Connect with Us

Papa Joani, e vetmja Papë grua, gjinia e së cilës u zbulua kur lindi në mesin e një procesioni kishtar

Blog

Papa Joani, e vetmja Papë grua, gjinia e së cilës u zbulua kur lindi në mesin e një procesioni kishtar

Publikuar

-

Papa Joani, e vetmja Papë grua, gjinia e së cilës u zbulua kur lindi në mesin e një procesioni kishtar

Origjina e Papatit gjurmohet tradicionalisht tek Shën Pjetri, një nga dishepujt e Jezusit. Papa aktual, Françesku I, është pasardhësi i 265-të i Shën Pjetrit. Nuk ka nevojë të theksohet se  266 papët janë meshkuj. Por gjatë Mesjetës ka qarkulluar historia e një Pape femër, që u zgjodh në atë post duke u maskuar si burrë.

Emri i kësaj pape të supozuar si femër ishte Joan. Po kush ishte ky Papë misterioz, dhe a ka ekzistuar vërtet? Rrëfimi i parë i shkruar mbi Papa Joanin, gjurmohet në një vepër të shekullit XIII-të e njohur si “Chronica Universalis Mettensis” (Kronikat e Metzit).

Sipas autorit të saj, kronistit dominikan, Zhan de Maili, ka ekzistuar një papë pa emër, qënuk ishte regjistruar në listën e Peshkopëve të Romës, për shkak se ishte një grua e maskuar si burrë. Kronisti thotë se ishte karakteri dhe aftësitë e kësaj gruaje, që i dhanë mundësinë të zinte vendin e Shën Pjetrit.

De Maili shton se varri i këtij Pape pa emër ishte shënuar me një frazë latine“Petre, Pater Patrum, Papisse Prodito Partum”, që do të thotë “O Pjetër, babai i Etërve, tradhëto lindjen e gruas Papë”. Por de Maili e fillon këtë rrëfim me paskajoren latine “require” që do të thotë “për t’u verifikuar”, duke treguar se edhe vetë autori nuk është i sigurt mbi vërtetësinë e historisë.

Më pas kjo histori ritregohet nga një frat anonim françeskan i Erfurtit dhe nga inkuizitori dhe predikuesi dominikan, Etien de Burbon. Ndërsa historia e papës femër e fratit anonim është e ngjashme me atë të de Maili, versioni i de Burbon përfshin detaje në lidhje me vdekjen e saj.

Autori shkruan se Papa Joan lindi në publik, duke e zbuluar kësisoj gjininë e saj të vërtetë. Më pas ajo u tërhoq zvarrë nga një kalë për qindra metra, dhe më pas u vra me gurë për mashtrim.

Por versioni më i njohur dhe më me ndikim i kësaj historie, vjen nga “Chronicon Pontificum et Imperatorum” (Kronika e Papëve dhe Perandorëve), shkruar nga një tjetër prift dominikan, Martinus Polonus. Për shkak të prestigjit dhe besueshmërisë që buronte nga lidhjet e tij me hierarkinë Romake, vepra e Martinus qarkulloi gjerësisht dhe la në hije dëshmitë e shkrimtarëve të mëparshëm për të njëjtën temë.

Ndryshe nga rrëfimet e mëparshme, Martinus jep një përshkrim të jetës së Papës femër. Në fakt, këtu shfaqet për herë të parë emri Joan. Përveç emrit, Martinus jep gjithashtu detaje të tilla si kombësia e saj (angleze), vendi i lindjes (Mainc), si dhe të kohës së zgjedhjes si Papë(pas vdekjes së Leonit IV në vitin 855 Pas Krishtit), dhe kohëzgjatja e mbretërimit të saj (2 vjet, 7 muaj dhe 4 ditë).

LEXO EDHE:  Brexit nuk ishte asgjë, Evropën e pret një vit ”ferri” në 2020-ën

Megjithëse Martinus zbulon pak mbi burimet që ka shfrytëzuar, në shkrimet e tij ai shfaq një lloj pasigurie. Pra ashtu si paraardhësit e tij, është i paqartë mbi vërtetësinë e kësaj historie. Për më tepër, disa kanë pohuar se kjo histori iu shtua kronikës pas vdekjes së Martinus, duke treguar se kronisti nuk kishte asnjë lidhje me të.

Nga Martinusi e tutje, historia e Papa Joanit, u bë gjithnjë e më e përpunuar. Për shembull, një version i historisë, pretendon se Papa nuk vdiq menjëherë pas lindjes së fëmijës. Në vend të kësaj, ajo u burgos për shumë vite ku dhe u pendua.

Pas vdekjes u varros në Ostia, ku djali i saj mbante detyrën e peshkopit. Meqë vetë burimet kryesore të shkruara, tregojnë një farë dyshimi në lidhje me historinë e Papës Joanit, ka të ngjarë që historia të mos jetë vetëm një legjendë urbane.

Por ka të tjerë që besojnë, se ekzistenca e kësaj Pape femër është lënë të nënkuptohet në art dhe arkitekturë. Për shembull, në kolonatat e Berninit në Bazilikën e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, mund të gjenden 7 skulptura që tregojnë shprehjen e fytyrës së një gruaje gjatë lindjes. Skulptura e tetë është ajo e një fëmije.

Disa e kanë interpretuar këtë si skenë të lindjes së Papa Joanit. Por ka shumë interpretime të tjera të mundshme të kësaj skene. Më popullorja është ajo sipas së cilës gruaja është mbesa e Papës Urbani VIII.

Një studim i vitit 2018 nga studiuesit në Universitetin Flinders në Australi, pretendon se janë gjetur monedha nga vitet 850 Pas Krishtit, që tregojnë se në atë kohë ka ekzistuar një Papë femër. Legjenda e Papa Joanit ka mbijetuar gjatë shekujve. Ajo është përshkruar në shumë vepra të artit, letërsisë dhe shfaqjeve. Filmi më i fundit mbi të është realizuar në vitin 2009.

Aktualisht, Kisha Katolike nuk i shuguron gratë si priftëresha. Por nëse vërtetohet se një Papë femër ka ekzistuar realisht, kjo mund të forcojë argumentin e atyre që kërkojnë që gratë të lejohen të bëhen priftëresha./ancient-origins.netPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë mund të mësojë bota nga pandemia e Covid-19

Publikuar

-

Nga

Nga Martin Wolf

Gjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar deri tani nga Covid-19, është se sa dëm mund të shkaktohet nga një pandemi relativisht e butë krahasuar me standardet historike afatgjata. Ta quash pandeminë të”butë”, nuk do të thotë të nënvlerësosh vuajtjet që ajo ka shkaktuar dhe do të vazhdojë të shkaktojë, përpara se të nisë një program i efektshëm vaksinimi në nivel global.

Por nga ana tjetër Covid-19 ka treguar një cënueshmëri sociale dhe ekonomike shumë më të madhe sesa e imagjinonin ekspertët. Është e rëndësishme takuptojmë se përse ndodh kjo, dhe të mësojmë se si të menaxhojmë më mirë ndikimin e sëmundjeve të tilla në të ardhmen.

Në një studim të fundit, David Cutler dhe Lawrence Summers nga Universiteti i Harvardit, evlerësojnë koston totale të Covid-19 vetëm në SHBA në 16 trilionë dollarë ose 75 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të një viti në SHBA.

Gati gjysma e saj është vlera kumulative e PBB-së së humbur, e vlerësuar nga Zyra e Buxhetit në Kongresin Amerikan. Pjesa tjetër është kostoja e vdekjeve të parakohshme dhe dëmet ne shëndetin fizik dhe mendor, sipas vlerave të përdorura zakonisht për ekonominë më të pasur dhe më të madhe në botë.

Ata gjykojnë se kostoja totale është 4 herë më e madhe e ajo e recesionit që pasoi krizënfinanciare të vitit 2008. Nëse kostoja për botën do të ishte gjithashtu në nivelin 75 për qind e PBB-së vjetore, kjo shumë do të ishte rreth 96 trilionë dollarë, me kurset e këmbimit të barazisë së fuqisë blerëse.

Mendoj se kjo shumë është me siguri një mbivlerësim. Gjithsesi, kostoja është e madhe.

Deri më tani, numri global i të vdekurve nga Covid-19 vlerësohet në 1.4 milion. Tani ka thuajse 10.000 vdekje në ditë ose rreth 3.5 milion në 1 vit.

Nëse do të ruhet ky ritëm, vdekjet kumulative gjatë 2viteve të para mund të arrijnë afro 5 milion, ose pak më shumë se 0.06 për qind e popullsisë globale. Për ta vënë këtë në kontekst, Gripi Spanjoll, që u shfaq në vitin 1918, zgjati 26 muaj dhe mori diku midis 17–100 milion jetë njerëzore, ose midis 1– 6 për qind të popullsisë së atëhershme globale.

Një numër i krahasueshëm i vdekjeve për Covid-19 sot, do të ishte midis 80 dhe më shumë se 400 milion. Disa pandemi, veçanërisht Vdekja e Zezë në shekullin e 14-të, kanë qenë shumë më vdekjeprurëse edhe se gripi spanjoll.

Një raport i vitit 2006 nga CBO argumentonte se “një pandemi që përfshin një lloj gripi shumë virulent (si ai që shkaktoi pandeminë e vitit 1918), mund të sillte një ndikim afatshkurtër në ekonominë botërore, i ngjashëm në thellësi dhe kohëzgjatje me atë të recesioni mesatar të pasluftës që ndodhi në SHBA”.

Por gripi spanjoll vrau rreth 675.000 amerikanë nga popullsia e atëhershme prej vetëm 103 milion. Kjo shifër është sot ekuivalente me mbi 2 milion viktima. Nëse CBO do të kishte të drejtë, ndikimi ekonomik i kësaj pandemie do të kishte qenë shumë më i vogël se sa ka qenë realisht.

Një studim i ngjashëm për Komisionin e BE, botuar gjithashtu në vitin 2006, mbërriti në përfundimin se “ndonëse një pandemi do të shkaktonte shumë vuajtje njerëzore, ka shumë të ngjarë të mos përbënte një kërcënim të rëndë për makroekonominë evropiane”.

LEXO EDHE:  Si e ndryshoi historinë e luftërave, shpikja e mitralozit nga Hiram Maksim

LEXO EDHE:  Si e ndryshoi historinë e luftërave, shpikja e mitralozit nga Hiram Maksim

Edhe ky përfundim ishte krejtësisht i gabuar.

Pra, pse ka qenë kaq i madh dëmi ekonomik i një pandemie të tillë relativisht të “butë”? Përgjigja është:sepse kjo është e mundur. Njerëzit që jetojnë në begati, mund të heqin lehtësisht dorë nga një pjesë e madhe e shpenzimeve të tyre normale ditore, ndërsa qeveritë e tyre mund t’i mbështesin në një shkallë të gjerë njerëzit dhe bizneset e prekura.

Kjo është gjithashtu ajo që presin njerëzit nga qeveritë. Reagimi ndaj pandemisë, është sotnjë reflektim i mundësive ekonomike dhe vlerave shoqërore, të paktën në vendet e pasura. Ne jemi të përgatitur të paguajmë një çmim të madh për ta frenuar një pandemi. Dhe mund t`abëjmë shumë më mirë se më parë.

Disa argumentojnë se metodat e zgjedhura, sidomos bllokimet pa dallim, kanë qenë kryesisht përgjegjëse për këto kosto të mëdha ekonomike. Ata sugjerojnë se, sëmundja (dhe po kështu i sëmuri) duhet të ishte lejuar të endej lirshëm, ndërsa kërkojnë mbrojtjen e vetëm më tërrezikuarve.

Kjo tezë është shumë e diskutueshme. Një nga arsyet, është se sa më e lartë të jetë shpeshtësia e sëmundjes, aq më shumë njerëz do të jenë të vendosur të mbrojnë veten e tyre, dhe kjo është theksuar në Parashikimin Ekonomik Botëror të FMN-së.

Përvoja aktuale, në krahasim me analizat kosto-përfitim të alternativave teorike, e forcon më tej drejtësinë e kauzës për ta shtypur plotësisht sëmundjen, sigurisht aty ku është e mundur. Një studim i fundit nga Instituti për Mendimin e Ri Ekonomik, tregon se vendet kanë ndjekur dy strategji:shtypjen, ose shkëmbimin e vdekjeve me ekonomisë. Në përgjithësi, shumë vende kanë bërë më mirë në të dyja aspektet. Ndërkohë, vendet që kanë sakrifikuar jetënjerëzorë, kanë pasur prirjen të kenë një vdekshmëri të lartë, por edhe kosto ekonomike të larta.

Tani, në mesin e një vale të dytë të infeksioneve dhe bllokimeve në Evropë, dështimi për të vazhduar me masat shtërnguese derisa të arrihet në një kontroll të plotë mbi virusin, siç ndodhi në valën e parë, duket të jetë një gabim i madh. Sigurisht, testimi, gjurmimi dhe karantina efektive, do të ishin akoma më të preferueshme.

Por kjo është e pamundur nëse rastet e reja janë afër niveleve të fundit. Ne kemi ende shumë për të mësuar nga Covid-19, dhe duhet t`a bëjmë këtë, pasi pandemia tjetër mund të jetë shumë më vdekjeprurëse se kjo aktualja. Ndërkohë, ne duhet të synojmë të shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur nga katastrofa aktuale.

Për këtë do të kërkohet një nivel i lartë i bashkëpunimit global. Ndërsa kostot e pandemisë kanë qenë të jashtëzakonshme, për fat të mirë reagimi ka qenë shumë shkencor. Tani vaksinate suksesshme duhet të prodhohen në masë dhe të shpërndahen në të gjithë botën. Një hap i rëndësishëm është që të gjitha vendet, përfshirë SHBA-në, t’i bashkohen Covax, nismë për të siguruar vaksina për të gjithë botën. Sfidat globale, kanë nevojë për zgjidhje globale.

Covid-19 ka qenë një shok ekonomik shumë më shkatërrues, sesa prisnin ekonomistët. Ky është një leksion i madh. Një sëmundje edhe më virulente, është krejtësisht e mundshme në të ardhmen. Herën tjetër, ne duhet t`a mundim shumë më shpejt sëmundjen e re. Tani shumë njerëz mendojnë për lirinë. Por siguria e njerëzve, duhet të mbetet ligji suprem i politikës, sot dhe përgjithmonë. /

“The Financial Times”

LEXO TE PLOTE

Blog

Cili është tipari që premton ndërtimin e një familje të lumtur? Ja çfarë thotë studimi

Publikuar

-

Nga

Cili është tipari që premton ndërtimin e një familje të lumtur? Ja çfarë thotë studimi mbi 40.000 njerëz

Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lumtur që është e mundur. Tashmë studiuesit kanë identifikuar disa nga tiparet dhe aftësitë personale, që kanë më shumë të ngjarë ta bëjnë harmonike një familje.

Një ndër faktorët kryesorë kur bëhet fjalë për një marrëdhënie të shëndetshme familjare dhe romantike, duket se është fleksibiliteti psikologjik. Kur lindin sfida dhe probleme të ndryshme, ky fleksibilitet mund të bëjë që marrëdhëniet në çift të mos prishen.
Përfundimet u morën nga ajo që njihet si meta-analizë, apo një studim i studimeve të mëparshme. Në këtë rast, meta-analiza përfshiu 174 studime të mëhershme mbi marrëdhëniet në çift dhe ato familjare, me 43.952 njerëz në total.

“Thënë thjesht, kjo meta-analizë nënvizon se të qenit i ndërgjegjshëm dhe emocionalisht fleksibël në situata të vështira dhe sfiduese, përmirëson jo vetëm jetën e individëve, por gjithashtu mund të forcojë dhe pasurojë marrëdhëniet e tyre më të ngushta”- thotë psikologu Ronald Rouxh nga Universiteti i Roçesterit. Rouxh dhe kolegia e tij Xhenifer Daks, gjithashtu një psikologe në Universitetin e Roçesterit, zbuluan se “fleksibiliteti i ndërgjegjshëm”, lidhej me shpërblimin e dinamikës së familjes dhe marrëdhënieve, si dhe të lidhjeve më të forta midis individëve të përfshirë.

Studiuesit specifikuan disa nga aftësitë personale të nevojshme për fleksibilitetin psikologjik. Këtu përfshihet të qenit të hapur përvojave, qofshin të mira apo të këqija, dhe nga pasja e një vetëdije të vëmendshme për të tashmen nëpërmjet jetës së përditshme.
Aftësi të tjera pozitive përfshijnë përjetimin e mendimeve dhe ndjenjave, pa u fiksuar pas tyre, pasjen e një perspektive të gjerë edhe në kohërat më të vështira, qëndrimin në kontakt me vlerat më të thella pavarësisht gjendjeve të luhatshme të çdo dite, dhe të qenit në gjendje që të vijohet të bëhen hapa drejt një qëllimi, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që ndeshen rrugës.

LEXO EDHE:  Si e ndryshoi historinë e luftërave, shpikja e mitralozit nga Hiram Maksim

LEXO EDHE:  Një “vrasës” në krye të bashkisë së Tiranës/ Si u bë milioner kryebashkiaku që shiste fiq

Nga ana tjetër, fleksibiliteti psikologjik vjen zakonisht nga shmangia aktive e mendimeve, ndjenjave dhe përvojave të vështira, nga të qenit i shkujdesur gjatë jetës së përditshme. Sjelljet e tjera që janë psikologjikisht jo fleksibile, përfshijnë shikimin e mendimeve dhe ndjenjave të vështira si një reflektim personal, lejimin që stresi dhe kaosi i jetës së përditshme ta largojnë vëmendjen nga prioritetet më të mëdha.
Në familje, fleksibiliteti psikologjik çon në një kohezion më të madh, jo dhe aq shumë ne stres apo shqetësim, si dhe në një përdorim më të madh të strategjive adaptive të prindërimit. Në marrëdhëniet romantike, ai sjell kënaqësi më të madhe dhe konflikte më pak të ashpra./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Xhon Permberton, mjeku që shpiku Coca-Cola, vdiq shumë i varfër dhe i varur nga morfina

Publikuar

-

Nga

Coca-Cola, është padyshim pija më i njohur dhe më popullore në botë. Bashkë me disa kompani të tjera shumëkombëshe, Coca-Cola është një nga simbolet negative të globalizimit gjatë fundit të viteve 1980 dhe viteve 1990, një gjigant me përmasa të mëdha, i aftë t’ia shiste thuajse kujtdo këët pije.

Kompania tani ka mbi 130.000 punonjës dhe rekord shitjesh, por historia e saj filloi në një mënyrë të çuditshme. Pija u shpik nga Xhon Pemberton, mjek dhe farmacist me origjinë nga Xhorxhia. Ai luftoi në Luftën Civile të SHBA-së në krah të ushtrisë së Konfederatës.
Në prillin e vitit 1865, Pemberton mori pjesë në Betejën e Kolumbias, e konsideruar nga shumë historianë si përballja vendimtare e saj lufte. Gjatë luftimeve ai u plagos në gjoks, por u shpëtua nga mjekët e kampit.

Pas plagosjes, Pemberton përdori morfinë për një kohë të gjatë, nga e cila si shumë veteranë të tjerë, u bë shumë shpejt i varur. Në kërkim të një metode për të kapërcyer këtë varësi, Pemberton nisi të kërkonte një zgjidhje, duke krijuar një pije për ta zëvendësuar atë.
Në vitin 1866, një vit pas Betejës së Kolumbias, ai nisi të shiste një pije të quajtur “Coca e Verërave Franceze të Pemberton”. Pija alkoolike, u prodhua në farmacinë e tij “Pemberton Aquila & Drugs House”. Ajo u reklamua si qetësues i dhimbjeve, si anti-depresiv dhe afrodiziak, dhe fitoi një popullaritet të madh në atë kohë, edhe pse nuk e zgjidhi varësinë që kishte farmacisti nga morfina.

Në vitin 1886, Qarku i Atlantas miratoi një ligj që i ndalonte banorët të prodhonin, blinin apo tregtonin alkool, një shenjë e parë e asaj që u bë mbi 30 vjet më vonë, ligji federal i Prohibicionit. Në ato kushte, Pemberton u detyrua ta modifikojë pijen e tij, duke e kthyer atë në jo-alkoolike. Ai kërkoi ndihmën e farmacistit dhe mikut të tij të vjetër Uillis Venejbëll, dhe bashkë arritën të krijonin një version të hershëm të famshëm të Coca-Cola. Në fillim synimi ishte që ajo të shndërrohej në një ilaç të vërtetë. Por Pemberton e përzieu aksidentalisht shurupin me ujin e gazuar dhe shpiku Coca-Cola që të gjithë e njohim sot.

Pemberton dhe partneri i tij, e nuhatën potencialin e pijes që krijuan, dhe parashikuan që ajo do të bëhej e njohur në mbarë SHBA-në. Fillimisht, Coca-Cola u prit ftohtë nga konsumatori, dhe Pemberton nisi t’ua shiste disa nga aksionet e kompanisë disa biznesmenëve në Atlanta. Menjëherë pasi shpiku Coca-Cola, shëndeti i tij nisi të përkeqësohej, gjë që e detyroi të merrte doza gjithnjë e më të mëdha të morfinës.

LEXO EDHE:  Si mund të detyrohet Kina të japë llogari për përhapjen e Covid-19

LEXO EDHE:  Ja kush është e vërteta për kërcënimin që na vjen nga ISIS

Ilaçet kundër dhimbjeve ishin bërë shumë të shtrenjta, dhe shpikësi i shpenzoi të gjitha kursimet e tij, shuma të mëdha parash, për të blerë vazhdimisht morfinë. Ai vdiq në vitin 1888 nga kanceri i stomakut, gati në varfëri. Gjithsesi, Xhon Pemberton arriti t’i linte të birit Çarls disa aksione, të cilat sot do të vlenin miliarda dollarë. Por ai ishte shumë pak i interesuar për jetën si biznesmen, dhe shumë shpejt i shiti aksionet që kishte në kompani. Çarls Pemberton vdiq në vitin 1894, vetëm 6 vjet pas babait të tij, gjithashtu i varur nga morfina.

Pra asnjë nga familja Pemberton, nuk ishte dëshmitar i suksesit tregtar të Coca Cola-s.
Emri “Coca-Cola” u zgjodh nga Frenk Robinson, partneri në biznes i Pemberton. Por ishte Asa Çendler, një sipërmarrës nga Atlanta, ai që e bleu formulën dhe kompaninë për 2.300 dollarë në vitin 1887, duke e bërë atë ndër vite kompaninë më të pasur në botë që prodhon pije freskuese./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.vanillamagazine.it/john-pemberton-invento-la-coca-cola-ma-mori-poverissimo-e-dipendente-dalla-morfina

LEXO TE PLOTE