Aktualitet
“Nuk kemi arsye për t’i besuar asnjë politikani, as presidentit”/ Meta kërkon ndryshimin e Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta tha se Kushtetuta e Shqipërisë duhet të ndryshojë për të mos lejuar më Parlamentin të ndryshojë atë, pa miratimin popullor përmes një referendumi. Për Metën, nuk duhet të besohet asnjë politikan, madje as presidentin aktual.
“Asgjë e mirë, e sigurt, afatgjatë, europiane, nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar ligji për referendum. Dhe pa u bërë një ndryshim në Kushtetutë që Kushtetuta nuk mund të ndryshohet kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm, por çdo ndryshim duhet bërë me referendum. Nuk besoj se pas 22 vitesh kemi më arsye t’i besojmë çdo politikani, përfshirë edhe presidentin aktual”, tha Meta, i pranishëm në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, të quajtur “Nisma kombëtare për Referendum”. CNA.al/