Connect with Us

Pamjet-Kaos në Izmir/ Ndërtesa të shembura, ulërima, njerëz nën rrënoja

Bota

Pamjet-Kaos në Izmir/ Ndërtesa të shembura, ulërima, njerëz nën rrënoja

Publikuar

-

Pamjet- Kaos në Izmir/ Ndërtesa të shembura, ulërima, njerëz nën rrënoja

Tërmeti i fuqishëm që shkundi mesditën e sotme Turqinë , ka shkaktuar shembjen e disa godinave dhe dëmtimin e shumë banesave të tjerave, kryesisht në Izmir.

Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, lëkundjet që llogariten deri në 7 ballë të shkallës rihter, kanë shkaktuar panik te qytetarët.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për viktima apo të plagosur nën rrënoja.

Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në qytete të tjera të Turqisë, por edhe në Greqi e Maqedoni të Veriut./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Berlusconit

Publikuar

-

Nga

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Berlusconit

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vijon të ketë probleme me shëndetin, pasi arriti të mposhtë koronavirusin, pas një beteje të gjatë.

Mediet italiane raportojnë se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm, ndaj dhe mjekët i kanë këshilluar që të mos lëvizë nga shtëpia.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i ish-kryeministrit, Federico Cecconi, gjatë seancës së fundit gjyqësore për procesin “Ruby ter”, teksa ka deklaruar se mjekët i kanë rekomanduar “pushim absolut në shtëpi, për të mos lëvizur dhe për të mos kryer aktivitete fizike”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Dorëhiqet këshilltari i Presidentit Trump për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Dorëhiqet këshilltari i Presidentit Trump për koronavirusin

Dr. Scott Atlas dha dorëheqjen si këshilltar special i Presidentit Trump, tha një zyrtar të hënën, pas katër muajsh në detyrë gjatë të cilave zoti Atlas ka pasur përplasje të shpeshta me median dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit.

“Ju shkruaj të jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA,” shkruan zoti Atlas në një letër në adresë të presidentit, që mban datën 1 dhjetor, sipas kanalit Fox News që njoftoi i pari për largimin e tij.

Zoti Atlas konsiderohej punonjës me status special në qeverinë federale, me një detyrë 130 ditëshe që skadoi këtë javë, Me profesion mjek neurokardiolog, zoti Atlas kërkoi ndjesë këtë muaj që i kishte dhënë intervistë rrjetit rus RT, duke thënë se nuk e dinte që financohej nga Kremlini.

LEXO EDHE:  Meta përhapi panik dhe informacion të rremë/ Presidenti rrezikon gjobë ose burg

LEXO EDHE:  Bëri ndërhyrje në pallatin 6 katësh që u shemb nga tërmeti/ Arrestohet biznesmeni në Durrës

Dr. Atlas është kritikuar ashpër nga ekspertë të shëndetësisë, përfshirë Dr. Anthony Faucin, se ka dhënë informacion çorientues liddhur me pandeminë.

Ai ka nënvlerësuarnë mënyrë të përsëritur maskat dhe këtë muaj tha se masat e izolimit kanë qenë “një dështim epik” në ndaljen e infektimeve.

Pikëpamjet e tij për pandeminë janë kritikuar nga kolegët e tij ekspertë të shëndetësisë./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e infektimeve me Covid/ SHBA rikthen masat kufizuese

Publikuar

-

Nga

Bilanci i Covid-19/ Mbi 9 milionë raste në ShBA

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të shohin nëse festimet me rastin e Ditës së Falenderimeve do të rezultojnë me më shumë raste të COVID-19, sëmundjes që deri tani ka infektuar gati 63 milionë njerëz, ka shkaktuar vdekjen e afër 1.5 milion personave dhe ka dëmtuar ekonomitë në mbarë botën. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins ShBA ka aktualisht mbi 13 milionë e 386 mijë raste ndërsa 266 mijë e 887 veta kanë humbur jetën.

Shumë amerikanë rikthehen në punë këtë javë pas pushimit për Ditën e Falenderimeve.

Ndërsa shumë njerëz vendosën të festojnë në shtëpi, të tjerë udhëtuan për t’u mbledhur me familjet tyre.

Zyrtarët janë të shqetësuar se udhëtimet mund të shkaktojë përhapje më të madhe të koronavirusit. Në nëntor, ShBA regjistruan më shumë se 4 milionë raste, një dyfishim i shifrave të tetorit dhe sipas drejtorit të Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, në dhjetor ato mund të shtohen edhe më shumë.

“Nuk duam të frikësojmë njerëzit, por ky është realiteti. Kemi paralajmëruar se kjo do të ndodhë kur temperaturat të bien dhe të fillojnë udhëtimet. Kjo po ndodh. Do të ndodhë sërish”, thotë ai.

Pas shtimit të rasteve, bashkia me numrin më të lartë të banorëve në ShBA, Los Anxhelosi, lëshoi një urdhër që banorët të qëndrojnë në shtëpi për tre javë.

Në përfundim të sezonit të rregullt, Liga Kombëtare e Futbollit, ndaloi aktivitetet në hapësirat e ekipeve.

LEXO EDHE:  Valë tërmetesh në Shqipëri/ Lëkundet qyteti i Lezhës.

LEXO EDHE:  Valë tërmetesh në Shqipëri/ Lëkundet qyteti i Lezhës.

Por kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, njoftoi hapjen e shkollave fillore, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm.

Zyrtarët ishin kritikuar gjithandej në ShBA për lejimin e shërbimit brenda restoranteve dhe hapjen e bareve, por mbylljen e shkollave nga ana tjetër. Ekspertët mjekësorë thonë se fëmijët nuk e përhapin virusin sa të rriturit.

“Le të provojmë rikthimin e fëmijëve, por të mundohemi të pengojmë gjërat që po shkaktojnë përhapjen e sëmundjes në komunitet. Ju e dini se në bare dhe restorante klientët qëndrojnë pa maskë. Këto janë gjërat që përhapin sëmundjen në komunitet dhe jo shkollat”, tha për emisionin “This Week” të rrjetit ABC, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.

Duke shpresuar në krijimin e një vaksine, Anthony Fauci dhe zyrtarë tjerë shëndetësorë po bëjnë thirrje për respektimin e masave të mbrojtëse si mbajtja e maskave, shmangia e grumbullimeve dhe mbajtja e distancës fizike. Ekspertët amerikanë takohen këtë javë për të vendosur menyrën e shpërndarjes së furnizimeve fillestare të një vaksine, sapo një kompani të sigurojë miratimin e qeverisë./ VOA

LEXO TE PLOTE