LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një raft farmacie për një temperaturë 38”/ Erion Dasho publikon skandalin dhe nxjerr mesazhin e pacientit

30 Tetor 2020, 10:03, Aktualitet CNA
“Një raft farmacie për një temperaturë 38”/

Një denoncim i rëndë ka ardhur ditën e sotme nga eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho. Përmes rrjetit social, mjeku Dasho shkruan se një sasi e madhe me ilaçe për një të infektuar me Covid-19 që simptomën e vetme ka temperaturën 38 gradë.

Sipas mjekut, kjo masakër me shëndetin e shqiptarëve duhet të marrë fund, ndërsa ngre edhe një pyetje: ?Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?!?

?Nuk është raft farmacie, por receta e dërguar me SMS një pacienti më pak se 30 vjeç, i cili të vetmen simptomë që ka është temperaturë 38?!!! Kjo masakër me shëndetin e qytetarëve duhet të marrë fund!!! Ku janë protokollet që ministria dhe komiteti pretendojnë se kanë?! Pse ky i ri po mjekohet me këtë farmaci për një temperaturë 38?, tha Erion Dasho.

Lajmet e fundit nga