Connect with Us

“Një alternativë më shumë, një grua më shumë”/ Kryemadhi uron Topallin për partinë e re

Politikë

“Një alternativë më shumë, një grua më shumë”/ Kryemadhi uron Topallin për partinë e re

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar për lëvizjen e re politike që ka krijuar ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Kryemadhi i uron suksese dhe shprehet se ndihet e lumtur që garës iu bashkua një alternativë më shumë, aq më tepër një grua. Sipas saj, objektivi është “të gjithë kundër Ramës”.

“I uroj suksese znj.Topalli. Një alternativë më shumë, një grua më shumë, kështu që i uroj suksese në të gjithë hapat e saj. Ne jemi të hapur për të gjithë, nuk është çështje e partive politike, këtu është çështja të gjithë kundër sektit të rilindjes, pastaj partitë politike mund të përfshihen si të duan”, tha Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Publikuar

-

Nga

Afera e incineratorëve/ Sejamini: Opozita mund ta luante më mirë, ka shumë elementë të fshehtësisë

Analisti Neritan Sejamini, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me aferën e incineratorëve që ka grabitur miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Sejamini tha se akuza e ngritura për incineratorët nuk kanë atë impaktin që duhet në publik. Ai tha se shqiptarët nuk tërhiqen shumë nga çështjet ekonomike, por kënaqen duke parë fabula si ajo e çështjes së kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Këtë javë kaloi buxheti i shtetit që kishte shumë probleme. Bëra 1-2 emisione por është e pamundur të marrësh interesin e shikuesit. Shqiptarët kënaqen duke parë këto fabula. Njerëzit presin çdo moment se çfarë do ndodhi, është bërë si ndeshjet e futbollit por nuk ka lidhje me interesin tonë. Këto të gjitha nuk do lënë gjurmë të madhe tek zgjedhjet, njerëzit prapë do shkojnë të votojnë si militant. Këtu është shumë e thjeshtë të hedhësh në treg fabulla të tilla, një gjë është e vërtetë që ti e hedh për të tërhequr vëmendjen dhe e tërheq vëmendjen”, u shpreh ai në emisionin “Zonë e Lirë”.

Analisti deklaroi se opozita duhet ta trajtonte më fort kauzën e incineratorëve dhe nuk duhet ta linte që të zbehej kaq shpejt.

LEXO EDHE:  Fyerjet për gazetarët tregojnë frikën e Ramës

LEXO EDHE:  FOTOT-“Kaluan 6 vite”/ Kim Kardashian bën urimin romantik për Kaney West

Mund të luhej pak më bukur, ka shumë elementë të fshehtësisë. Është bërë një kompani. Në Elbasan ka filluar, në Elbasan është e veçantë. Një person anonim merr një kompani të sapokrijuar dhe vë në lëvizje gjithë qeverinë. Kush i ka blerë? Kush i ka bërë?”, theksoi Sejamini./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha është hallexhi”/ Braçe: Fryu numrin e viktimave që të shuhej ndërmarrja e turpshme kundër UÇK

Publikuar

-

Nga

Braçe habit me deklaratën/ Nëse qeveria rikthen bastet unë nuk jam më në qeveri

Zv.kryeministri Erion Braçe, ka sulmuar kryetarin e opozuitës Lulzim Basha, për akuzat e tij se qeveria ka fshehur numrin e vërtetë të viktimave të Covid-19.

Braçe deklaron se Basha ka një problem të madh me viktimat, ndërsa i përmend kryetarit të PD-së viktimat e 21 janarit dhe të vrarët gjatë luftës së kosovës.

Sipas tij, Basha tha se qeveria ka fshehur numrin e të vdekurve për të hequr vëmendjen nga zhdukja e kasetës së masakrës së Krushës së Madhe.

Lylzim Basha nuk eshte i ri; Lylzim Basha eshte nje mutacion i se keqes Sali Berisha! Por ka edhe me shume, Eshte hallexhi!

Lylzim Basha ka nje problem te madh, te hershem me viktimat-te vraret, te vdekurit. Ne masakren e Krushes, por edhe pertej, kudo nga Kukesi ne Kosove, problemi i tij jane viktimat, te vraret, te vdekurit, por prej UCK ama;

Ne masakren e 21 Janarit, problemi i tij jane kater te pushkatuarit dhe me shume se 12 plagosurit ne te njejtin vend, bulevardin deshmoret e kombit; Prej dje, problemi i tij jane te gjithe ata qe humben jeten nga Coronavirus;

Ai ka kohe qe numeron te humburit prej Coronavirus si nevojtar, si sukses i tij; Por edhe si shpetim per ti ikur te vrareve, te vdekurve qe ai i ka hedhur mbi kurriz UCK! Duhej fryre pafund numri qe te shuhej ndermarrja e tij e turpshme kunder UCK!

Ja doli per ca ore sot, kur ju mori pacienteve mjeket jetike qe ju pergjigjen me dinjitet tamam atij! Por kaq ama; Ata tani jane ne pune, ende si cdo dite ne nente muaj! Ai, Lylzimi po fle, por asfare rehat ama;

Gjumin nuk ja prish ti qe je i semure, harroje ai nuk e rregullon balluken per ty hic; gjumin ja prishin te vdekurit qe i ka hedhur mbi kurriz UCK!”, shkruan numri 2 i qeverisë në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Belind Këlliçi tallet me Rakip Sulin/ Stand-up show i tij do arkivohet në fondin e artë të humorit

Publikuar

-

Nga

Belind Këlliçi tallet me Rakip Sulin/ Stand-up show i tij do arkivohet në fondin e artë të humorit

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka sulmuar kryebashkiakun socialist të Kamzës Rakip Sulin, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit për situatën në këtë qytet.

Këlliçi e cilëson Sulin si komedian, ndërsa thotë se dhe stand-up show i tij do të arkivohet në fondin e artë të humorit shqiptar.

Demokrati paralajmëron se betejës së 25 prillit në këtë bashki, do t’i prijë kryetari i ri i FRPD Kamëz Armir Zere dhe të rinjtë e të rejat demokratë.

Komediani Rakip Suli dhe stand-up show i tij që shkuli gazit dhe vetë socialistët, do të arkivohet në fondin e artë të humorit shqiptar. Qyfyret me “papapam” na tregojnë sa seriozisht e merr Kipja punën në Kamëz. Personazhe të tilla komike nuk përfaqësojnë Kamzën.

Flasin shifrat. 6% pjesëmarrja në votimet e vitit 2019. I bojkotuar nga 94% e zgjedhësve, që zgjodhën ta injoronin estradën e humoristit të talentuar Rakip Suli.

Kjo do të ndryshojë. Betejës historike të 25 prillit në këtë bashki, do t’i prijë kryetari i ri i FRPD Kamëz Armir Zere dhe të rinjtë e të rejat demokratë, që do kërkojnë të jenë për Kamzën, ndryshimi që duan të shohin. Rinia do të fitojë mbi vjeturinat politike të pashallëkut të kuq!

Të nderuar banorë të Kamzës, bëni durim edhe 5 muaj. I duruari, i fituari!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE