ndërkohë që dje u komunikua se po shqyrtohet mbyllja e bareve në zonën e ish-bllokut, drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini tha se janë shumë indikatorë që do të çojnë në këtë vendim.

“Realisht vlerësimi i sipërfaqeve gjeografike dhe grumbullimit të moshave të reja ka qenë në fokusin e specialistëve. Blloku është epiqendra ku jemi fokusuar ku grumbullimet janë shumë të mëdha. Popullata e grupmoshës 20-25 vjeç. Është i fokusuar në këtë grupmoshë. Grupmosha e re është shumë aktive gjatë këtyre orëve. Pavarësisht se pube-t janë të mbyllura, të rinjtë vijojnë që të mblidhen” – tha Tomini.

Në një intervistë për Report Tv, Tomini deklaroi se rritja e numrit të rasteve për 100 mijë banorë ka pësuar rritje në 131 gjatë 2 javëve të fundit. Kjo i ka shtyrë ata që të vendosin fillimin e mësimit online.

“Janë monitoruar disa indikatorë. Numri i rasteve që janë në reaminacion. Këto faktor janë vlerësuar dhe monitoruar. Shqipëria ka 131 raste për 100 mijë banorë. Është një incidentë e lartë në 2 javët e fundit. Kjo i shtyu që të vendosin dhe fillimin e mësimit online në universitete. Duke pasur parasysh që studentët kryejnë grumbullime masive, jo vetëm në leksione. Të gjithë këta elementë bën që komiteti të monitorojë situatën” – tha Tomini.

Me rritjen e numrit të të infektuarve, normalisht është rritur dhe numri i të shtruarve në spitale. Tomini deklaroi se me plotësimin e kapaciteteve të spitaleve COVID, atëherë do të përdoren dhe spitalet rajonalë.

“Skenarët janë aktualisht të hedhur në letër dhe të gatshëm për tu aktivizuar. COVID 3 është gati për tu vendosur në dispozicion. Kemi dhe spitalin COVID 4 si dhe disa qendra shëndetësore të tjera rajonale. Jo vetëm 4 spitalet COVID por do të progresojnë dhe në shtrimin në spitalet rajonale. Për tiu thënë të drejtën, që është ekzaminuar grupmosha e fëmijëve dhe incidenti nuk është shumë i lartë. Nuk kemi pasur shpërthime masive. Nuk e kemi diskutuar faktin duke pasur një numër të ulët të të infektuarve në sistemin parauniversitar. Të gjithë e kemi parë që është një sensibilizim i ndjeshëm. Është shumë e rëndësishme të themi se pavarësisht se ne e mbajmë maskën, është e rëndësishme dhe mënyra e mbajtjes së maskës. Janë disa elementë që duken shumë të vegjël, por që duhen respektuar më shumë” – tha shefja e epidemiologjisë në IShP./CNA.al

Lajmet e fundit nga